Gazeta Jone | Gazeta e Secilit » Ekonomi
Mbi 2.2 milionë euro në fishekzjarre
Mbi 2.2 milionë euro kosovarët i kanë gëlltitur në ‘barut’ gjatë kohës së Vitit të Ri, duke përfshirë këtë edhe muajt e fundit të vitit që lëmë pas.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka njoftuar për ORAinfo.com se deri më 17 dhjetor janë importuar fishekzjarre në Kosovë në vlerë prej 2 milionë e 280 mijë euro.
Ai ka njoftuar se deri me këtë kohë janë importuar 542984.8 kilogramë fishekzjarre; raketa ndriçuese për sinjale, raketa për kohë shiu, sinjalet për mjegull dhe artikuj të tjerë piroteknik dhe 603527 kilogramë fishekzjarre, raketa ndriçuese për sinjale, raketa për kohë shiu, sinjalet për mjegull dhe artikuj të tjerë piroteknike.
Ndryshe, në prag të festave të fundivitit, ishte shtuar shitja e mjeteve piroteknike, në vend, edhe pse me ligj është e ndaluar për personat nën moshën 18-vjeçare.
government,politics news,politics news,politics
Ndërmarrësit e rinjë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila përuroi 32 pronarë të rinjë të bizneseve të vogla, të cilët ishin përfitues të grateve të Projektit të Mbështetjes për Biznes dhe Mësim për Rritje.
Ministrja Mimoza Kusari – Lila tha se pronarët e rinjë janë shembull i mirë se sa bizneset e vogla luajnë rol të rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës.
“Ngjashëm si ju, 98.4 për qind e ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë janë mikro ndërmarrje”, tha zëvendëskryeministrja Kusari – Lila gjatë ceremonisë së ndarjes së granteve.
Ajo tha se këtë vit Kosova do të lëviz përpara në trendin pozitiv të raportit të Bankës Botërore për të bërit biznes. Kusari – Lila tha se nuk do të ndalet me reforma për lehtësira të të bërit biznes dhe se synimi është renditja e Kosovës në top 40 vendet reformatore të bërit biznes.
Për fund, ministrja Kusari – Lila tha se pret që pas 2-3 vjetësh ti takoj këta të rinjë dhe të diskutoj progresin e biznesit të tyre.
Projekti i Mbështetjes për Biznes dhe Mësimit për Rritje është financuar nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, implementuar nga Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv – CEED. Në kuadër të këtij projekti janë mbajtur trajnime të qindra të rinjve, ku rezultuan me dhënien e granteve prej 2,500.00 euro për secilin prej 32 përfituesve të rinjë.
government,politics news,politics news,politics
Boshllëku i të dhënave në investimet e huaja
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë kishin filluar të bëhen investime ndërkombëtare direkte në fusha të ndryshme. Këto investime ishin vlerësuar si mjete të domosdoshme për një zhvillim të përgjithshëm ekonomik në vend.
Që nga ajo kohë, institucionet kosovare krijuan mekanizma ligjorë dhe agjenci për promovimin e investimeve, ndërsa u organizuan konferenca të ndryshme ku iu bëhej thirrje kompanive ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.
Investime të tilla janë bërë që nga paslufta, por mbesin të panjohura detajet për shumën e mjeteve të investuara në Kosovë për periudhën ndërmjet viteve 2000-2003.
Banka Qendrore e Kosovës mohon të ketë dijeni më të hollësishme për këto mjete.
Procesi i përpilimit dhe publikimit të statistikave mbi investimet e huaja direkte në Kosovës nisi në BQK tek në vitin 2006, duke përfshirë periudhën statistikore 2004 dhe 2005.
Përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë (BQK) se që nga viti 2000 deri në tre mujorin e parë të vitit 2012 investimet e huaja direkte në Kosovë kapin shifrën rreth 2.4 miliardë euro.
Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të ofrojnë hollësi për mjetet e shifrat e investimeve direkte në Kosovë për vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2003 e as për fushat në të cilat janë përdorur këto investime.
Drejtori i Departamentit të Statistikave në BQK, Mentor Geci, thotë se të dhënat për vitin 2000- 2003 janë të pozicionuar në tabelën e investimeve ndërkombëtare në vitin 2011.
“Ato të dhëna janë publikuar për herë të parë në këtë vit në tabelën për pozicionin e investimeve ndërkombëtare. Kjo tabelë përfshin të dhënat kumulative, pra përfshin periudhën kumulative që nënkupton jo vetëm vitin 2011, mirëpo të gjitha vitet që nga pas lufta deri më tani”, thekson ai.
Por, kjo deklaratë nuk heq paqartësitë për përllogaritjen e shumave që janë investuar drejtpërdrejt në Kosovë për katër vitet e para pasluftës.
Ky boshllëk në tabelat për të dhënat e investimeve të huaja direkte gjatë asaj periudhe vihet në dyshim nga përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerëson se mungesa e këtyre të dhënave mund të jetë pasojë e mungesës së kompetencave të plota të institucioneve kosovare në atë kohë.
“Është fatkeqësi e madhe që nuk kemi të dhëna të detajuara për investimet e huaja direkte që nga paslufta deri në vitin 2004. Unë mund të jep një supozim pse nuk kemi të dhëna të tilla, me siguri për shkak të mos pasjes së kompetencave të plota nga ana e autoriteteve vendore në këtë sektor kaq të rëndësishëm”, thotë Zeka për REL.
Përgjegjësinë kryesore, ndër të tjera, rikonstruktimin e infrastrukturës kryesore në Kosovë e kishte shtylla e katërt e misionit të Kombeve të Bashkuara në vend.
Pjesa dërrmuese e investimeve direkte që bëheshin në periudhën e parë katërvjeçare të pasluftës thuhet se i janë dedikuar pikërisht këtij sektori të menaxhuar nga UNMIK-u.
Ndërtimtaria e patundshmëria, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, janë sektorët të cilëve u është dedikuar pjesa dërrmuese e investimeve të huaja direkte. Sektorët ku vlera e investimeve të huaja direkte vlerësohet të ketë qenë e ulët është sektori i agrikulturës dhe industrisë përpunuese.
Drejtori i Departamentit të Statistikave në BQK, Mentor Geci, sqaron se, “sektori i ndërtimtarisë nënkupton investimet e huaja direkte që vijnë në Kosovë në emër të ndërtimit të objekteve”.
“Ndërkaq sa i përket patundshmërisë ka të bëjë për investime që i bëjnë personat fizik jashtë Kosovës dhe që blejnë në Kosovë”, thotë Geci për të shtuar se shumat më të mëdha në kuadër të investimeve të huaja direkte në Kosovë kanë ardhur nga Britania e Madhe, Gjermania, Austria si dhe Turqia.
Por, ekspertët e ekonomisë kritikojnë organet përgjegjëse rreth shpërndarjes së mjeteve të investuara në sektorë të ndryshëm.
Eksperti, Musa Limani thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se me vlerën totale të investimeve të huaja direkte prej 2.4 miliardë eurosh do të mund të ishin përmirësuar shumë segmente ekonomikë po që se shpërndarja e mjeteve të ishte bërë në mënyrë adekuate.
“Nga ajo që e shoh nga ecuritë e përgjithshme me jep të kuptojë se shumë pak janë investuar në prodhimtari, çka unë mendojë se është gabim këto mjete kryesisht është dashur të investohen në prodhim për të përmirësuar strukturën jo të mirë ekonomike”, thekson profesor Limani.
Shuma e investimeve të huaja direkte nëpër vite:
2004 – 42.9 milionë euro; 2005 – 107.6 milionë euro; 2006 – 294.8 milionë euro; 2007 – 440.7 milionë euro; 2008 – 366.5 milionë euro; 2009 – 291.4 milionë euro; 2010 – 365.8 milionë euro; 2011 – 394.6 milionë euro; Derisa në tre mujorin e parë të vitit 2012 investimet e huaja direkte kanë qenë 60.4 milionë euro. Totali i investimeve 2, 364.7 miliardë euro.
government,politics news,politics news,politics
Falimentojnë vetëm gjatë këtij viti 714 biznese
Në Kosovë, vetëm gjatë këtij viti kanë falimentuar 714 biznese private, ndërsa janë regjistruar 6 mijë e 960 biznese. Sipas autoriteteve kompetente, arsyeja e shuarjes së bizneseve, është vullnetare.
Njohës të çështjeve ekonomike konsiderojnë se numri i bizneseve të shuara është më i madh, por për shkak të procedurave të tepërta, për shuarjen e tyre, pronarët hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Naser Graiçevci, ekspert i ekonomisë, njëherazi ish drejtor në agjencinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që funksionin në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, thotë arsyet janë të shumta.
Ai, prej se nuk punon në institucionet shtetërore, thotë se i vëren elementet negative që pengojnë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sipas tij, disa pengesa në këtë fushë fillojnë që nga Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës. Për të funksionuar një biznes, thotë ai, duhet gjithsesi të kenë lidhje më inspektorët e këtyre institucioneve.
“Një ndërmarrje, për të prosperuar, duhet të këtë një inspektor ‘të njohur’ në Administratën Tatimore dhe doganat, nëse nuk dëshiron të dënohet. Dhe, automatikisht kjo ndikon në krijimin e një konkurrencë jolegale. Do të thotë, të gjitha pikave prej doganës, ATK-së, janë procedura të stërzgjatura, që unë mendoj se inspektorët i bëjnë në krye në vete, por prapë përgjegjësia bie mbi ata që udhëheqin këto institucione. Sepse duhet të ketë sistem të monitorimit dhe kontrollimit”, deklaron Graiçevci për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai përmend edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në shuarjen e bizneseve në Kosovë.
“Faktorët janë të shumtë, ndikimet e krizës globale ekonomike që po vijnë te ne, politikat jo të favorshme financiare, procedurat e tepërta edhe më tutje, përkundër që thuhet se është bërë eliminimi i disa lejeve dhe licencave. De fakto niveli lokal ka zgjedhur format tjera, me të cilat ngarkon biznesin me këto çështje dhe në përgjithësi ky është ai ambienti që bizneset, falë gjeturisë së tyre mbijetojnë, jo nga fakti që është krijuar një ambient prosperues apo ambient që nxitë zhvillimin ekonomik”, thekson Graiçevci
Naim Gashi, konsideron se shuarja e bizneseve paraqet sinjal jo të mirë për përmirësimin ekonomik të Kosovës.
“Klima e bizneseve në Kosovë nuk është e favorshme për t’u rritur numri i bizneseve, për t’u zgjeruar dhe zhvilluar, pasi që trendi i zhvillimit ekonomik në përgjithësi ka shënuar një ngadalësim të zhvillimit ekonomik gjatë këtij viti, dhe këto janë pasoja anësore të cilat reflektojnë edhe përmes shuarjes së bizneseve”, shprehet Gashi.
Gashi, ndërkaq vlerëson se sektori privat në Kosovë duhet të jetë promotor i zhvillimit ekonomik, kështu që ky sektori kërkon vëmendje të shtuar nga autoritet kompetente.
Ai thotë se sektori privat në Kosovë është i interesuar prej vendimmarrësve vetëm nga këndvështrimi i vjellës se taksave të tyre, ndërsa nuk ka ndonjë politikë fiskale favorizuese karshi tyre.
“Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, në çdo vend në tranzicion, siç është Kosova, kanë gjeneruar vende pune, kanë gjeneruar zhvillim. Prandaj, fokusi dhe krijimi i privilegjeve ndaj tyre, lehtësirave të ndryshme, përmes kamatave, politikave fiskale, do të ishte një injeksion shumë i mirëpritur për zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë Gashi.
Sidoqoftë, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, prej vitit 2000 e deri më tani, janë regjistruar gjithsej 117.153 biznese private.
government,politics news,politics news,politics
Nafta rikuperon humbjet
Kontratat e naftës u rritën të martën duke rikuperuar një pjesë të humbjes së ditës së hënë. Megjithatë masa e rritjes së naftës është e kufizuar pasi investitorët janë duke përllogaritur ndikimin e programit të stimulit të ekonomisë nga Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara si dhe po fokusohen tek hapat e Kinës për të rritur ekonominë.
Kontratat e naftës ranë fuqishëm një ditë më parë dhe nafta Brent ra më shumë se 5 dollarë në momentet e fundit të tregtisë. Për lojtarët e tregut është ende e paqartë se kush e shkaktoi këtë rënie por shumica besojnë se është shkaktuar nga një program kompjuterik.
Komisioni Amerikan për Tregtinë e Lëndëve të Para në Tregun e Ardhmërive tha se është duke hetuar incidentin. Nafta bruto Brent e Londrës për nëntorin u rrit 19 cent në 113.98 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për tetorin kontratë që përfundon në ditën e enjte u rrit 16 cent në 96.78 dollarë për fuçi.
government,politics news,politics news,politics
Investime në termocentralin që do të mbyllet
Qeveria e Kosovës e ka në strategji mbylljen e termocentralit Kosova A deri në vitin 2017, e në anën tjetër, investon miliona euro në blloqet e këtij termocentrali. Edhe Komisioni Europian vazhdimisht kërkon që këto blloqe të shuhen. Burime të Expressit tregojnë se një prej arsyeve të mosmbylljes është edhe se grupe të interesit duan t’i shesin pajisje KEK-ut për këto blloqe.
Qeveria në krye me Hashim Thaçin, si duket nuk po mundet ta shtyjë deri në fund strategjinë e saj energjetike. Sipas strategjisë së Qeverisë, Kosova A do të mbyllej deri në vitin 2017 dhe do të ndërtoheshin kapacitete të reja prodhuese të energjisë. Për këtë ishte pajtuar edhe me Komisionin Europian. E siç po shihet, kapacitete të reja gjeneruese nuk do të ketë edhe për shumë vjet, për shkak se Kosova e Re nuk është as gati, e ndërtimi i hidrocentraleve është ndaluar nga Qeveria.
Sipas gazetës Express në rrugë kësaj strategjie i kanë dalë edhe kompani të caktuara, të cilat kanë për qëllim t’i shesin pajisje Korporatës Energjetike për dy termocentralet e Kosovës A.
“Kjo është dashur të mbyllet sa më shpejt dhe është futur në agjendën e Qeverisë dhe Komisionit Europian, por tash nuk po mbyllet për shkak se është edhe interes i dikujt që të investohet në termocentralet e Kosovës A”, tha ky burim i Express.
Komisioni Europian, edhe një herë gjatë ditëve të fundit, tha se Kosova A duhet të shuhet.
Por drejtuesit e KEK-ut me ngulm thonë se do të investohet në blloqe dhe do të revitalizohen për t’u shuar dikur më vonë.
Leonita Shabani, zëdhënëse në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, thotë se mbyllja e këtij termocentrali është obligim ligjor dhe premtim shtetëror në raport me Bashkimin Evropian, kështu që viti 2017 është vit i mbylljes.
“Ky mbetet njëri nga prioritet kryesore në kuadër të sistemit energjetik në vend. Njëkohësisht, mbetet përkushtim i Republikës së Kosovës për të implementuar këtë vendim në të ardhmen”, konfirmon Shabani.
Vendimi për ndërtimin e këtij termocentrali, shkruan agjencia Evropa e Lirë, është marrë gati qe një dekadë, por ende nuk është realizuar.
Madje, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ky projekt tashmë gjendet në udhëkryq. Për këtë qëllim, edhe zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës insistojnë që termocentrali Kosova A të jetë në sistem deri në ndërtimin e kapaciteteve të reja.
Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë korporatë, thekson se mbyllja e këtij termocentrali pa ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, i shkakton humbje të mëdha financiare vendit.
Termocentrali Kosova A ka kapacitet prodhues rreth 400 megavat orë energji, ndërkaq në fillim të këtij viti, KEK-u ka filluar revitalizimin e njësisë A-2 të këtij termocentrali.
“Kjo është arsyeja pse ne këmbëngulim që të jetë në sistem deri në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, të cilat mund të ndërtohen edhe në vitin 2017, pasi ne nuk mund të paragjykojmë në këtë drejtim”, shprehet Buzhala.
“Në rast se paraqitet ndonjë problem në shtyrjen e zbatimit të projektit që lidhet drejtpërdrejt me funksionalizimin e termocentralit Kosova e Re, atëherë ka gjasa që të prolongohet deri në një periudhë të shkurtë kohore mbyllja e termocentralit Kosova A”, tha Shabani. Edhe përfaqësues të konzorciumit të shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm, që vazhdimisht janë marrë me çështjet energjetike, konsiderojnë se ky termocentral duhet të mbyllet sa më shpejt.
Agron Demi nga ky konzorcium, thotë se termocentrali Kosova A është një ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropën Juglindore, dhe kjo po dëmton shëndetin e popullatës.
“Në rast se nuk ndodhë kjo, rrezikojmë që t’i prishim të gjitha marrëveshjet e deritashme me Komisionin Evropian, sidomos me Traktatin e Energjisë, ku është paraparë që ky termocentral të mbyllet”.
Ndryshe, në një komunikate për media, edhe Zyra e Bashkimit Europian është inkurajuar nga deklaratat e fundit të Qeverisë së Kosovës, përmes të cilave ajo ka siguruar zotimin e saj për të zbatuar standardet e BE-së për emetim brenda afatit të caktuar, respektivisht mbylljen e termocentralit Kosova A deri në vitin 2017.
government,politics news,politics news,politics
Varfëria nuk zbutet me letra!
Subjektet opozitare në Kosovë thonë se ka mundësi dhe forma që shkalla e varfërisë në vend të zvogëlohet. Këto parti kohëve të fundit, përmes konferencave dhe komunikatave për media kanë kritikuar Qeverinë për gjendjen e rëndë sociale në vend, sidomos për rritjen e numrit të të varfërve. Por, a kanë plane konkrete partitë opozitare, për zbutjen e shkallës së varfërisë?
Zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se në programin e tyre ka politika dhe masa për përmirësimin e gjendjes sociale. Abdullah Hoti, nga kjo parti, shprehet se mundësitë janë te subvencionimi i bujqësisë, pasi, sipas tij, numri më i madh i të varfërve, jeton në vendet rurale.
Ai, madje, thotë se edhe korniza ligjore më tepër favorizon se sa që lufton varfërinë. “Nëse shihen karakteristikat e atyre familjeve dhe individëve që janë të varfër, ata janë kryesisht të përqendruar në zonat rurale dhe disa urbane, të cilat janë të papunë dhe me arsim të ulët. Prandaj, edhe politikat që tentojnë të zbusin papunësinë, duhet të drejtohen kah këta individë që t’i përmbushin kërkesat e tyre”, thotë Hoti.
Ndërkaq, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se varfëria në Kosovë mund të ulet vetëm me rritjen e numrit të të punësuarve, sepse, sipas tyre, varfëria nuk luftohet me asistencë sociale.
Shpend Ahmeti, nga kjo lëvizje, vlerëson se përmes politikave të gabuara, ekzekutivi ka bërë që të thellohet më tepër varfëria në vend. “Ne vazhdojmë të importojmë sasi të mëdha të produkteve bujqësore, ndërsa 50 për qind e tokës sonë nuk punohet. Prandaj, në vend që të mendojmë për privatizimin e PTK-së dhe të ndërtojmë autostrada dhe asfalt, Qeveria duhet të mendojë për lehtësime për ata që investojnë dhe krijojnë vende të punës në Kosovë dhe për investime dhe lehtësime për ata që dëshirojnë ta punojnë tokën”, konsideron Ahmeti.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka programin e vet që mundëson uljen e varfërisë dhe rritjen e numrit të të punësuarve, thotë Haki Shatri, nga kjo parti. “Vazhdimisht, Kosova po shkon duke u fundosur në këtë pjesën e varfërisë dhe papunësisë. Dhe, çdo tentim për të përmirësuar situatën, do të marrë kohë, relativisht të gjatë . Nuk do të mund të bëhet kjo për një vit ose me shkop magjik, vetëm të ndërrohet pushteti dhe rregullohen gjërat”, vlerëson Shatri.
Sidoqoftë, përfaqësues të opozitës shprehen se kosovarët janë në të kërcënuar nga varfëria dhe është e domosdoshme të ndërmerren politika sociale.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, thuhet se varfëria në Kosovë është 34 për qind e gjithë popullsisë, ku pak më shumë se një e treta e popullsisë jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro.
government,politics news,politics news,politics
Blegtoria me standarde evropiane
Përkundër investimeve që janë bërë në sektorin e blegtorisë, ky sektor vazhdon të ballafaqohet ende me probleme. Konkurrenca e ashpër e produkteve të importuara, mungesa e mekanizmit modern bujqësor dhe vështirësitë në sigurimin e ushqimit për bagëti janë vetëm disa nga problemet që po e pengojnë zhvillimin e veprimtarive blegtorale.
Subvencionimi i mbarështuesve të bagëtisë nga Ministria e Bujqësisë dhe ofrimi i granteve investive për ndërtimin dhe kompletimin e stallave për bagëti janë përkrahje që vlerësohen nga blegtorët, por kërkesat e tyre janë më të mëdha dhe vijnë nga fermerët që merren me nënsektorin e qumështit, të cilët problemin më të madh e kanë konkurrencën e pabarabartë në treg, që po iu krijohet nga produktet e importuara në tregun tonë.
Milazim Berisha, pronar i ndërmarrjes prodhuese dhe përpunuese të qumështit “Eurolona” në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, thotë se problemi kryesor në këtë sektor vazhdon të mbetet konkurrenca e produkteve të importit dhe për këtë arsye ai kërkon nga institucionet vendore që të aplikojnë masa mbrojtëse dhe të ulin TVSH-në për qumështin e freskët. “Produktet e importit po na krijojnë një konkurrencë të pabarabartë në treg dhe problem për qumështarët mbetet ende mos heqja e TVSH-së për qumështin e freskët. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që përveç uljes së TVSH-së të aplikojnë edhe masa mbrojtëse, pasi ne po dëmtohemi nga produktet e importuara”, thotë Berisha. Ai tregoi se përmes granteve dhe subvencioneve që ka përfituar, ka arritur t’i zgjerojë kapacitetet e tij prodhuese dhe në tregun vendorë tash plason vetëm produkte me standarde evropiane.
Ndërsa, Brahim Kryeziu, pronar i një ferme të madhe të kafshëve të imëta në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, thotë se me subvencionet e përfituara nga Ministria e Bujqësisë, ka arritur të shtojë numrin e bagëtisë në mbi 1 mijë krerë dhi dhe në mbi 300 krerë dele në fermën e tij. “Të merresh me blegtori është e leverdishme dhe në vitin e ardhshëm planifikoj ta hapi edhe fabrikën për përpunimin e qumështit të dhisë, e cila do të më mundësojë që të shtojë edhe më shumë prodhimtarinë”, thotë Kryeziu.
Ndërkaq, Bajram Imeri, drejtor në Departamentin e Prodhimtarisë Blegtorale në Ministrinë e Bujqësisë, thotë se përkrahja e kësaj ministrie për blegtorinë në këtë vit arrin në mbi 3 milionë euro, ndërsa në dy vitet e kaluara sektori është përkrahur me mbi 5.6 milionë euro. Ai thotë se ky sektor përbën prioritet për Ministrinë e Bujqësisë. “Përmes investimeve direkte në këtë sektor, ne kemi arritur që të shtojmë prodhimtarinë dhe krahas problemeve, investimet e bëra kanë mundësuar që mbi 60 për qind e teknologjisë aktuale të jetë bashkëkohore dhe përpunuesit kryesore tashmë janë duke i finalizuar investimet edhe në implementimin e sistemit të sigurisë HACCP”, thotë Imeri. Ai pranon se pavarësisht përkrahjes, problemet ende janë evidente. “Problemet kryesore të blegtorëve ndërlidhen me aftësitë e tyre konkurruese, me mekanizmin bujqësor dhe me probleme të ndryshme rreth ushqimit për bagëti”, thotë Imeri.
Ndërsa, lidhur me konkurrencën e pabarabartë, Imeri thotë se të gjitha produktet që dyshohet se janë objekt i dampingut, duhet të lajmërohen tek komisioni vlerësues për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese në MTI-i dhe nëse dyshimet janë të bazuara, menjëherë nisin hetimet dhe merren masat adekuate. E heqja e TVSH-së për produktet bujqësore, sipas Imerit, nuk ndikon shumë tek blegtorët, sepse shumica e tyre janë pjesë e sektorit informal dhe nuk janë të regjistruar. “TVSH-ja nuk ndikon tek blegtorët, po tek qumështorët që grumbullojnë qumështin nga blegtorët, mirëpo edhe kjo në fund paguhet nga konsumatorët”, thotë Imeri.
Aktualisht në këtë sektor janë mbi 5500 ferma blegtorale me mbi 472 mijë krerë gjedhe dhe 19 qumështore të licencuara.
government,politics news,politics news,politics
Agim Çeku më i paguari prej ministrave
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, del të jetë ministri më i paguar në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi. Ministri Çeku në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se paga vjetore e tij si ministër është 16 mijë e 200 euro.
Po ashtu, ai ka deklaruar se përveç pagës merr edhe dy pensione një nga Ministria e Punës në Kosovë si pension i TMK-së dhe një tjetër nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.
Pensioni që ministri Çeku merr nga Kosova është 347 euro në muaj, ndërkaq ai nga Qeveria e Kroacisë është 1300 euro në muaj.I dyti për nga madhësia e pagës në Qeverinë Thaçi renditet ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku.
Paga vjetore e ministrit Hamza dhe e ministres Çitaku është 15 mijë e 246 euro. Por, pavarësisht pozitës, ministri i Drejtësisë i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës renditet në vendin e 10 për nga madhësia e pagës në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi.
Në vendin e 14 për nga madhësia e pagës gjendet edhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës. Po ashtu, paga vjetore e saj është 13 mije e 301 euro.
Por, pavarësisht se kanë funksion dhe punë të njëjtë në kabinetin qeveritar, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani del të jetë ministri me pagën më të vogël në kabinetin qeveritar të kryeministri Thaçi. Ai në AKK ka deklaruar se paga vjetore e tij është 12 mijë e 866 euro, apo 3334 euro më e vogël se e ministrit të Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku. Por, përveç pagës nga buxheti, ministri Agani ka deklaruar se merr edhe 3077 euro për punën profesionale në orginancën e tij personale “Studio Agani”.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se pagat e ministrave kryesisht janë të njëjta, përveç pagës së Ministrisë të Forcës së Sigurisë, e cila sipas tyre është pak më e madhe se e ministrave tjerë. “Pagat janë të njëjta thuajse përveç ministrit Agim Çeku, i cili ka pagë më të madhe”, tha zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu.
Pagat vjetore të ministrave
Agim Çeku 16,200 euro
Bedri Hamza 15,246 euro
Vlora Çitaku 15,246 euro
Dardan Gashi 15,240 euro
Enver Hoxhaj 15,240 euro
Fehmi Mujota 15,000 euro
Nenad Rashiq 14,820 euro
Sllobodan Petroviq 14,181 euro
Mahir Yagcilar 14,597 euro
Hajredin Kuçi 14,196 euro
Besim Beqaj 13,680 euro
Ibrahim Makolli 13,301 euro
Mimoza Kusari 13,301 euro
Memli Krasniqi 13,300 euro
Bajram Rexhepi 13,000 euro
Blerand Stavileci 13,296 euro
Ramë Buja 12,960 euro
Radoica Tomiç 13,296 euro
Ferid Agani 12,866 euro
government,politics news,politics news,politics
Çmimi i naftës vazhdon të bie
Kontratat e naftës vijuan trendin zhvlerësues të një dite më parë. Investitorët reaguan ndaj lajmit se industria e nxjerrjes së naftës në Gjirin e Meksikës nuk është dëmtuar nga uragani Isaac.
Megjithatë masa e rënies së çmimit të naftës është kufizuar nga pritshmëria për reduktim të furnizimit me naftë nga Deti i Veriut si pasojë e riparimeve të platformave të nxjerrjes së naftës dhe pritshmërisë që punëtorët finlandezë të këtij sektori të hyjnë në grevë.
Bençmarku amerikan ka regjistruar një rënie më të madhe për shkak të rritjes surprizë të stokut të hidrokarbureve një javë më parë dhe mundësisë së hedhjes në treg të rezervës strategjike.
Nafta bruto Brent e Londrës për tetorin ra 5 cent në 112.49 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për tetorin ra 52 cent në 94.97 dollarë për fuçi.
government,politics news,politics news,politics