A ka dashur të bëhet president ndonjëherë Kadare?
Para nja dhjetë vitesh, Teodor Laço ka qenë në Rogner Hotel me Ismail Kadarenë, dhe aty është folur për Presidentin që do zgjidhej (do ketë qenë ndonjë moment para-presidencial, si ky i tanishmi). Këtë e rrëfen sot vetë Laço. “I propozova që të bëhej President”, thotë dramaturgu e shkrimtari, por nuk tregon statusin, me të cilin ia ka bërë këtë propozim. Cili ka qenë, megjithatë, reagimi që ka marrë? “Si mund të kandidoj pa më propozuar të mëdhenjtë e politikës?”, ia ka kthyer me pyetje Ismail Kadare.
Në fakt, ka shumë prova se Kadare e ka refuzuar qysh në krye të herës ofertën për t’u bërë President i Republikës. E ka refuzuar shumë kohë përpara se këtë gjë t’ia ofronte Laço në Rogner. E në këtë kuptim anektoda nuk është shumë bindëse; ose le të themi që nuk mban shumë aluzioni se “Kadare do pranonte të bëhej, nëse do t’ia propozonin”.
/B.B/gazetajone.com












