Vrasje e trefishtë në Pukë, viktimat 2 vëllezër dhe një grua
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mardhnac në komunën Qelë në Pukë.
Dy vëllezër janë vrarë dhe bashëshortja e njërit prej viktimave është plagosur në rrethana ende të panjohura.
Sipas policisë viktimat janë Paulin dhe Hilë Marku, përkatësisht 40 dhe 50 vjeç ndërsa është plagosur rëndë gruaja e njërit prej vëllezërve.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësi ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kanë rrethuar fshatin për të bërë të mundur arrestimin e tyre.












