Home » Kryetitujt » Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t ( Video )

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t ( Video )

Muammar Gheddafi është vrarë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Këshilli Nacional i Tranzicionit, qeveria tranzitore libiane.
Sipas zyrtarëve të KNT, vdekja e Gedafit ka ndodhur si pasojë e plagëve të marra gjatë operacionit për kapjen e tij.
Al Jazeera, e cila citon 2 burime të ndryshme, bën të ditur se koloneli është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas Tv Libya, Gedafi është vrarë me një plumb në kokë.
“Koloneli është kapur në një vendstrehim në Sirte dhe para luftëtarëve të Këshillit Nacional të Tranzicionit ka thirrur: “Mos qëlloni, mos qëlloni””, bëjnë të ditur forcat rebele që kanë marrë nën kontroll fortesën e fundit të kolonelit.
Sipas TV Libya, edhe djali i Gedafit, Mutassim, dhe shefi i shërbimeve sekrete të regjimit, Abdallah Senoussi, janë arrestuar.
Ndërkohë, në rrugët e qyteteve libiane janë derdhur me mijëra njerëz, të cilët kanë nisur festimet. Atmosfera po përcillet nga televizioni libian.
* * *
Forcat ushtarake të Këshillit të Trazicionit në Libi njoftuan se kanë marrë nën kontroll edhe fortesën e fundit të Gedafit, qytetin Sirte. “Sirte është çliruar. Nuk ka  më forca të Gedafit” është shprehur koloneli Yunus Al Abdali, shef i operacioneve në sektorin që vepronte të lindje të qytetit. “Tashmë jemi në ndjekje të luftëtarëve të fundit që po përpiqen të arratisen”, tha ai.
government,politics news,politics news,politics