Femrat e sotme, më të gjata dhe më të shëndosha se asnjëherë

Home » Lifestyle » Femrat e sotme, më të gjata dhe më të shëndosha se asnjëherë

By Gazeta Jone on 31/05/2011.

Femra bashkëkohore, mesatarisht është 5 centimetra më e gjatë dhe e ka gjoksin më të madh sesa që e ka pasur gjyshja e vet në të njëjtën  periudhë të jetës, kanë vlerësuar shkencëtarët britanikë.
Trupi i femrës mesatare sot dhe ajo që ka jetuar para 50 vjetësh dallon në mënyrë drastike e për këtë, sipas ekspertëve, meritore është industria ushqimore e zhvilluar, lëvizja  minimale dhe ndryshimi i shprehive të jetesës. Është konstatuar se gjoksi i gruas është rritur për një numër, ndërsa indeksi mesatar i masës trupore është rritur nga 21 në 25.
Përderisa gjyshet tona kanë shpenzuar edhe nga njëmijë kaloi brenda ditës duke kryer punës shtëpiake, femrat e sotme shpenzojnë përgjysmë më pak kalori pasi që kanë makina që ua lehtësojnë jetën.
Për shkak të ndryshimit të kushteve në mjedisin jetësor si dhe për shkak të pranisë së hormoneve në ushqim, femrat e sotme janë të gjata mesatarisht162 centimetra dhe kjo është rrafsh 5 centimetra më shumë sesa femrat që kanë jetuar në mesin e shekullit XX-të.

government,politics news,politics news,politics