Ky është shqiptari që ka kapur rekord “Guinnes” në Facebook

Rrjeti social “Facebook”, i renditur sipas studimeve rrjeti me popullsinë e tretë më të madhe në botë pas Indisë dhe Kinës (kjo e fundit e ka të ndaluar Facebook-un në vend) është kthyer edhe për shqiptarët një nga rrjetet me përdorim masiv, ku përveç interesave personalë komunikohen mesazhe informative, argëtuese, politike e kombëtare.

Gentjan Çekelli, një shqiptar i zakonshëm, është bërë tashmë një emër i përveçëm për shkak se sajë numrit të tij të madh të komenteve për një temë të caktuar ka thyer rekordin Guinnes.

Suplementi Summer Time në “KJ” thotë se ka siguruar certifikatën e dhënë nga rekordet botërore, të cilën mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të “Guinnes”, ndërsa motivi i dhënë për këtë rekord mund ta lexoni në vijim: “Jeta osh qef” që përkthehet “Life is funny” në anglisht, nga gjuha shqipe.

Faqja është më e madhja dhe aktivja në Shqipëri (Me më shumë se 666,000 “like”), dhe përdoret si një vend takimi dhe diskutimi për banorë të Shqipërisë.

Përpjekja për rekord është bërë për arsye, sepse viti 2012 shënon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijuesi i faqes, Gentjani, dëshironte që ta bënte këtë rekord si një dhuratë për vendin e tij për këtë rast të veçantë”. Dhe në fakt ia ka dalë! Bravo Gentjan!

government,politics news,politics news,politics

Comments are closed

Publicitet Elektoral

Photo Gallery

Log in | Designed and Powered by bisudio.al
WP-Backgrounds Lite by InoPlugs Web Design and Juwelier Schönmann 1010 Wien