Restoranti i shqiptarit, sërish më i miri në botë! (video)
Noma në Danimarkë është sërish restoranti më i mirë në botë. Vlerësimin pronarit shqiptar të tij, Rene Rexhepi, ia jep sërish revista britanike Restaurant, që shpallë 50 më të mirët e botës.
“Ka qenë një vit i madhërishëm për Nomën dhe krye-kuzhineri i saj, Rene Rexhepi është bërë sinonim i ‘gjeneratës së re’ të kuzhinës globale: një parahyrje për darkë interesante”, ka thënë një zëdhënës i Restaurant Magazine.
“Nuk dua të jem njeri i një suksesi të vetëm. Nuk është keq kështu”, ka thënë Rexhepi pak ditë para se restorani i tij të ri-konfirmohej për më të mirin në botë.
Babai i Rexhepit është shqiptar nga Maqedonia, kurse nëna e tij është daneze. Në këtë prezantim përt TED, Rexhepi shpjegon suksesin me restoranin në Kopenhagen.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=1KkWF5E0Wlg&feature=player_embedded#at=81[/youtube]












