20 vite internet

Kur lindi world wide web (“rrjeti i madh botëror”), interneti ekzistonte tashmë. Në fakt interneti dhe web-i janë dy gjëra të ndryshme: i pari është rrjeti i të gjithë kompjuterave, i dyti një lloj teknologjie për shkëmbimin e informacioneve përmes lidhjeve të quajtura link-e.
Pra, interneti lindi përpara web-it. Rrjeti i parë i kompjuterave quhej Arpanet: u krijua në kulmin e Luftës së Ftohtë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA për të garantuar një shkëmbim të dhënash edhe në rast të një lufte bërthamore. Por në vitet tetëdhjetë, Arpanet e humbi qëllimin e vet ushtarak dhe nisi të përdoret nga shkencëtarët. Lindën rrjete të tjerë dhe më pas interneti, “rrjeti i rrjeteve”, gjithnjë e më i gjerë: në vitin 1976, mbretëresha Elisabeta II e Anglisë dërgoi e-mail-in e saj të parë që nga Royal Signals and Radar Establishment, në Malvem (Britania e Madhe). Gjithmonë në vitet shtatëdhjetë, në Carnegie Mellon University, u lidh për herë të parë në rrjet një distributor pijesh Coca-Cola.

1991-1992. Origjina: Një rrjet shkencëtarësh

“World wide web synon që të krijojë lidhje mes informacioneve, kudo ku këta ndodhen. Projekti ka lindur për të lejuar fizikanët që të shkëmbejnë të dhëna, informacione dhe lajme… Bashkëpunëtorët janë të mirëpritur”. Me këtë frazë, të botuar në një grup lajmesh online shkencëtarësh informaticieni britanik, Tim Bernes Lee mbolli farën për lindjen e world wide web. Ishte 16 gushti i vitit 1991. Lee punonte nën mbikëqyrjen e CERN të Gjenevës, që për të gjithë vitin 1992 bëri të disponueshme teknologjinë e re për universitete dhe laboratorë shkencorë, të cilët nisën të shkëmbejnë info duke e përmirësuar. Në vitin 1992, shkrimtarja amerikane Jean Armour Polly pagëzoi shprehjen “surfing the web” (lundrimi në internet).

1993. Me modemët e parë, web-i në shtëpitë e të gjithëve

Në 30 prill të vitit 1993, CERN liberalizoi internetin: të gjithë mund të lundronin, me kushtin që të kishin një kompjuter dhe një modem. Lidhja në internet kryhej nëpërmjet një telefoni me një shpejtësi…

government,politics news,politics news,politics

Comments are closed

Publicitet Elektoral

Photo Gallery

Log in | Designed and Powered by bisudio.al
WP-Backgrounds Lite by InoPlugs Web Design and Juwelier Schönmann 1010 Wien