Shpallet lista e fituesve në Universitete, më 12 shtator nisin regjistrimet

Home » Kryetitujt » Shpallet lista e fituesve në Universitete, më 12 shtator nisin regjistrimet

By Gazeta Jone on 10/09/2011.

Kliko, LISTA ME FITUESIT NE UNIVERSITETE  SIPAS DEGEVE
Ministria e Arsimit deklaroi sot se ditën e hënë më 12 shtator do të fillojnë regjistrimet e studentëve fitues në Universitetet shtetërore. Si në vitet e mëparshme, regjistrimi do të bëhet me dy stade: regjistrimi paraprak dhe ai përfundimtar.
 Procesi i regjistrimit i përket raundit të parë të pranimeve në universitete. Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar.
 Aplikimi për raundin e dytë do të bëhet me anë të Formularin A3. Në këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë një fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë nga MASH.
 Udhëzimi i MASH vë theksin tek rëndësia e respektimit të afateve të regjistrimeve nga kandidatët për studentë. Ata duhet të regjistrohen paraprakisht në programin e studimit, ku janë shpallur fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 12 shtator deri në datën 18 shtator, nga ora 8.00 deri në orën 18.00.
 Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, AKP, në datën 23 shtator 2011, do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, duke ruajtur parimin Meritë-Preferencë, që do të publikohet edhe në faqen e MASH.
government,politics news,politics news,politics