Kush janë këta njerëz që bëjnë show rrugëve të Tiranës?! (VIDEO)
Ka disa ditë që opinioni shqiptar diskuton në mediat sociale për disa video të publikuara ditë më parë në Youtube.
Në videot të cilat vërehet se janë xhiruar në Tiranë, shihen disa të moshuar të cilët bëjnë lëvizje akrobatike gjatë kalimit të rrugës.
Në fakt, këto lëvizje të personave të kësaj moshe nuk janë edhe aq të zakonta dhe nuk kanë shpëtuar pa u xhiruar dhe publikuar në Youtube.
Ata bëjnë fletë, ecin me duar apo edhe hidhen mprapsht dhe më pas vazhdojnl të ecin sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Pyetja më e shpeshtë që bëhet nga publiku në rrjetet sociale është, vallë, kush janë këta njerëz të kësaj moshe që bëjnë këto lëvizje rrugëve të Tiranës?!
Dhe, të paktën deri më tani, përgjigjia është akoma mister!
Portali Albeu ju fton të ndiqni më poshtë katër video të ngjashme të publikuara brenda pesë ditëve të fundit:
Gjyshi kalon semaforin duke bërë fletë
Supergjyshi sulmon prap
Supergjyshja show rrugëve të Tiranës
Supergjyshi sërish (3)












