Rriten çmimet; Koha për gazeta online???
Në fillim ishte Shqipi që la mënjanë versionin e tij pretencioz me 32 faqe; dhe duke u kthyer tek standardi shqiptar me 24 faqe, uli dhe çmimin nga 50 në 30 lekë, në një kohë që gazetat e tjera, si Shekulli, Panorama e Mapo ishin në treg me çmimin ‘anti-treg’ 20 lekë. Ndokush mendoi se Shqipi do ta ulte edhe ca çmimin për t’u njëjtësuar me tre të tjerat, por ndodhi e kundërta. Ka dy ditë që Panorama e Shekulli po dalin me çmimin 30 lekë. Të njëjtën gjë njoftonte sot dhe Mapo, nëpërmjet një shkrimi sqarues të Çilit. E përditshmja shqiptarja.com, dhe Tema kanë dalë qysh në krye të herës me këtë çmim, dhe kështu, me fare pak përjashtime, është arritur tek një çmim i standardizuar prej 30 lekësh.
/B.B/gazetajone.com












