Fshat në Kosta Rika me shtëpi në pemë (video)

Në pyjet e Kosta Rikës, ekziston komuniteti “Finca Bellavista”, i cili ka preferuar të shkëputet nga jeta moderne e qyteteve për të ndërtuar fshatin me shtëpi në pemët e Amerikës Qendrore.

Një ambient ku mund të jetohet në harmoni të plotë me natyrën, pa e shkatërruar atë. Në këtë pjesë të globit nuk janë prerë pyjet për të ndërtuar fshatin, por përkundrazi e kanë ndërtuar atë në majat e tyre.

Në fshatin që përbëhet nga shtëpi të drunjta, në disa raste të lidhura mes tyre me ura të varura mes pemëve të larta, mund të jesh në kontakt edhe me botën moderne, pasi aty mund të gjesh internet me valë (wireless), bare, hotele, kampe dhe kënde pushimi, transmeton Start njoftimin. Ky fshat shtrihet në zonën bregdetare të paqësorit, kryesisht në jug të Kostarikës. Ndërtuesit dhe njëherësh banorët e tij janë të ardhur nga Amerika dhe ata jetojnë në një harmoni të plotë me banorët e paemancipuar vendas, të cilët kanë mbetur të habitur nga moderniteti i tyre.

E gjithë zona është një mrekulli e vërtetë, ku mund të ndjeshë dhe shijosh lartësitë e pyjeve, lumenjtë dhe gjelbërimin e pakufi, duke jetuar i shkëputur dhe larg stresit urban.

government,politics news,politics news,politics

Comments are closed

Publicitet Elektoral

Photo Gallery

Log in | Designed and Powered by bisudio.al
WP-Backgrounds Lite by InoPlugs Web Design and Juwelier Schönmann 1010 Wien