Berisha thyen rekordin personal në not

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i frymëzuar nga Lojërat Olimpike, ka vendosur një rekord të ri personal në not.

Kreu i Qeverisë shqiptare, i cili po kalon të dielën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi, ka bërë 141 minuta not në ujërat e mrekullueshme të detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë. Notimi filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta.

“Zëri i detit Jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013”, citon NOA fjalët e kryeministrit.

Ndonëse ky rekord i ri është historik për të, Berisha beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër.

Pushimi në Dhërmi gjate sezonit veror, është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm për kreun e ekzekutivit të Shqipërisë.

government,politics news,politics news,politics

Comments are closed

Publicitet Elektoral

Photo Gallery

Log in | Designed and Powered by bisudio.al
WP-Backgrounds Lite by InoPlugs Web Design and Juwelier Schönmann 1010 Wien