Shpërthen mali Lokon, spektakël në Indonezi
Eshtë rikthyer shpërthimi vullkanik indonezian në malin Lokon, në ishullin e Sulawesi. Më shumë se 2500 persona janë evakuar nga zona në një rreze 3,5 km nga vullkani, duke patur parasysh që llava vullkanike është një km. ‘Kemi marrë masa për shpërthimin sepse e kemi ditur’ shpjegon Farid Rustanda Bina, përgjegjës në qëndrën e monitorimit të vullkanit. Për këtë arsye nuk ka patur viktima. Shpërthimi i fundit vullkanik në malin Lokon në vitin 1991 pati një viktimë, një turist zviceran.
















