Home » Lifestyle » Uthulla e mollës, Eliksiri i jetëgjatësisë

Uthulla e mollës, Eliksiri i jetëgjatësisë

U pëlqen shumë prej VIP-ave që e përdorin në dietën e tyre të përditshme, shumë prej të pasionuarve pas gatimeve bio dhe ngrënies së shëndetshme, i bën mirë lëkurës, flokëve, mëlçisë dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Pas papajës, çajit jeshil, uthulla e mollës duket se është eliksiri i ri i jetëgjatësisë: një integrator natyral ekulibrues, dizintoksikues dhe i shëndetshëm që ka bërë për vetë shumë njerëz të famshëm apo jo në Amerikë dhe Francë. Në Paris për shembull këto kohët e fundit mund të marrësh në dorë librin e ekspertit të prodhimeve natyrale Regine Queva ku tregohen plot veti të mira të saj, ndërsa periodikët kushtuar femrave këshillojnë të transformohet në locion për flokët, për shpëlarjen e gojës dhe shëndetin e gingivave, apo edhe për lëkurën dhe thonjtë: madje ka edhe nga ata që këshillojnë edhe vetinë e saj freskuese në këto temperatura afrikane. Fergie e Black Eyed Peas ka konfirmuar për revistën “Glamour” se: “Është një sekret i imi, por duke qenë se asnjë sekret nuk mbetet i tillë po ju them: që kur kam nisur të pijë disa lugë uthull molle në ditë ka ndodhur diçka shumë e mirë me stomakun tim. Ma ka këshilluar instruktori im. Nuk e di se si funksionon, por di që të bën shumë mirë”. Heidi Klum e përdor në një mënyrë më të veçantë: nuhat aromën e saj për të eliminuar urinë. Ndërsa për yllin e “Transformers”, Megan Fox, përdorimi i saj ka qenë një risi e vërtetë: “nuk jam as tip diete dhe as palestre. Më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat dhe ndonjëherë kam nevojë për një regjim pastrues. Kura me uthull molle ndihmon në ekuilibrin acido-bazik të stomakut”.  Gjithsesi, për ekspertët e ushqimit mrekullitë e uthullës së mollës nuk shërbejnë për asgjë nëse pihet esëll në mëngjes apo pasi ke ngrënë shumë hamburger apo ëmbëlsira. Gjithsesi, edhe për ta vetitë e saj janë vërtet të mira. Ky lloj produkti përmban sasinë e duhur të acidit acetik: pesë gram për një litër të këtij produkti. Me erë të rëndë, por jo të padurueshme, është në gjendje të vendosë ekuilibrin acido-bazik të organizmit dhe është një bombë e vërtetë mineralesh dhe obligoelementesh: kalcium, kalium, fosfor, hekur, magnez. Po ashtu i pasur me betakaroten dhe pektinë ‘favorizon’ “funksionin normal të zorrëve duke luftuar edhe të përzierat gjatë shtatzënisë”, tregojnë ekspertët. Me ngjyrë të artë dhe aromë shumë të mirë, është një përbërës delikat, që u jep më shumë shije edhe ushqimeve tona. Është me të vërtetë e mrekullueshme, pasi përmban sasi të mëdha fosfori, kaliumi, magnezi, fluori silici. Shumë prej tyre këshillojnë të marrësh 10 mililitra në ditë, të tretur në një litër e gjysmë ujë. E dobishme jo vetëm për të rregulluar shijen e ushqimeve në tryezën tonë, sidomos sallatave, ajo mund të përdoret kudo, që nga recetat e thjeshta për kurimin e shumë sëmundjeve e deri te maskat e ndryshme të bukurisë, që mund të përgatiten në shtëpi. Kështu, uthulla natyrore e mollës është jashtëzakonisht e mirë dhe gjithmonë e më shumë po tentohet të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme. Uthulla e mollës është një thesar për organizmin tonë, sidomos në rolin që luan për ngadalësimin e procesit të dëmtimit të sistemit kardiovaskular dhe sasinë e madhe të kaliumit që përmban. Përfaqëson për indet muskulore atë që kalciumi përfaqëson për kockat. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti, këshillohet të pihet një gotë me ujë, në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Po ashtu kjo lloj uthulle përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jod i holluar, dhe duhet të pihet për 2 javë rresht. Përveç vetive kuruese, ajo mund të përdoret edhe në receta të ndryshme bukurie, pasi në vetvete konsiderohet si një pastrues i mirë i yndyrës së tepërt dhe grumbullimit të papastërtive që bllokojnë poret e lëkurës e bëjnë të pamundur ajrosjen e saj. Për eliminimin e yndyrës mund të përdorni një përzierje të thjeshtë me dy lugë gjelle uthull molle, me dy lugë gjelle ujë të distiluar, që aplikohet me kujdes në fytyrë, duke evituar zonën rreth syve. Gjithashtu, përzierja e saj me rozmarinën mund të japë një produkt shumë herë më efikas se balsami për flokët dhe lëkurën e kokës. Uthulla i bën flokët tuaj të kenë një shkëlqim të mrekullueshëm, ndërsa rozmarina nxit lëkurën e kokës në rritjen e flokëve dhe forcon flokët e dëmtuar.  Nëse doni ta provoni ja disa receta që përdoren gjithandej, sidomos përtej Atlantikut.

government,politics news,politics news,politics