Haxhinasto-Tomasova: Të zgjidhen problemet mes CEZ e KESH
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, priti në një takim Ambasadoren e Çekisë në Shqipëri, znj. Bronislava Tomasova.Në bisedën mes tyre u nënvizua fakti i zgjerimit të aktivitetit të bizneseve të Çekisë në vendin tonë, në veçanti i kompanisë CEZ Shpërndarje. Ministri i METE dhe ambasadorja çeke, diskutuan edhe për problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet e kësaj kompanie me KESH dhe institucione të tjera shqiptare, duke ndarë mendimin për shtimin e përpjekjeve në arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve financiare dhe teknike mes palëve.Z. Haxhinasto dhe znj. Tomasova diksutuan mes të tjerave edhe për investime të reja të kompanive të ndryshme çeke në Shqipëri në fushat e turizmit, sektorin e minierave, apo energjetikë.Për këtë qëllim, palët diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Agjencisë AIDA dhe homologes çeke. Kjo do t`i shërbejë nxitjes së kontakteve dhe rritjes së prezencës së investimeve çeke në Shqipëri.













