Gazeta Jone | Gazeta e Secilit » Analiza / Opinione
Votalypësit
EDMOND TUPJA
Sigurisht, me thellimin e krizës ekonomike botërore, edhe në Shqipëri po ndihen pasojat e saj në jetën e përditshme, e cila vendevende po shtrenjtohet e vështirësohet njëkohësisht. Bie në sy, ndër të tjera, edhe shtimi i numrit të lypësve: ata janë të të gjitha moshave, të të dyja gjinive, madje edhe të së tretës; midis tyre ka të verbër, sakatë të lindur, të gjymtuar nga lloj-lloj aksidentesh, të sëmurë mendorë e plot të tjerë; disa syresh kanë mësuar përmendsh formula të gatshme për t’ua prekur kalimtarëve telat e dhembshurisë; disa të tjerë mbajnë kartonë me nga një mbishkrim që shpjegon problemin e tyre.
Sidoqoftë, qytetarët e Tiranës, me gjithë shtrëngesën për shkak të krizës, nuk ngurrojnë ta fusin dorën në xhep, sidomos për lypësit pleq e sakatë, dhe kënaqen me një falënderim të tipit “Ta boft’ Zoti m’arë!”. Sidoqoftë, diçka e re ka rënë në sy këto kohët e fundit, sidomos në kryeqytetin tonë të ethshëm, që me fillimin e fushatës së partive për zgjedhjet e 23 qershorit: është shtuar numri i lypësve. Vetëm se nuk bëhet fjalë për lypësit e zakonshëm, për ata që mund të quhen profesionistë të lypjes. Jo, këta lypës nuk kërkojnë lekë, euro apo dollarë. Jo, ata nuk janë zhelanë.
Jo, ata nuk kanë asnjë lloj të mete, fizike apo mendore qoftë ajo. Ata shfaqen sa herë ka zgjedhje kuvendore apo vendore. Emrin e tyre, që ia kam vënë si titull këtij shkrimi, e kam sajuar unë pa pikë modestie në gjuhën shqipe (mos vallë duhej t’i kisha marrë paraprakisht leje Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë së Akademisë sonë të Shkencave?). Votalypësit, ata që lypin votat e zgjedhoratit shqiptar. Lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës patjetër që i ka vënë, madje, me shumë gjasë, edhe ka shkuar t’i dëgjojë në takimet apo tubimet publike që ata organizojnë pa u lodhur, duke buzëqeshur, duke premtuar, duke i siguruar e bindur dëgjuesit se duhet të kenë besim tek ata, se vota e tyre, vota e lypur për të mirën dhe për të ardhmen e tyre, do të sjellë frytet e saj vetën nën udhëheqjen e partisë së tyre. Gjithsesi, këta votalypës, pavarësisht gojëtarisë së tyre, e kanë një të metë.
E meta e vetme e tyre ka karakter të dyfishtë: së pari, ajo ka të bëjë me ndershmërinë e tyre intelektuale sepse, normalisht, para se të lypin votat e popullit, ata duhet t’i përmendin atij jo vetëm sukseset e korrura, pra, premtimet e mbajtura kur ishin apo janë ende në fuqi, por edhe dështimet, pra, premtimet e pambajtura; së dyti, ajo ka të bëjë me ndjeshmërinë e tyre shpirtërore, d.m.th. ata duhet të mendojnë për të tjerët para se të mendojnë për vetveten, pra, për xhepat, kasafortat, llogaritë e tyre bankare brenda dhe jashtë shtetit. Sepse, në këtë pikë, proverbi shqiptar “Të shkuara, të harruara” nuk ka vlerë, madje unë do t’i propozoja Institutit të lartpërmendur që, në fjalorët e tij të ardhshëm, ta ndryshonte atë duke e rishkruar si vijon: “Të shkuara, të paharruara”, proverb i vlefshëm si për pozitën që mund të kthehet në opozitë, ashtu edhe për opozitën që mund të kthehet në pozitë, por veçanërisht edhe për votalypësit tanë të sotëm.
Së fundi, meqë sapo përmenda fjalorët e gjuhës shqipe, po i jap vetes të drejtën t’i propozoj lexuesit tim, duke u nisur nga “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (Botimet EDFA, Tiranë, 2007), një variacion mbi fjalën “lypës”. Kjo fjalë paska një numër sinonimesh, nga të cilët po veçoj disa: kështu, në shqipe të pastër, “lypësit” i thënkan edhe “lypsar” (d.m.th. që “lyp ar”, meqë votat janë shumë të vlefshme, sepse të çojnë në pushtet dhe pushteti të çon detyrimisht te paraja), “lypacak” (d.m.th. që votat i “lyp pa cak”); së fundi, “lypësit” i thonë edhe “derës”, “përderës” dhe “rrahaderë”, d.m.th. që “i bie derës”, që troket “në derë” për të lypur para ose, në kontekstin parazgjedhor, vota. Mirëpo lypja e votave kërkon njëfarë stili, sepse zgjedhësve nuk mund t’u thuhet, pasi ua ke marrë votat, “Ta boft’ Zoti m’arë!” siç falënderojnë lypësit e zakonshëm ose profesionistët e lypjes. Votalypësi duhet të jetë pak psikolog, pak hipnotizues, pak magjistar kur u kërkon votat zgjedhësve, përndryshe këta mund zhgënjehen dhe t’ia këndojnë bukur fort këngën e Bleona Qeretit “Ti nuk di as me ma lyp”!
government,politics news,politics news,politics
Islami: Rama nuk plotëson KQZ-në nga frika se Meta certifikon zgjedhjet
Analiza e ish-sekretarit të PS për Çështjet Zgjedhore për KQZ.
KQZ ka mbetur me 4 anëtarë pas vendimit të Kuvendit për zotin Muho e Zguri dhe dorëheqjes së 3 të komisionerëve të opozitës. Interesin maksimal duhet ta kishte normalisht opozita për plotësimin e 3 vendeve vakante. Por, mesa duket, situata është më e komplikuar se ç’duket. Arsyeja e vërtetë përse Rama nuk e plotëson KQZ-në vjen nga frika se komisioneri i LSI-së në KQZ do të votonte në favor të njohjes së rezultatit të zgjedhjeve e kështu do të legjitimonte institucionalisht rezultatin zgjedhor, të cilin Rama do ta kontestonte me humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. Pra, LSI do të eliminonte në mënyrë institucionale alibinë e Ramës për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. E përfundimisht Rama do të duhej të largohej nga drejtimi i PS-së, si humbës i zgjedhjeve dhe i çarmatosur nga çdolloj alibie për veprime të mëtejshme radikale. Ndërkohë që një KQZ e paplotësuar mbetet një alibi, ndonëse e dobët e aspak bindëse, në duart e Ramës për të mos njohur institucionalisht rezultatin zgjedhor e vazhduar më tej veprimet radikale dhe përpjekjet për të mos u larguar nga drejtimi i PS-së. Të gjitha arsyetimet e tjera të shprehura nga Rama për çështjen e KQZ-së janë veçse demagogjike e mashtrime dhe/ose elemente të taktikave politike të Ramës për të maskuar, veçanërisht në sytë e ndërkombëtarëve, arsyen e vërtetë, që lidhet me përdorimin e mosplotësimit të KQZ-së për kontestimin e zgjedhjeve të humbura prej PS.
1. A ishte “ilegjitim” veprimi i Kuvendit për anëtarin e KQZ-së? Vendimi i Kuvendit për të “zeruar” (bërë nul) emërimin e zotit Muho dhe emëruar në vendin vakant zotin Klemend Zguri, të propozuar nga PR, është cilësuar nga opozita si një “veprim në kundërshtim me ligjin”. Opozita është përpjekur që “qëndrimin” e saj t’ia imponojë edhe disa ndërkombëtarëve. Në realitet, një cilësim i tillë do të merrte vlerë juridike, vetëm nëse do të kishte një vendim gjykate, gjë që nuk ka ndodhur, përderisa PS nuk e ka apeluar vendimin e Kuvendit për anëtarin e KQZ. Pra, pretendimi i opozitës se vendimi i Kuvendit është në kundërshtim me ligjin nuk mund të ketë asnjë vlerë juridike dhe për rrjedhojë mbetet të jetë veçse pjesë e retorikës tipike të partive politike shqiptare. Ky fakt i ka hequr edhe cilitdo personi tjetër, përfshi edhe disa nga ndërkombëtarët, argumentin juridik për ta etiketuar vendimin e Kuvendit “të paligjshëm”, duke lënë vetëm mundësinë e mbështetjes së retorikës tipike tejet të vjetër të opozitës.
2. Opozita nuk e apelon vendimin e Kuvendit, se “nuk ka besim te drejtësia”…
Rama, pyetjes “përse vendimin e Kuvendit lidhur me zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së nuk e keni apeluar…” i përgjigjet se “nuk kemi besim te sistemi i drejtësisë”. Pas kësaj përgjigje naive, vjen pyetja tjetër: “Po në ç’mënyrë do ta zgjidhni çështjen e KQZ-së, përderisa e konsideroni vendimin e Kuvendit si shkelje të ligjit?”. Përgjigja tjetër e Ramës është mediokre: “Kërkojmë rikompozim të KQZ-së me konsensus”. I gjithë ky arsyetim është absurd dhe i pakuptueshëm, sepse
i) opozita nuk apelon në gjykatë një vendim të Kuvendit që e cilëson antiligjor; ii) opozita nuk i drejtohet sistemit gjyqësor, ndërkohë që deklaron se nuk ka besim tek drejtësia;
dhe së fundmi iii) opozita nga njëra anë i kërkon maxhorancës “rikompozimin” e KQZ, pa pasur asnjë propozim konkret kurse nga ana tjetër e akuzon atë për veprim të paligjshëm.
3. Opozita kërkon “rikompozim të KQZ” pa sqaruar sesi e mendon formatin e KQZ-së…
Opozita ka kërkuar “rikompozim të KQZ”, duke tentuar pa shumë sukses që këtë frazë të saj ta vendosë edhe në gojën e ndonjë ndërkombëtari. Shumica qeverisëse është në pozicion shumë të rehatshëm, sepse i përgjigjet opozitës duke i thënë se “jemi të gatshëm të bëjmë plotësimin e KQZ-së, vetëm duke respektuar Kodin Zgjedhor, të cilin e kemi miratuar së bashku me konsensus”. Kundërpyetja e opozitës se “kërkojmë rikompozim për shkak të shkeljes së Kodit nga Kuvendi” shterohet nga përgjigja e përsëritur e maxhorancës: “Drejtojuni Gjykatës”. Ndërkohë që termi “rikompozim” i KQZ-së, i përdorur nga opozita, është i pakuptimtë, ajo duhet të sqarojë se
i) çfarë përbërje duhet të ketë KQZ-ja (4-3, 3-3-1 apo diçka tjetër) dhe
ii) kujt do t’i përkasë kryetari i KQZ-së (maxhorancës, opozitës, apo do të zgjidhet me konsensus).
4. Formati i KQZ-së s’mund të jetë i ndryshëm nga ai që përcaktohet në Kodin zgjedhor…
Formati i KQZ-së, i përcaktuar sipas Kodit Zgjedhor, është: i) 3 komisionerë i përkasin partive të maxhorancës ii) 3 komisionerë u përkasin partive opozitare; dhe iii) kryetari, pasi përzgjidhet përmes një procedure komplekse, miratohet me maxhorancë të thjeshtë nga Kuvendi; praktikisht mund të thuhet se kryetari i KQZ-së i përket maxhorancës. Pra, KQZ sipas Kodit Zgjedhor a) ka përbërje 4 me 3 në favor të maxhorancës dhe b) kryetari i KQZ-së i përket maxhorancës; çdo interpretim tjetër veçse do të maskonte thelbin e vërtetë. Nëse opozita do të propozonte një format të ndryshëm nga ai i Kodit Zgjedhor, atëherë do të mbeteshin dy zgjidhje të mundshme: i) palët duhet të binin dakord të ndryshohej Kodi Zgjedhor për të legjitimuar formatin e ri; ose ii) propozimi i opozitës do të refuzohej me arsyetimin se Kodi Zgjedhor nuk e parashikon formatin e propozuar. Ndryshimi i Kodit është një çështje tashmë e tejkaluar. Formati i KQZ-së është një çështje e vendosur me konsensus 10 vjet më parë. Por, edhe nëse do të kishte vullnet për të ndryshuar formatin e KQZ-së dhe/ose përkatësinë e kryetarit të KQZ-së, koha në dispozicion për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe implementuar për zgjedhjet e datës 23 qershor 2013 do të ishte e pamjaftueshme, madje nuk konsiderohet e pranueshme sipas praktikave të mira të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që ndryshimet në Kod të kryhen gjatë 6-12 muajve të fundit para ditës së zgjedhjeve.
5. Largimi i kryetares aktuale të KQZ-së, kërkesë absurde…
Një kërkesë tjetër alogjike dhe absurde, e artikuluar nga opozita si një zgjidhje për “ndërtimin e besimit reciprok”, është largimi i kryetares aktuale të KQZ-së, zonjës Lleshi dhe zëvendësimi i saj. Së pari, zonja Lleshi është zgjedhur pa asnjë kontestim të palëve. Së dyti, për zonjën Lleshi nuk ka pasur asnjë kontestim përderisa zoti Muho ka qenë anëtar i KQZ-së, qoftë kur LSI ishte në qeveri me PD, qoftë kur LSI u largua nga qeveria. Së treti, nuk ka asnjë lidhje midis zëvendësimit të zotit Muho me zotin Zguri dhe (mos)besimit për zonjën Lleshi si kryetare e KQZ-së. Së katërti, edhe sikur të largohej zonja Lleshi dhe zëvendësimi i saj të kryhej në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor, përsëri një kandidaturë me propozim nga PD do të ishte kryetar i KQZ-së. Së pesti, për të zëvendësuar zonjën Lleshi sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, koha do të ishte e pamjaftueshme. Dhe së fundmi, do të ishte pa asnjë sens gjithë kjo zhurmë dhe bllokim thjesht për zëvendësimin e zonjës Lleshi me një emër tjetër, që përsëri do t’i përkiste PD-së.
6. KQZ, një mekanizëm i baraspeshuar…
Sipas Kodit Zgjedhor, administrimi i zgjedhjeve, pavarësisht “zbukurimeve” apo interpretimeve jo realiste, është thjesht dhe vetëm një mekanizëm që merr “vendime në shumë raste sipas linjave partiake”. Për të siguruar i) baraspeshimin e këtij mekanizmi, ii) siguruar përgjegjshmërinë relative të palëve, pra më shumë përgjegjësi për maxhorancën dhe iii) ndërtuar besimin reciprok; është vendosur me konsensusin e Kuvendit që a) shumicën në KQZ ta ketë maxhoranca, kurse në KZAZ e KQV në gjysmën e tyre shumicën ta ketë maxhoranca, kurse në gjysmën tjetër ta ketë opozita; b) përkatësia e kryetarit të KQZ, KZAZ dhe KQV përcaktohet me të njëjtën formulë si edhe përkatësia e maxhorancës, c) një listë vendimesh që garantojnë funksionalitetin e KQZ-së merren me shumicë të thjeshtë (4 vota); dhe d) një listë tjetër vendimesh merren me maxhorancë të cilësuar (minimalisht 5 vota), pra kërkohet konsensusi i opozitës, ose ndryshe thuhet opozitës i jepet “e drejta” e bllokimit…
7. KQZ, një mekanizëm në ekuilibër të paqëndrueshëm që nuk mund të bllokohet…
Mekanizimi i administrimit të zgjedhjeve nuk mund të bllokohet, sepse të gjitha mosmarrëveshjet i) ose zgjidhen administrativisht duke kaluar nga një nivel më i ulët tek tjetri më i lartë i komisioneve zgjedhore ose ii) përmes vendimeve të formës së prerë, të dhëna nga Kolegji Zgjedhor. Të gjitha këto parametra e bëjnë sistemin e administrimit të zgjedhjeve një mekanizëm funksional, por me ekuilibër të brishtë e të paqëndrueshëm. Mjafton një nga parametrat të ndryshojë, që ai të dalë jashtë ekuilibrit. Për rrjedhojë, çdo ndryshim duhet të bëhet me konsensusin e palëve, ndryshime të cilat nuk mund të realizohen normalisht 6-12 muajt e fundit para zhvillimit të zgjedhjeve. Konkretisht, nëse përgjegjësia më e madhe që duhet të ketë maxhoranca qeverisëse ulet duke e vendosur maxhorancën në pozitë “minoritare”, atëherë qëndrueshmëria e këtij sistemi vihet në rrezik.
8. A funksionon KQZ me 4 anëtarë?
KQZ është konceptuar për të funksionuar normalisht me 7 anëtarë. Shumica e vendimeve merren me shumicë të thjeshtë, pra nga 4 anëtarë. Është fakt i mirënjohur që shumë nga vendimet e rëndësishme merren bazuar në qëndrimet partiake të palëve, e thënë ndryshe, vendimet e KQZ-së merren vetëm nga 4 anëtarë të maxhorancës, ndërkohë që jo rrallëherë 3 anëtarët e opozitës votojnë kundër. Të votosh kundër, thjesht me arsyetim partiak apo të mos jesh prezent në KQZ, është formalisht e njëjta gjë. Në këtë kuptim, KQZ me 4 apo 7 anëtarë do të jepte te njejtin produkt.
government,politics news,politics news,politics
Reportazh/ Në themelet e një xhamie të madhe …
Nga – Ferit LIKA
Zhvillimet e fundit urbane dhe ndryshimet demografike në vendin tonë e kanë bërë Tiranën pothuajse të panjohur nga ajo që ishte dikur. Dita-ditës po shihen ndryshime të shumta në urbanistikën e kryeqytetit. Kemi parë në dekadat e fundit ngritjen e Katedrales së Shën Palit, përfundimin e Katedrales Ortodokse, ka nisur dhe së shpejti përfundon puna për Tempullin e Kryegjyshatës, dhe pas dekada pritjeje tashmë janë hapur rrugët për ndërtimin e një Xhamie të Madhe.
Historikisht Shqipëria për sa i përket besimeve fetare, ka qenë e përbërë nga tre komunitete të mëdha fetare, ai mysliman, ortodoks dhe ai katolik, e në rrjedhë të historisë myslimanët gjithmonë kanë qenë shumicë, ashtu siç dolën edhe në regjistrimin e fundit të popullsisë (Censusi 2011). Por, për ironi të fatit a për qëllime të caktuara, shqiptarëve iu mohua e drejta për të pasur një xhami të madhe, një xhami që të përfaqësojë denjësisht identitetin mysliman të më se 70% shqiptarëve.
Dita-ditës myslimanët po shtohen. Qindra e mijëra të rinj përqafojnë Islamin, këtë e dëshmojnë edhe namazet e bajrameve të falura në shesh, ku numri i pjesëmarrësve nga viti në vit rritet, ku së fundmi arriti më së paku në 20 mijë besimtarë.
Pa një vend falje që prej 1938, kur edhe është bërë kërkesa për një xhami të madhe, myslimanët kanë kryer ritet e tyre fetare në rrugë, në shi e në vapën përvëluese, dëshmi e këtij fakti janë të premtet që mbushin trotuaret dhe rrugën pranë xhamive me qindra besimtarë për të kryer ritualin e faljes.
Në fillim të viteve ‘30 Tirana kishte rreth 40 xhami dhe megjithatë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 1938 kërkonte ndërtimin e një xhamie të madhe, e cila mendohej të ndërtohej në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë. Dëshirë kjo që nuk mundi të bëhej realitet deri në ditët e sotme edhe pse përpjekjet e Komunitetit Mysliman ndër vite kanë qenë maksimale.
Sot kjo nevojë shumëfishohet dhe tregues është numri i madh i besimtarëve, të cilët përbëjnë shembullin më të mirë të qytetarit model. Revista e asaj kohe “Zani i Naltë” organ i Komunitetit Mysliman, do të shkruante: “Me rasën e shum cermonijave të ndryshme âsht konstatue se Xhamija e Vjetër e Sulejman Pashës âsht tepër e vogël dhe s’mundet me i u përgjojë mâ nevojës së kohës. Mungesa e nji salloni të gjanë në kryeqytet ka dhânë shkak qi shumica e popullit të mbetet pa marrë pjesë në shumë ceremoni e lutje të kryeme ndër festa fetare e kombëtare. Populli âsht tepër sensibël shpirtnisht dhe e quën vehten shum fatkeqe kur s’gjen vend në tempullin e shenjtë ku don me krye të luturat e me e kënaqë ndërgjegjen e tij, sidomos të luturat e rralla qi me mëzi i pret. Mungesa e nji tempulli të favorshëm, mungesa e nji lokali të madh e të përshtatun me numrin e madh të popullit qi ka sot kryeqyteti, mungesa e nji faltoreje qi t’a përmbledhe e t’a kënaqe të tanë até publik që dëshiron me marrë pjesë ndër të lutuna, mungesa e nji të tillë ndertese sot âsht konstatue e vërtetue dhe nuk mund të kundershtohet. Prandaj e shohim qi ka ardhë koha me e parashtrue ketë problem për t’u bisedue e për t’u rafë mendimet.”
TEKSTI I PLOTË I AKT-FIRMOSJES PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË MADHE TË TIRANËS
Me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë!
Sot me dt. 20 Prill 2013, në Namazgjanë shekullore të Tiranës, në prani të mijëra qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë, morën pjesë kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, kryetari i Bashkisë Tiranë z. Lulzim Basha, liderë të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, etj., nënshkruhet ky akt për inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, si një kompleks multi-funksional, i cili shpresojmë prej Zotit të Madhëruar, që t’i rrezatojë brezave me radhë besim, dashuri dhe dije.
Firmosur nga:
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça
Ndërsa, përpara se komunizmi të shkatërronte ndërtesat e kultit Tirana (vetëm qyteti) ka patur 27 xhami, e shumë pak prej tyre i shpëtuan “terrorit të kuq”. Tirana aktualisht ka rreth 900.000 banorë dhe një xhami e madhe është jo vetëm e domosdoshme, por jetike për myslimanët.
Në të gjithë vendin shumë prona të Komunitetit Mysliman u shtetëzuan nga shteti dhe u ndërtuan shkolla e ndërtesa të tjera publike. Në qendër ku sot ndodhet Teatri i Operës dhe Baletit ka qenë Xhamia e Karapicit, tek ushtari i panjohur ka qenë Xhamia e Sulejman Pashës, etj. Qindra hektarë tokë të rrëmbyera komunitetit mysliman e nga ana tjetër myslimanët nuk po gjenin apo nuk po i jepej një vend dhe një leje për ndërtimin e një xhamie të merituar.
Njeriu ka nevojë për rehabilitim shpirtëror. Ezani i kësaj xhamie thërret ndër shekuj shpirtrat besimtarë. Jehona e këtij ezani të mohuar është ndjerë për mote të tëra. Myslimanët kanë kërkuar një të drejtë që u ka takuar, një të drejtë të mohuar në çdo periudhë të historisë shqiptare. Tani duket se është koha. E vonuar, por e shumëpritur. Diskutime, kleçka, vonesa, të gjithë e duan këtë xhami, jo vetëm myslimanët, por të gjithë shqiptarët.
Realizimi i këtij projekti prej kohësh është premtuar, por premtimet kanë shkuar e kanë ardhur të tjera për të mos njohur realitetin kurrë. Koha kishte ardhur, shkuar dhe ardhur përsëri që edhe Xhamia e Madhe të ishte një realitet në Tiranë, tani të gjithë po presin me padurim themelet e kësaj xhamie të madhe të nisin sa më parë. Burokracitë tashmë nuk kanë vend.
NAMAZGJAJA, TIRANA GRAND MOSQUE
“Namazgjaja ku ne jemi sot, është shprehje e shpirtit të madh e bujar dhe sakrificës së atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin përkushtimin, pasurinë dhe gjithçka që sot e kemi këtu mes tonë.”
Namazgjaja ka qenë një fushë karakteristike e Tiranës ku myslimanët kanë falur namazet me rastin e bajrameve. Selvitë qindravjeçare flasin për lashtësinë e saj. Besohet se ajo është e vjetër sa vetë Tirana dhe u caktua si e tillë nga Sulejman Pasha që ndërtoi xhaminë me të njëjtin emër dhe që nga banorët autoktonë të Tiranës njihet si “Xhamia e Vjetër”, xhami e cila sot nuk ekziston më.
Kjo fushë është dëshmitare e ngritjes së flamurit më 26 nëntor 1912, si edhe shumë ngjarjeve të rëndësishme të historisë së qytetit. Namazgja ka pasur edhe në kohën e profetit që quhej musal’la e cila ka të njëjtin kuptim me namazgjanë. Vend ku faleshin bajrame. Në të njëjtin vend sot ndodhet xhamia e musal’la, pra xhamia e namazgjasë në Medine. Namazgja ka në shumë vende islame, vetëm në Stamboll ndodhen rreth dhjetë namazgja. Kryetari i Komunitetit Mysliman shprehet se “me ndërtimin e xhamisë se madhe Namazgjaja do të kthehet në identitetin e saj duke u kthyer në vend falje, me kushte bashkëkohore për të pritur mijëra besimtarë”.
Nga vetë kuptimi i fjalës “vend për t’u falur”, namazagjaja është trashëgimia shekullore e qytetarëve të Tiranës, të cilët për shekuj me radhë iu falën dhe iu lutën Zotit. Pas dekadash dhune antifetare të regjimit komunist, para 20 vitesh u hodh gurthemeli i Xhamisë në sheshin përballë parlamentit, themel që nuk iu vu dot më një gur sipër.
Në Namazgjanë shekullore truall i Komunitetit Mysliman do të ndërtohet Xhamia e Madhe e Tiranës, një vepër madhështore që do të përfaqësojë denjësisht identitetin e myslimanëve shqiptarë.
Para disa ditësh u organizua edhe ceremonia për fillimin punimeve ku arkitektët e këtij projekti siç u quajtën atë ditë, Kreu i KMSH-së, Kryeministri i vendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës, firmosën akt marrëveshjen e cila do t’i hapë udhën ndërtimit të kësaj vepre madhështore. Kjo akt-firmosje do të ekspozohet në ambientet e kompleksit të Namazgjasë, si dëshmi e brezave që do të vijnë.
Në hapjen e kësaj ceremonie, Genti Kruja, Drejtor i Kulturës në KMSH u shpreh: “Ne sot me vullnetin e Zotit të Madhëruar dhe me vullnetin e plotë të të gjithë faktorëve, me mbështetjen e bashkisë dhe qeverisë, arritëm që t’i japim fund pritjes shumëvjeçare të besimtarëve të kryeqytetit, duke kurorëzuar të gjitha hallkat me anë të zgjerimit të truallit, daljes së lejes dhe hartimin e një projekti madhështor, i cili do ta zbukurojë Tiranën edhe më shumë, me anë të një kompleksi adhurimi dhe dijeje, xhamisë, qendrës kulturore, muzeut të parë islam në Ballkan, sallës së konferencave, bibliotekës e shumë pjesë të tjera.”
Në këtë ditë historike për shqiptarët, ditë e cila do të mbahet mend gjatë, nuk munguan fjalët emocionuese.
“Unë Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deklaroj dhe dëshmoj para Allahut, Zotit të gjithësisë, se sot, ditën e 20-të të prillit, të vitit 2013, këtu në Tiranë, në tokën vakëf, tradicionale të Namazgjasë, në prezencën e Kryeministrit të Shqipërisë, shkëlqesisë prof. dr. Sali Berisha, të Kryebashkiakut të Tiranës z. Lulzim Basha, të mijëra besimtarëve myslimanë dhe qytetarëve të Tiranës, inaugurojmë fillimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë”. (Haxhi Selim Muça)
“Për Tiranën, kryeqytetin e vendit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, data 20 prill, dita e lindjes së profetit është e do të mbetet një ditë e madhe, e rëndësishme, ditë në të cilën ne inaugurojmë edhe ndërtimin e xhamisë më të madhe të kryeqytetit dhe të vendit, në tërë historinë e tij.” (Sali Berisha)
“Sot, në këtë ditë të shënuar, ditën e shënuar të ditëlindjes së Profetit Muhamed, ne nisim ndërtimin e kësaj vepre madhore Xhamisë së Madhe të qytetit, duke kompletuar mozaikun e objekteve të rëndësishme të kultit në kryeqytetin e shqiptarëve dhe duke shënuar së bashku një premtim tjetër të mbajtur para njëri-tjetrit dhe Zotit të Madh.”(Lulzim Basha)
“Caktimi i Zotit deshi që pikërisht sot, në ditën e lindjes së bekuar të Mëshirës të të gjithë botëve, Hz. Muhamedit (a.s.), sot kur ne me një program madhështor përkujtojmë 1442 vjetorin e lindjes së diellit të gjithësisë, për të tetin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, gëzimit të kësaj dite i shtohet edhe inaugurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë së Tiranës.” (Gentian Kruja)
RËNDËSIA E NJË XHAMIE TË MADHE
Më tepër se arkitektura, që nxitojnë të kritikojnë nihilistët, rëndësi ka funksioni i saj në shoqëri. Ndërtimi i kësaj xhamie, siç u prononcuan drejtuesit e tre institucioneve që bënë të mundur realizimin e këtij projekti shumëvjeçar, është plotësim i harmonisë fetare në vend.
Në projektin e saj nuk parashikohet vetëm një xhami, por edhe qendër sociale që rinisë sot i mungon. Ajo do të jetë mjaft moderne, gjë që do t’i përgjigjet zhvillimit dhe zbukurimit të Tiranës. Të gjithë janë të vetëdijshëm se sot çdo lagje duhet të kishte xhaminë e saj, pasi xhamitë ekzistuese nuk mund të përballojnë fluksin masiv të ditës së premte, nga të rinjtë dhe besimtarët e shumtë.
Xhamia e Madhe do të jetë si një pishtar ndriçues, një pikë referimi për të gjithë myslimanët e këtij kombi. “Ajo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare” – u shpreh Kryeministri gjatë një pritje që i bëri kryetarit të Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça.
Tani nuk ka asnjë arsye të zvarritet ndërtimi i xhamisë, të cilën besimtarët e presin me padurim dhe ndjeshmëria ndaj saj sa vjen dhe rritet…
PROJEKTI
Në një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës do të ndërtohet xhamia e re, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.
Xhamia e re do të jetë një kompleks multifunsksional, që do ta shndërrojë Namazgjanë në një zonë sociale për të gjithë banorët e kryeqytetit. Në xhami mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë. Mendohet që objekti do të ndërtohet brenda tri viteve dhe kërkon shumën e 40 milionë eurove. Në krah të xhamisë do të ngrihet edhe godina e re e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës.
E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun. Salla e konferencave me kapacitet rreth 400 vende do ta bëjë edhe më sociale këtë zonë. Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka, gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri (Ballkan).
Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimi dhe argëtimi për fëmijë.
Xhamia e Madhe që do të ngrihet në sheshin e Namazgjasë është projektuar nga studio “Hassa” e arkitektit turk Muharrem Hilmi Shenalp, i cili ka projektuar shumë xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila në 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani, etj.
Për arsye se ndërtimi i një xhamie klasike ka specifika të veçanta edhe të cilat nuk janë në gjendje t’i bëjnë të tjerët edhe realizimi i këtij projekti do të bëhet nga firma ndërtuese që administrohet nga kjo studio.
Kostoja e lartë që nevojitet për ndërtimin e saj nuk e ka trembur aspak Komunitetin Mysliman. Vetë kreu i këtij institucioni Haxhi Selim Muça, shprehet se kostoja është e lartë, por xhamia e re do të ndërtohet me ndihmën e vendeve mike islame si dhe me donacione nga vetë shqiptarët. Që tani – shprehet z. Muça, njerëzit kanë filluar të interesohen dhe të pyesin se ku dhe si mund të dhurojnë, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe ta ndiejnë si të tyren.
Aktualisht Komuniteti Mysliman ka hapur një faqe zyrtare, www.namazgja.com, ku është ekspozuar projekti dhe janë hapur dy llogari bankare për donacione dhe më vonë pasi të vijë edhe projekti i përfunduar, do të bëhen takime zyrtare për gjetjen e donatorëve.
Objekti madhështor do të jetë krenaria e myslimanëve në të gjithë Ballkanin. “Unë ndjehem jashtëzakonisht i lumtur – shprehet kryetari i Komunitetit Mysliman z. Muça, pasi personalisht kam mbi 20 vjet që e pres këtë moment, ndërsa shqiptarët që prej 75 vjetësh. Kjo është një ngjarje shume e rëndësishme jo vetëm për besimtarët, por për gjithë kombin shqiptar dhe Shqipërinë.”
Referencat:
1) Genti Kruja, Drejtor i Kulturës, KMSH, fjala e mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe
2) “Zani i Naltë”, nr. 6, viti XIII, 1938, fq. 178 – 179. Zani Naltë nr. 2 (155) janar – shkurt – mars 2013, fq 114
3) Haxhi Selim Muça, fjala përshëndetëse e mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe (20 Prill 2013)
government,politics news,politics news,politics
Nderim, bijëve të Malësisë, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit !
Të nderuar pjesëmarrës!Vëllezër dhe motra të Shkrelit dhe Kastratit, trashëgimtarë dhe trashëgimtare të denja të atij brezi që me qëndresën e vet për dinjitet kombëtar dhe shpirt të paepur për dashurinë njerëzore evidentuan në historinë e një populli të vogël dhe të shtypur,  si yni, në vitet makabre të Luftës së Parë Botërore, shembullin më të lartë dhe më të shkëlqyer të vetmohimit dhe altruizmit në nivel kombëtar dhe më gjërë duke dëshmuar shkallën e lartë të civilizimit dhe të vetëdijes së kthjellët për vlerat e jetës dhe unitetin e një kombi, dashnor i jetës, me një të ardhme të qartë.
Jemi në atë periudhë kur Evropa plakë, e mbushur me mëllefin e urrejtjes dhe të mallkimit ndaj fatit të popujve të vegjël si yni, do ta kthente truallin shqiptar në shesh lufte për interesat e Fuqive të Mëdha  dhe sidomos të fqinjëve tanë grabitqarë. Këtij momenti makabër shqiptarët, një popull i papëfillshëm në Hartën e Evropës, po i mbushnin  zgafellat e errta të shpirtit të saj antihuman, me shembuj të shkëlqyer të humanizmit, dashurisë njerëzore dhe altruizmit të pashoq.
Ky është konteksti brilant historik dhe motivi  madhor që na mblodhi me kaq krenari dhe solemnitet historik në Ditën e Dëshmorëve të Kombit – 5Majit, këtu tek Ura e Zhajës, ku u luajt sfida e madhe njerëzore e qëndresës sa fizike sa morale në emër të jetës së lirë, të dinjitetit moral dhe kombëtar nga 16 djemtë malësorë, djemtë e M.Madhe, djemtë e Kastratit dhe të Shkrelit ballëpërballë me vdekjen nga më mizoret.
”Pushturesit austro-hungarezë varen dhe ekzekutuan rreth 100 nga burrat më të rëndësishëm të M.Madhe, por që kurrë nuk munden ta mposhtin këtë popull, as historinë e Urës së Zhajës, e cila do të mbetet në kujtesën, jo vetëm të M.Madhe, por  të gjithë kombin shqiptar”- shprehej njëri nga intelektualët më të shquar shqiptarë në SHBA, Kosta Çekrezi, në të përditshmen”Nju York Time”, më 20 tetor 1918.
Ky është konteksti brilant dhe motivi madhor që na mblodhi me kaq krenari dhe solemnitet historik, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit -5 Majin, në nderim dhe respekt të përjetshëm për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në emër Çlirimit të Atdheut, nxjerrjes nga errësira mesjetare-totalitare dhe drejtimit të sukseshsëm drejt hapësirave  të lirisë dhe demokracisë, me ambicien e kthjellët për t’u bërë pjesë e Evropës së Re.
Sakrifica e djemve të kësaj treve vinte si akti fisnik më i pashoqi në Evropë, kur fatkeqësisht, nga gjiri i Saj hidheshin shigjetat e helmatisura kundër së Ardhmes sonë si komb duke na quajtur deri komb barabar apo primitiv, që nuk meriton të Ardhme në liri. Bijtë dhe bijat që sot po kujtojnë dhe nderojnë  historinë e tyre, si ju motra dhe vëllezër të Kastratit dhe Shkrelit, janë të vetënderuar në përjetësi.
Dhe kur nderimi bëhet për ata që shkëlqyen nga dashuria për njëri-tjetrin, madhështia e aktit human sfidon madhështinë e maleve përreth nesh: Nderim dhe lavdi ndër breza: Ujkë Halil Zarajt, Has Brahim Hasajt, Brahim Musli Kurtajt, Sali Musli Kurtajt, Kasëm Musli Kurtajt – Hysaj, Salo Adyl Kurtajt, Zeqir Tafil Ujkisufajt, Selman Met Çelajt, Haxhi Selman Kurtajt, Sadik Zeqir Hasajt, Rrok Kocit,  Brahim Ladës  duke u kërkuar ndjesë publike emrave që s’kemi arritur t’i evidentojmë.
Homazhi në këtë Ditë Historike-5 Majin, që na sjell në mend rënien e “Heroit të Popullit”, Qemal Stafa, në përballjen me pushtuesit fashistë, për bijtë dhe bijat e Shkrelit dhe të Kastratit, vjen edhe si obligim respekti dhe mirënjohjeje edhe për organizatorët  e këtij evenimenti , autoritetet  lokale këtu në Shkrel , por  në veçanti për djalin e Kastratit dhe të Malësisë, kryetarin e shoqatës”Malësia”, zotin Hilmi Kurtaj, që vazhdon të investohet  kaq mrekullisht nga intelekti, djersa dhe mundi i një emigranti patriot dhe intelektual për përjetësimin e historisë së kësaj qëndrese, filluar nga memoriali i ngritur tek Ura e Zhajes, libri i botuar enkas etj.në përjetësimin e historisë së kësaj qëndrese morale, e cila ofron, në ditët tona, një standart dhe dimension brilant evropian, jo vetëm për trevën tonë, por për mbarë kombin tonë përballë krizës së jashtëzakonshme morale dhe humane të njeriut në shkallë evropiane dhe botërore.
Shembuj tё shkёlqyer altruizmi malёsor ndёr vite kanё qenё aq mbresёlёnёs, sa tё kenё tronditur edhe shpirtrat mё gjakatarё,  prej pushtuesi,  si atё tё Komandantit tё Korparmatёs austriake në Shkodër , Kapitenit Hessler ”njё bishё e plagosur, gati nё tёrbim,  qё kёrkonte armё, municion e rekrutё  me çdo kusht:
”Rebelёt e Smajl Delisё sё Lohes”qё, sipas tij, do t’i rrjepte tё gjallё dhe  t’i shkonte nё hell… Mjafton t’i referohemi njё historie tё pёrjetuar me aq ndjenjё nga njeriu shpirtlirё, Caf Nuzi nё shkrimin ”Njё akt i rrallё trimnije”,  ku shndrit si mrekulli
njerёzore altruizmi i malёsorit: Nё janar 1916, pas shkatёrrimit tё ushtrisё serbo-malazeze, hyn nё Shkodёr ushtria austriake. Kush nuk i bindej etjes sё pushtuesit pёr
armё dhe rekrutё nё zgjatje tё jetёs sё kёtij pushtimi, do tё pёrjetonte masakrёn mё pёrbindshe mbi vetvehten dhe gjithё ç’kishte mbas shpirtit…
Kёshtu: ”Nё korrik 1918-tёs, tek Ura e Zhajes, afёr Pёrroit tё Thatё, ishin grumbulluar qindra e qindra malёsorё nga mosha 15 deri nё 100 vjeç çka pёrfshinte zona e Shkrelit, Lohes, Reçit dhe Rrjollit.Ulur sheshit, tё porositur tё merrnin me vehte kazma   dhe lopata me tё cilat do tё hapnin varret e veta, qёndronin kryeulёt nёn rrezet e diellit pёrvlues tё gushtit dhe nёn kёrcёnimin e vdekjes….Kanali i hapur prej tyre 15 metёr i gjatё, 2 metra i gjёrё dhe njё metёr i thellё priste kufomat e tyre…
Ora ishte 16oo. ”Njё heshtje varri kudo. Njerёzit jetonin nё njё gjendje ma shumё tё vdekur se tё gjallё. Koha dukej sikur nuk ecte fare, edhe dielli dukej sikur ka xan vend. Gjashtё orё nё kёtё gjendje” – shprehej gjithё dhimbje Prekё Gjoni nga Bajza. Nё kёtё kohё kapiteni bardhosh nga natyra, por i zi nga shpirti…urdhёron masakrёn, ekzekutimin me varje, nё 7 shtyllat e vendosura enkas, pёr 16 malёsorёt, apeli… : Brahim Lada, i pari(reçjan), Rrok Koci, i dyti (rrjedhuer), Selman Meti (reçian), Has Brahim Hasaj e Sadik Zeqir Hasaj(lohjanё), Haxhi Selman Kurtaj, Salo Abdyl Kurtaj, Brahim Musli Kurtaj dhe Kasem Musli Kurtaj-Hysaj (kastratës) si dhe Zeqir Tafil Ujkisufaj(lohjan)… deri te i 16-ti”. Skuadra e pushkatimit priste vetёm fjalёn: “Zjarr”.
Ndёrkohё nga mesi i turmёs ngrihet njё djalё 22 vjeçar, shpatullgjёrё, me tipare tё theksuara burrёnore nga Lohja:
Ujkё Halil Zaraj, i cili i drejtohet pёrkthyesit:
“ Zotni, tё lutem, i thuej komandantit, po pati mundёsi, ta lirojnё bashkёfashatarin tim, Haxhi Aliaj, mbasi me vrasjen e tij vriten tre vetё: Ai, e ёma dhe e shoqja, fiket njё hise, shkretohet njё shtёpi dhe mbyllet njё konak… Nё vend tё tij po shkoj unё.
Jeta ime nuk ka fare rёndёsi para jetёs sё tij: Jam i pamartuem, as i fejuem, prindёr nuk kam. Kam vёllanё e shtёpinё  plot…”U ba ndёrrimi…Haxhiu, disi i turpnuem e si i xanun nё faj, me gishtat qё i kullonin gjak nga telat me gjemba, ashtu siç i kullonte edhe zemra
tek shihte bashkёfshatarin e tij, qё e zёvёndёsoi pёr tё vdekur nё vend tё tij, u fut nё turmё.  Kur dukej se gjithçka po mirrte fund, ndodh mrekullia tjetёr :
Prifti i Shkrelit Dom Simon Doda(Nemcja), njohёs i shkёlqyer i gjuhёs austriake, si ka arritur të sigurojë nё komandёn ushtarake austriake nё Shkodёr, urdhrin pёr anullimin e kёtij ekzekutimi, pas dy orёsh udhёtimi me kalё nga Shkodra, nё sekondat e fundit, ka sjellё anullimin  e kёsaj masakre”.(Caf Nuzi, gazeta”Malёsia”,”Njё akt i rrallё trimnije”1998). Gjithё  kjo maskaradё e austriakёve me kёtё “popull derr, tё tillё qё s’e gjen nё tё gjithё globin tokёsor, njerёz qё shkёmbejnё jetёn me vdekjen sikur tё ishte njё plaçkё tregu”, sipas Kapiten Hessler, shkruar nё ditarin e tij ”Kujtime nga Lufta e Ballkanit”.  Një e kaluar, e shëndetshme, që meriton t”i referohemi në ditët tona të entuziazmit modern, të krizës brenda vehtes, tё shplarjes deri nё pafytyrёsi tё shpirtit nё emёr tё pushtetit, parasё, klientelёs sё fёlliqtё …mbi gjithçka njerёzore.
Edhe njëherë nderim dhe lavdi bijëve të Shkrelit dhe të Kastratit, bijëve të Malësisë së Madhe, që me shembullin e tyre të vetmohimit dhe të qëndresës morale, përballë pushtuesve austro-hungarezë, në vitet e Luftës I Botërore, pikërisht, këtu, tek ky memorial i ngritur pranë Urës së Zhajes, na bëjnë të ndjehemi sot krenarë në krah të popujve që e meritojnë të ardhmen e tyre evropiane , falë vlerave brilante të historisë së tyre sa lokale, sa kombëtare.
Ura e Zhajes, më 5 maj 2013                                Kadri Ujkaj , kritik letrar,
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve-M.Madhe
government,politics news,politics news,politics
Letër e hapur për Edi Ramën
Nga Neritan Ceka
Miku im i dikurshëm Edi,
Me keqardhje, nuk di si të të drejtohem, sepse sjell ndërmend kohët e largëta të miqësisë sonë, një kafe tek Bar Ëestern në Tiranë, një drekë në Quartier Latin në Paris, apo një bisedë në zyrën tënde në Bashkinë e Tiranës. Dhe pyes veten se si mund të ndryshojnë njerëzit nën efektin shkatërrimtar të pushtetit. Ke bërë diçka për të cilën duhet të më kishe marrë mënjëherë në telefon. Tashmë duhet të më kërkosh falje publike. Ke fyer djalin tim, Eginin, dhe jo vetëm atë, por edhe familjen time. Ke fyer edhe disa dhjetra diplomatë të rinj, që na përfaqësojnë denjësisht në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Dje, në Vjenë, ke pasur një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Egini, që punon prej disa vjetësh si diplomat, por edhe si lektor i historisë moderne në universitetin e Vjenës, kishte ardhur në sallë pë të dëgjuar. Në fjalimin tënd je shprehur negativisht për diplomacinë shqiptare dhe veçanërisht për diplomatëtshqiptarë. Egini ka menduar se nuk ke qenë i mirëinformuar dhe pas përfundimit të fjalimit të ka takuar dhe është prezantuar si diplomat në Vjenë dhe si djali i Neritanit. Të ka thënë se do të ishte mirë që më parë të kishe parë CV-të e diplomatëv dhe pastaj të gjykoje për kapacitetet dhe punën e tyre. Je përgjigjur në mënyrë arrogante, duke e akuzuar Eginin si provokator dhe të dërguar nga pushteti për të vëzhguar takimin. Dhe kur të ka thënë se kishte ardhur si një qytetar i thjeshtë, përsëri e ke ofenduar dhe e ke kapur prej veshi si një fëmijë kopshti. Dhe cilin, një burrë tashmë 37 vjeçar, baba të një fëmije. Por si mund të mendoje se mund të vinte të provokonte dhe të raportonte për ty nipi i Petro Nini Luarasit, i Migjenit, i Hysen Cekës, i Skënder Luarasit, i Hasan Cekës dhe i Neritan Cekës? Si mund të guxosh të kapësh prej veshi historinë shqiptare? Qoftë edhe historinë e emigrantit Egin Ceka, që shkoi tek studentët që mëngjesin e 9 nëntorit 1991? Që mbajti fjalimin para studentëve të grevës së urisë në emër të nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” ditët kur Partia e Punës, që ti drejton sot, mbylli shkollat e kryeqytetit. Shqiptarit që në moshën 17 vjeçare mori rrugët e kurbetit dhe jetoi si emigrant deri në vitin 2008, kur u pranua me konkurs në rradhët e diplomacisë shqiptare, duke qenë i diplomuar nga universitetet më të mira gjermane.
Për fat të keq, skena e sjelljes harbute ndaj Eginit më kujtoi të njejtën skenë të sjelljes tënde ndaj një fermeri të thjeshtë në një takim në Krutje gjatë fushtës së zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Të pyeti thjeshtë se çfar do të bëhej me fshatin në se fitonte PS. Ju përgjigje se ishte një provokator dhe një i dërguar i PD. E kam edhe sot parasysh fytyrën e habitur të tij dhe revoltën e bashkëfshatarëve të tij socialistë.
Edi, ti ke probleme me ata që flasin ndryshe. Je mësuar me rreshterët e PS që punojnë vetëm në marrje.
Kështu të ka ndodhur edhe me Eginin dhe ky je ti përpara atyre qindra mijë shqiptarëve që janë formuar ndryshe në këto 20 vjetët që kemi iniciuar së bashku në dhjetor të vitit 1990. E kupton se ku ke përfunduar dhe sa larg je me kurajën qytetare të shqiptarëve të vitit 2013? Dhe si është e mundur që nuk ke kurajën të kërkosh falje për një veprim turkoshak? Si është e mundur që nuk pate minimumin e kurajës civile, por dërgove për tu mbrojtur në parlamentGramoz Ruçin. Akoma ti me sekretarët provincialë të Partisë së Punës? Po të pyes se çfar e lidh djalin e Gramos Ruçit me djalin tënd dhe Eginin? Si mund të zërë ai në parlament emrin e djalit tim , kur djali i tij është kontingjent i raporteve të policisë?
Edi, këtu nuk bëhet më fjalë për socialistë dhe demokratë, por për sojsëzë dhe sojli. Më vjen keq se pushteti të ka tërhequr në anën e tyre dhe çështja nuk është më midis djalit tim dhe teje. Është midis zgjedhjes tënde, i rrethuar nga ish rreshterët e Bllokut dhe pinjollëve të tyre dhe një brezi të tërë shqiptarësh të rritur të lirë në këto 20 vjet, në bangot e universiteteve evropiane, apo shqiptare, apo thjesht në parcelëne tyre të fshatit. Janë njerëz të lirë, por ti je i rrethuar nga skllevër dhe sahanlëpirës.
Egini është edhe vëllai i Redonit, i fëmijës që unë kam ngritur para qytetarëve tek ura e Lanës, në ftesën për të mos sulmuar ndërtesat, por për tju drejtuar kutive të votimit.
Kam të drejtën tani që ti them atyre se janë përsëri para një dileme.
Do t’i ftoj ata mijëra qytetarë që më ndoqën atëherë, por edhe ata qindramijë shqiptarë që ishin me zemër atje, që ta gjykojnë mirë këtë ngjarje. Do t’i ftoj edhe të gjithë sojlitë e Shqipërisë që të kujtojnë përballjen e qytetarit Egin Cekame partiakun Edi Rama ditën që do të gjykojnë votën e tyre. Shpresoj që ajo të jetë dita e së vërtetës dhe ata të jenë në anën e sojlive.
government,politics news,politics news,politics
Paraqitje e dobët në Kosovë, Edi Rama
Kushtrim Sadiku
Me kënaqësi mora haber se Edi Rama po vinte në Prishtinë. Edhe më mirë u ndjeva kur kuptova se lideri i socialisteve dhe i të majtës në Shqipëri, do të bashkëbisedojë me kosovarët në një tribunë me politikanë, shoqëri civile e gazetarë, për të shpalosur Rilindjen shqiptare, programin e tij partiak për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ne Shqipëri. Dorën në zemër, nga këto tri kategori, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë pashë vetëm një miniaturë të grupit të parë, që përfaqësojnë fare pak kosovarë. Por, nejse.
E dëgjova me vëmendje kur foli për alternativën e tij në politikën e jashtme. Kosova, partneri më i afërt strategjik në politikën e jashtme të Shqipërisë. Impresive. Deri më tani kam përshtypjen se diplomacia shqiptare ka përmendur Kosovën, për të maskuar dështimet e veta në proceset eurointegruese. Premtoi angazhim aktiv në rritjen e numrit të njohjeve, sidomos në ndryshimin e qëndrimit te pesë vendet e BE-së që s’e kanë njohur Kosovën, duke lobuar te lidershipi i atjeshëm socialist. Atje ka pasur lidership të tillë edhe më parë, por lobimi i socialistëve shqiptarë nuk është vërejtur deri tashti.
Foli për ekonominë dhe planet e tij zhvillimore, për të zgjidhur problemet e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Shqipëri. Kupën e flamurit dhe Rrugën e Kombit. Bukur shumë. Në njëfarë forme, kopjime të ideve të Sali Berishës. Gjithnjë duke qenë pjesë e audiencës e duke vështruar me vëmendje “suflerin”, djalin e veshur në të bardhë që ishte pozicionuar qëllimisht te këndi i sallës, i cili dirigjonte publikun kur duhet të duartrokasë ose jo, e dëgjova me vëmendje edhe kur preku pikën e dobët të kosovarëve, kryeministrin Sali Berisha. Me ironi tha se shumë kosovarë, shpeshherë e ngatërrojnë ose krahasojnë Saliun me Gjergj Kastriot Skënderbeun, gjë që është më se e vërtetë, duke vendosur në pah stigmatizimin dhe demonizimin e socialistëve nga popullata këtu, si progrekë e projugosllavë. Poentë e mirë.
Për ta dëshmuar të kundërtën, për oponentin e tij politik radhiti shumë argumente, duke nisur nga deklaratat e Berishës për UÇK-në si organizatë dilemë e drogës dhe armëve, qëndrimin kundërshtues të kryedemokratit për marrëveshjen e Rambujesë, e deri te marrëdhëniet e tij me Bulatoviçin gjatë kohës kur për Jugosllavinë ishte vendosur embargo, të cilën Berisha gjoja se nuk po e respektonte. Krejt këto nuk janë të panjohura për opinionin publik në Kosovë.
Këto konstatime të Ramës i dëgjova me kujdes, andaj fjalimi i tij më intrigoi të bëj pyetje. U prezantova me emër e mbiemër dhe i thashë se jam gazetar i “Klan Kosovës”. E pyeta se si do ta fitonte Berishën në Kosovë, nëse mendon se një gjë të tillë do ta bëjë në Shqipëri më 23 qershor. U buzëqesh me ironi kur mbarova pyetjen, e nisi të përgjigjet në një formë që liderët politikë kosovarë nuk e praktikojnë zakonisht.
Rama zgjodhi një formë denigruese, duke thënë se nuk e paskam dëgjuar çfarë paska thënë. Paskam ardhur me pyetje të parapërgatitura e mbi të gjitha duke etiketuar Klanin, si instrument të pushtetit. Por sipas tij, Klani me kohë e paska dëshmuar se mundë të rilindë, pra për të ndryshuar qëndrim në pozicionimin e vet politik. Për ta kapitalizuar konstatimin e tij, e prita se po thotë të fala Sandrit apo Batonit. “Sufleri” i veshur me të bardhë kërkoi duartrokitje për këto epitete që Rama m’i veshi mua, duke qenë gazetar në Kosovë. Publiku ashtu siç ishte, u përgjigj pozitivisht në ftesën e tij.
Unë buzëqesha, pasi s’kisha mundësi t’i replikoja dhe t’ia them nja dy-tre llafe, të cilat po ia them tani. Njohuritë e tua z. Edi Rama për Kosovën dhe shoqërinë kosovare duket se janë të mangëta. Këtë e dëshmon fakti se një vit më parë kërkove takim me Ramush Haradinajn, teksa ai po gjykohej dhe qëndronte në burgun e Hagës për krime lufte. Këtë informacion po ta bëj me dije sepse e përmende vetë UÇK-në në tribunë. Atë lajm e bëra vetë, pa pasur asnjë gjë personale e pa u përfshirë në luftërat e politikës së brendshme në Tiranë.
Por, tashti më ra në sy edhe trajtimi yt për gazetarët. Pa pasur fare ide se kush janë, ju nuk hezitoni t’i zhvendosni në taborin e kundërshtarit tuaj politik. Një gjë të tillë e ke bërë aq shpesh në Shqipëri, saqë një zhvillim si ai nuk përbën më lajm. Mbase një gjë të tillë je mësuar ta bësh në Tiranë, aty ku si pasojë e ekzistencës tënde dhe të oponentit tënd politik, informacioni jo rrallëherë përdoret për interesin e politikës e jo të qytetarit. Nëse një gjë të tillë e bën në Shqipëri, këtë s’mund ta bësh në Kosovë, sidomos nëse synon t’ia marrësh kosovarët Sali Berishës, Gjergj Kastriotin e shumëkujt në Kosovë, siç e thatë vetë ju.
Këtu gazetarët pyesin dhe për këtë kërkojnë përgjigje e jo injorim e as poshtërim. Juve nuk ua mohon kurrkush të drejtën të mos përgjigjeni, në rast se nuk ju pëlqen pyetja, edhe nëse vetë i ke ftuar në bashkëbisedim. Por nuk ke asnjë të drejte morale t’u atribuosh atyre etiketa të shërbëtorit të dikujt. Këtu e ke zor t’i ndash gazetarët në të tutë dhe të Saliut, siç ke arritur të bësh me shumë kolegë të mi në Tiranë. Jeni ju që i keni bërë ata të shkelin mbi zanatin e tyre.
Tashti po e kuptoj pse u shpalle luftë gazetarëve që kundërshtuan aleancën tënde me Ilir Metën, liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Andi Bushati, Mero Baze e Fatos Lubonja e kundërshtuan një koalicion të tillë, duke u nisur nga qëndrimi yt i ripërsëritur për një mandat të tërë në periudhën 2009-2013 se Meta është e keqja e vendit. Pa u pozicionuar lidhur me këtë aleancë, them se duke akuzuar gazetarët për amoralizëm, ju z. Rama vetëm sa jeni vendosur në anën e të pamoralshmes.
Ju duhet edhe të keni mirëkuptim për mendimin ndryshe. Po ua rikujtoj edhe një herë z. Kryesocialist, këtu gazetarët ende janë një pjesë e respektuar e shoqërisë. Këtu kemi televizione, e besa kemi edhe gazeta që bëjnë intervista me ju. Ato intervista që t’i ua flakë shefave të mediave të cilat i kontrolloni vetë ju në Tiranë, duke u thënë se kështu bëhet intervista, e duke iu urdhëruar ta ribotojnë menjëherë. Bile, ka gazeta që si kryetituj kanë pyetjet për (mos) mposhtjen e Saliut në Kosovë nga ju.
Paraqitje e dobët z. Rama. Kam frikë se kosovarët nuk fitohen kështu. E as nuk binden të mos vijnë të votojnë Berishën në Shqipëri, kur kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, siç kërkuat ju.
*Autori është gazetar në Klan Kosova, autor i emisionit “Info Magazine”
government,politics news,politics news,politics
Dritan Prifti: Ju rrëfej takimet e mia me Ramën për kasetën
Deputeti Dritan Prifti, i mbetur i pavarur, rrëfen të fshehtat e videos që shkaktoi demonstratën e 21 janarit si dhe vendimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Nga Lindita Çela
Nga mënyra se si rrodhën ngjarjet politike në vend, mund të thuash pa frikë se Dritan Prifti është  “viktima” e urretjes dhe dashurisë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njeriu, që në vitin 2009 ishte kumbari i aleancës së Ilir Metës me Sali Berishën  sot është i braktisur, qoftë nga të djathtët ashtu dhe të majtët. Bashkëjetesa me Sali Berishën i kanë kushtuar po aq shtrenjë Dritan Priftit, sa dhe denoncimi i një vidioje, ku Meta shfaqej në zë e figur me bllok në dorë duke bërë hesape mija eurosh.
Sot Dritan Prifti është vetëm, aq vetëm sa nuk guxon të kandodojë në zonën e ku thotë se i ka të sigurt  10,000 vota, si individ. Është vetëm por ka shumë ç’të rrëfej nga e kaluara e afërt që ndau, në dukje derinë vdekje, dy njerëz që sot janë ribashkuar për Rilindje.
Në një intervistë për “Tema”-n, Dritan Prifti rrëfen takimet e fshehta me liderin socialist që  në vitin 2011 kërkonte të denigronte me çdo çmim Ilir Metën. Prifti rrëfen qëndirmin e tij  për koalicionin e së majtës si dhe fatin e qeverisë së ardhshme, flet për koalicionet e pozicionin e tij në zgjedhjet e 23 qershorit. Sa i përket Metës? Për Priftin nuk ka asnjë çudi nëse ai do i rikthehet miqësisë së vjetër me Sali Berishën…..
Z. Prifti, tashmë që kanë kaluar më shumë se një javë nga koalicioni Rama- Meta, a ka kaluar në gojën tuaj shija e baltës për të përtypur një marveshje të tillë?
S’besoj se do më kaloj kjo shije për shumë kohë. Përpara se të shfaqja në  emirion “Fiks Fare” videon e Metës, Rama më ftonte çdo natë për të më mbushur mendjen ta shfaqja atë.  Në fillim më kërkoi takim të fshehte tek hoteli i Tan Lepurit në plazh në Durrës. Ishte dhe Gramoz Ruci e Tom Doshi në atë takim. Pastaj jam takuar fshehurazi tek zyra e Fidelit në Tiranë. Pastaj dhjetëra herë në Pezë. Pastaj tek hoteli i Dash Pezës. Pastaj tek shtëpia e Tom Doshit disa herë.  Kemi ngrënë e pirë nëpër lokale të ndryshme.  Më ka premtuar qiellin, vetëm tek shfaqja atë video kundër Metës. Donte ta shfaqte një ditë dhe më parë. Ju lut vete Top Channel që ta shfaqte. Unë nuk pranoja ta shfaqja në Dhjetor sepse kishte përmbytje të mëdha në Shkodër dhe më dukej shumë cinike dhe mungesë respekti për ata njerëz që vuanin në Shkodër. Gjithë shteti ishte përqëndruar për të ndihmuar të përmbyturit.
Rama ngulte kembë të nxirrnim videon, por unë pranova vetëm kur ikën përmbytjet. Kur botoi Kurbanin, Rama me telefonoi dhe më pyeti nëse më pëlqen përshkrimi që i ka bërë Metës. Pyeste dhe qeshtë. Kur kujtoj ato kohë, më vjen ndot nga hipokrizia që shoh sot.  Mbas denoncimit tim me video, por edhe në Prokurori e Gjykatë të Ilir  Metës, mbas shembujve të pafund të korrupsionit të zyrtarëve të LSI-së në qeverisje 4 vjeçare me Berishën, Partia e Metës ishte e sakatuar në sytë e elektoratit.
Nuk e kuptoj arsyen pse Rama po e ringjall këtë force politike. LSI sot është me pak se 2% në sondazhe dhe nuk do merrte pothuaj asnjë deputetë në këto zgjedhje.  Nuk e kuptoj çfarë e shtyu Ramën që ti ofroj Metes 4 vende deputetësh brënda listave të PS-së. Nuk e kuptoj pse duhej Rama ti hiqte gjithë kartën morale opozitës për këto zgjedhje, duke e bërë veten thellësisht pis.  Rama e pastroi Berishën nga pjesa më e përfolur e qeverisjes 4 vjeçare. Rama ka shokuar në maksimum elektoratin e majtë me këtë lëvizje, aq sa një pjesë e madhe e tij nuk shohin më arsye për të votuar.  Në sytë e socialistëve të thjeshtë, Berisha, Meta dhe Rama tani janë prej një brumi dhe nuk motivojnë, nuk japin shpresë, nuk ofrojnë ndryshim.
Aktualisht në opinionin publik duket se janë të shumtë zërat që po kërkojnë ta justifikojnë këtë koalicion më qëllimin e vetëm  të largimit të Sali Berishës nga pushteti, ju i qëndroni kësaj teze?
Kjo lëvizje i ka dhënë shpresë Berishës për të rifituar zgjedhjet.  Aleati i tij LSI-së nuk kishte asnjë shpresë të merrte ndonjë mandat në koalicion me Berishën. Duke kaluar majtas me PS-në, LSI ka arsye të rimashtrojë të majtët, të marr ndonjë votë më shumë.  Une jam i bindur, si drita e diellit, se Meta është akoma në marrëveshje të fshehtë me Berishën.  Votat që do marr majtas, ai përsëri do ti çoj tek Berisha. Jam i sigurtë që pas zgjedhjeve, Meta do ti kërkoj Ramës të bëhet Kryeministër. Pas refuzimit nga PS dhe Rama, kjo do ti jap Metës motivin e duhur të shkoj përsëri tek Berisha.  LSI është si Kali i Trojës brënda koalicionit të majtë, është aty për ta shkatërruar të majtën, për të asgjësuar pjesën e shëndoshë të PS-së, dhe për ti shërbyer vetëm vetes në këtë histori.
Rama e ka argumentuar marveshjen  me një rrethimin, qoftë dhe nëpërmjet komisionerëve, të Berishës në zgjedhjet e ardhshme. Besoni ju se këto kanë qenë motivet e bashkimit Rama-Meta, apo Rama është ndikuar një nga njerëz të caktuar brënda PS-së të cilët me këtë marveshje  duket se shpëtojnë LSI-në?
Kjo nuk është çështje komisioneresh, as çështje rrethimi.  Rama ka frik dhe nuk përballet dot me Berishen. I duket se Meta do ta ndihmojë, por gabohet.  Duke futur Metën në këtë koalicion, Rama ka rrethuar veten për të mos bërë kurrë hajër politikisht.
Z. Prifti nëse do të rikthehemi vitit 2009, ju ishit ndër të parët që  deklaruar votën tuaj pro Partisë Demokratike, si të thuash ishit kombari i koalicionit qeveritar.  Sot, pas katër vitesh, a jeni bërë pisham për këtë qëndrim?
Sigurisht që jam bërë pishman, por dua të sqaroj se nuk jemi në të njëjtat kushte. Atëhere LSI nuk ishte në një koalicion me PS-në dhe nuk kishte asnjë detyrim ndaj saj.  PS-e na futi ne deputetët e LSI-së në një greve urie dhe na la të vdisnim, vetëm për të ndryshuar Kushtetutën në favor të Sali Berishës. Duhet te kemi parasysh se PD-ja pas zgjedhjeve të 2009 kishte 70 deputetë të sigurtë, dhe qëndrimi i LSI-së majtas sillte vetëm krizë. Do kishim krizë të vazhdueshme, mungesë qeverisje, zgjedhje të përsëritura. Mbi të gjitha do kishim humbur shansin e madh të heqjes se vizave për shqiptarët nëse nuk do ishte krijuar një qeveri stabël.
Z. Prifti, a  ka kanë ndryshuar mendimet tuaja sa i përket Kryetarit të Partisë Socialiste, që e keni quajtur publikisht një njeri të droguar,  dhe kryetarit të LSI-së, për të cilin, falë jush, çdo njeri e di që është lideri që  ecën me bllok dhe penë në dorë?
Njohja ime për Edi Ramën është thelluar në krahasim me kohën kur kam bërë ato deklarata.  Në atë kohë kisha një mendim tepër negativ për Ramen cka I kam shprehur dhe publikisht. Në aspektin intelektual Rama mbetet një aktor. Nuk kupton asgjë nga qeverisja. Është një piktor që sdo sjell asgjë të re për shqiptarët nëse behet kryeministër.  Kam pasur shpesh biseda me atë, dhe jam i bindur që ai ska as konceptet më bazike ekonomike, mëson disa gjëra përmëndësh dhe reciton nëpër ekrane.  Rama besoj do të jetë eksperimenti i fundit në politikën shqiptare.  Mbasi ta pësojmë edhe prej tij, nuk besoj se shqiptarët do të zgjedhin sërish në krye njerëz kaq të cekët, kaq të paaftë dhe pa asnjë bazë morale.  Kurse për Metën nuk kam asnjë gjë të re për të shtuar.
Në situatën e sotme politike, mendoni se jeni i vetmi që e pësuar nga denoncimi I LSI-së. Këtu kam parasyshë qëndrimet tuaja në janar të 2011 ?
Meta bëri një marrëveshje me Ramën për të më eleminuar mua nga kandidimi në PS. Ai i vuri kusht Ramës largimin tim nga listat e PS-së, sepse ndryshe ai nuk afrohej në koalicion me PS. Unë këtë e kam ditur të paktën prej 1 viti.  Nëqoftëse kjo do ndihmojë në largimin e Berishës, do jem i lumtur.
Sot  kur Meta është në aleancë me Ramën, ndieni se keni gabuar në denoncimin e një vidioje që  çoi në organizimin e një demonstrate ku mbetën të vrarë katër persona?
Denoncimi im në atë video ngriti në këmbë opozitën dhe i dha asaj kartën e luftës kundër korrupsionit.  Opozita kishte dështuar në gjithë aksionet politike të mëparshme. Dështoi me bojkotin e parlamentit, dështoi me grevën e urisë në bulevard përpara kryeministrisë, dështoi me ndërkombëtarët. Publikimi i videos bëri aë që nuk e bënë 40 deputetë të PS-së të shtrirë në grevë përpara kryeministrisë. Ky publikim i dha opozitës kartën morale për t’u gjendur përsëri në krye të popullit opozitar. Demonstruesit i vranë armët e Gardës së Republikës, dhe une s’kam asnjë lidhje me këtë.  Bashkimi me Meten, i ka hequr PS-së dhe opozitën kartën e 21 janarit. Rama e tradhtoi këtë kauzë përfundimisht.
Z. Prifti në zonën e Fierit dihet se ju keni një ndikim jo pak të rëndësishëm, a është në qëllimet tuaja kandidimi për deputet në zgjedhjete 23 qershorit?
Unë në qarkun e Fierit kam afërsisht 10,000 vota si individ. Këto vota i kam marrë në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, duke kandiduar nga parti e vogël si LSI.  Jam duke e menduar kandidimin, por dua të jem i sinqertë me ju. Nuk besoj se do kandidoj në këto zgjedhje, sepse ndjehem krejt i paaftë të mbroj votat e mia. Nuk kam komisioner dhe nuk i garantoj dot votuesit e mi, se mund tia mbroj votën e tyre.  Arsyeja është kaq e thjeshtë, dhe kaq denoncuese për demokracinë tonë.
Mos do të thotë kjo që mbetet i hapur opsioni i përfshirjes në ndonjë koalicion, qoftë dhe me partitë e vogla?
Do ta mendoj këtë edhe pak ditë.
Z. Prifti,  ju jeni ndër politikanët që keni pasur kurajon të denonconi  qoftë politikanë të përfshirë në korrupsion, po ashtu dhe segmente të krimit të  organiziar. A ju vjen keq për këto denoncime duke patur parasyshë që me vendim gjykate gjithëkush ka dalë  pastër nga këto histori?
Vetëm Z. Meta doli i pafajshëm me vendim gjykate. Denoncimet e tjera kanë përfunduar me burgosje, si rasti i trafikut të naftes virxhinia.
Z. Prifti, a mund të kem një përshkrim  të situatës së sotme politike , dhe a e shikoni opozitën në pushtet  pas zgjedhjeve të 23 qershorit?
Opozitën e shoh në pushtet, por nuk shoh asnjë ndryshim në qeverisje krahasuar me këtë që kemi sot.
/tema.al/
government,politics news,politics news,politics
Të paktën një gënjeshtër!
Nga Andi Bushati
Në pamundësi për të na treguar një fabul tërheqëse, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk morën mundimin as të gënjenin. Në ditën e bërjes publike të mblesërisë së tyre të re, ata dolën përpara publikut me një dialog në distancë, ku i pari e ftonte në koalicion dhe i dyti i përgjigjej se e pranonte ftesën. Asgjë më shumë.
I vënë në presionin e mediave dhe debateve të ashpra në forumet sociale, vetëm disa ditë më pas Rama do të thoshte se po shkonte drejt këtij koalicioni me një qëllim: për të mbrojtur votat nga grabitësi i përjetshëm, Berisha. Ndërsa edhe më indiferent, Ilir Meta as nuk do të denjonte të jepte një justifikim për kthesën e tij 360 gradëshe. Për të një kontratë 4- vjeçare kish përfunduar dhe një e re po përgatitej të niste.
Ndryshe nga drejtuesit e dy partive të majta, mblesit okultë të kësaj krushqie kanë pëshpëritur këto ditë për shumë detaje. Ajo ka filluar me darkën e një viti më parë në Gjirin e Lalzit, me mesazherë e kontrata të shkruara, me takime të mëpasshme jashtë vendit deri sa -thonë ata- janë parashikuar të gjitha kleçkat e bashkimit të ri: nga vendet që LSI do të ketë në listat e PS, e deri tek ato që do të ketë në kabinetin e nesërm qeveritar, nga ndarja e portofoleve e deri në mënyrën se si do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i vendit. Përpos këtyre detajeve, dy liderët e së majtës – gjithnjë sipas të njëjtave burime – janë kujdesur deri në imtësi edhe për mënyrën se si do të shpallej marrëveshja e re. Dhe ata vepruan në përputhje të plotë me të gjitha etapat që i kish botuar disa ditë më parë shtypi. Në fillim Meta fliste me Berishën, pastaj Rama bënte sikur mblidhte kryesinë për të ftuar LSI-në, më pas kjo parti tubohej për të dalë nga koalicioni dhe për të kapërcyer në kampin tjetër. Vërtetimi i kësaj skeme, pikë për pikë siç thuhej fillimisht në kafenetë e Tiranës e pastaj edhe në TV, tregon se gjithçka ka qenë e llogaritur dhe e menduar më parë nga Rama dhe Meta. Por, në këtë llogari– pazar që kish endur në filigran të gjitha interesat e tyre, ishte harruar vetëm një gjë e vogël: arsyetimi publik që do i bëhej atij. Të dy të interesuarit, që kishin mbyllur çdo vrimë të mosmarrëveshjeve të mundshme, ndoshta nga droja, ndoshta nga arroganca, ndoshta se të tillë janë vërtet që harrojnë se së pari politika është edhe një marrëdhënie me publikun, e neglizhuan këtë detaj të vogël. Në vend të tij ata sollën në Tiranë disa deklarata, fillimisht të shkruara shqip, të përkthyera e më pas të shqipëruara sërish, nga ato që rëndom i bën Berisha për të justifikuar të gjitha palaçollëqet e tij, me emisarë të tipit Grosruk.
Ka qenë pikërisht kjo mungesë arsyetimi, kjo shpërfillje frikacake, kjo arrogancë e skajshme, që i ka irrituar një pjesë të qytetarëve opozitarë, ndoshta në të njëjtën masë me vetë marrëveshjen. Në këtë mjedis politik ku askush nuk mund të bëhet paladin i moralit, ata mund ta kuptonin çdo koalicion të mundshëm, aq më tepër një bashkim që nxirrte nga skena Berishën, por ata nuk mund të falnin kurrsesi injorimin e tyre, këtë “harresë” dhe hapin e parë të qeverisjes së nesërme që po niste duke varrosur llogaridhënien.
Në fakt, Meta dhe Rama kishin shumëçka për të dhënë llogari. I pari duhej të thoshte nëse i qëndron akuzave të blerjes së votave në këmbim të lejeve të ndërtimit. Nëse vazhdon të besojë se 2009 qe një fitore e pastër e Berishës dhe se kutitë e kësaj fitoreje nuk duheshin hapur kurrë. Nëse i mbetet deklaratave se Edi Rama është njeriu që mban peng integrimin europian të Shqipërisë. Nëse vazhdon të mendojë se 21 janari ishte një grusht shteti dhe se ata që lanë jetën atë ditë ishin disa kokëpalarë që s’meritonin më shumë?
Ndërsa Edi Rama duhet më parë sqaronte se a vazhdon të mendojë po njësoj se qeverisja e “të hollit me të trashin” qe një bashkim i vjedhësve të votave për të vjedhur Shqipërinë. Nëse beson se njeriu që u shfaq me bllok në dorë, qe një montazh i “Fiks Fare”, apo një realitet. Nëse procesi ndaj tij qe një farsë apo një triumf i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Nëse banorët që u gjetën të regjistruar në garazhe ishin pjesë e manipulimit, apo qytetarë që sanksionuan fitoren e rregullt të Lulzim Bashës në 8 maj.
Në këtë panoramë, ata mund t’i tejkalonin akuzat personale që po i transmetojnë mediat këto ditë. Ndoshta nuk qe e nevojshme që Ilir Meta të kërkonte falje për deklaratat publike që fillonin te babai e mbaronin tek i biri i Ramës. As Rama të tërhiqte radhët plot satirë dhe helm që ka nxjerrë në formë dufi tek “Kurban”-i. Ndoshta, për disa, ato qenë thjeshtë konsiderata vetjake që ata ia lënë moralit të njëri- tjetrit, historianëve dhe arkeologëve. Ato, po, mund t’i falen. Por, askush nuk mund t’i falë pa ballafaquar qëndrimet që kanë mbajtur për rrezikimin e themeleve të një shteti demokratik, atyre për oktapodin korruptiv, për votën e lirë, për sistemin e drejtësisë, të drejtën e protestës dhe pse jo të drejtën e jetës.
Me to nuk mund të merren historianët. Për to duhet një përgjigje nga çifti Rama-Meta. Ashtu siç duhet një përgjigje nga ringjallja e kësaj dysheje të vjetër se ç’do bëjnë ata me ndryshimet e Kushtetutës, për të cilat njëri ka bërë një greve urie dhe tjetri ka kërkuar falje publikisht? Ç’do bëjnë ata me “shpikjen” fanar të rilindjes, kalimin tek taksa progresive, për të cilën kanë pozicione diametralisht të kundërta? Ç’do bëjnë ata për reformën mjekësore, kur kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme?
Nëse Edi Rama dhe Ilir Meta do të kishin shkuar drejt një koalicioni të ri, jo me grykësinë e rrëmbimit të ardhshëm, por me shpresën për të përmirësuar diçka, ata duhet të kishin folur së pari për këto. Duhet të kishin negociuar se si do të krijonin mekanizmat për të neutralizuar në të ardhmen, anët e tyre shtetshkatërruese, për të cilat e kanë akuzuar njëri- tjetrin. Duke dhënë garanci se si do të rilindnin ata të dy së pari, duke kërkuar të falur për një pjesë të të shkuarës dhe duke treguar se si do të bënin më mirë në të ardhmen. Por, as njëri as tjetri nuk e ka çuar ndërmend këtë qëndrim. Madje e kanë pasur aq jashtë vëmendjes sa as nuk janë kujtuar që për të gjitha këto, do të duhej së paku një justifikim publik. Do të duhej së paku që edhe nëse nuk e kishin seriozisht, t’u ofronin njerëzve një alibi, që ua bënte më të pranueshëm bashkimin e ri.
Por, ngaqë për këtë detaj s’u kujtua askush, ky bashkim ngjalli kaq shumë reagime. Dhe ato nuk ishin reagimet e asaj pjese që u quajtën si opozitarë idealistë. Sepse kjo, gjithë sa ndodhi, nuk qe në fakt ashtu sikurse u tha gjatë një jave, beteja e fundit mes moralistëve dhe pragmatistëve. Vetëm moralistë nuk pati në këtë lojë. Nëse do të kish pasur të tillë, ata duhet t’i kishin kërkuar me kohë të dyve të shkonin në shtëpi. Të gjitha reagimet që ngjalli kjo marrëveshje qenë një debat i zjarrtë mes dy lloje pragmatistësh. Atyre që e pranonin koalicionin e ri, sipas logjikës: liderët e dinë, turma t’i shkojë nga pas. Dhe një grupimi të dytë pragmatistësh, atyre që e donin ndoshta një bashkim anti-berishist, që e kërkonin rotacionin si të keqen me të vogël, por që kërkonin bashkë me të edhe një bilanc për të shkuarën dhe fare pak shpresë për të ardhmen. Por, Rama dhe Meta as kaq nuk u munduan t’i japin. E këtu qëndron edhe zemërimi. Zemërimi i ligjshëm i atyre që nuk denjuan as dhe t’i gënjenin. /tema/
government,politics news,politics news,politics
Politika i lë qytetarit “dobiçin në derë”?
Nga – Artan Fuga
Me daljen e LSI-së nga qeveria, për shkak të hyrjes në një bashkëpunim parazgjedhor me Partinë Socialiste, mbetën bosh disa poste ministrore, të cilat Kryeministri Berisha i zëvendësoi me figura të tjera politike nga partia e tij ose nga shoqëria civile.
Në këtë shkrim unë nuk dua të merrem me analizën e bashkëpunimit të pritshëm parazgjedhor midis partive të majta, çka është një e drejtë e tyre për ta bërë ose mos ta bërë. Partitë politike si shoqata politike private janë të lira për t’u paraqitur në zgjedhje ashtu sikurse e mendojnë.
Tjetër gjë më intereson në këtë rast. Ne kemi një shtet të partive, çka do me thënë se ministritë e ndryshme kanë qenë në njëfarë mënyre të ndara mes partive të koalicionit qeveritar me bazë bashkëpunimin disavjeçar midis Partisë Demokratike dhe LSI-së. Aq e vërtetë është kjo, sa shpesh kur një ministër që i përkiste LSI-së ikte nga një post ministror, ai zëvendësohej nga një tjetër ministër i po kësaj partie, ose kur ikte një ministër i Partisë Demokratike, ai zëvendësohej nga po një ministër demokrat.
Në publik është dukur qartë se ishin ndarë dikasteret mes partive politike. Partitë politike si organizata private i janë mbivendosur shtetit si e mirë publike dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe më tej derisa të kuptohet se ky nuk është shteti ligjor që presim apo kemi pritur.
Edhe tani, thashethemet në publik flasin për një ndarje të mundshme dhe të shpresuar të posteve ministrore midis koalicioneve fituese në të ardhmen, pavarësisht se cilët do të jenë këta, të majtë ose të djathtë.
Përsëri po përvijohet vazhdimi i shtetit të partive politike.
Partia në pushtet në njëfarë mënyre, duke i lënë partisë aleate me të disa ministri dukej sikur i kishte “larë duart” nga përgjegjësia për ata sektorë, aq të rëndësishëm, sikur janë shërbimet sociale të shtetit, Ministria e Shëndetësisë apo Ministria e Ekonomisë apo e Punëve Sociale.
Lojërat politike paraelektorale kanë një çmim transaksional që e paguan qytetari.
Kjo është një nga dobësitë që manifeston shteti i partive, shpenzimet e të cilit i paguan qytetari.
Ja një shembull. Nga prilli e deri nga shtatori, derisa të dalë qeveria e re, në rastin më të mirë, nëse nuk do të ketë gjëra të paparashikuara, ministrat e rinj ndryshohen në çastin e fundit dhe pikërisht kur ata as mbajnë përgjegjësi morale për çka është bërë deri tani dhe për rrjedhojë që nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje të rëndësishme në këta muaj që mbeten. Edhe ministrat që ikën, pa dhënë asnjë farë llogarie për atë që kanë bërë në këto vite, ikën bashkë me dëshirën e tyre politike për një koalicion të ri, e drejta e tyre, por na lanë ne qytetarëve me gisht në gojë, sepse ne prisnim të dëgjonim prej tyre se çfarë bënë për ne dhe çfarë nuk mundën të bënin dot për ne qytetarët, jo për partinë e tyre apo veten e tyre.
Me një fjalë na kanë lënë nga pak “dobiçin në derë”, sikurse thotë populli.
E them këtë, sepse nuk është vetëm puna e ministrave, të cilët duke qenë figura politike kryesore të partive politike, duke qenë edhe deputetë, sigurisht duhet të zgjidhnin midis postit administrativ që kishin dhe detyrave politike në partitë e tyre. Shumë më tepër sesa kaq është edhe fjala për personat që punojnë në administratën e ministrive, në administratën e bashkive apo komunave dhe në administratën e ndërmarrjeve të mëdha publike.
E them këtë, sepse “dobiçin në derë” na e lanë neve qytetarëve jo vetëm ministrat që u larguan nga qeveria, por tani ka rrezik të na e lënë edhe nëpunësit që kanë ardhur në administratën e shtetit jo për shkak të aftësive të tyre profesionale dhe administrative, por sepse kanë qenë militantë të kësaj apo asaj partie. Në fusha nga më të ndryshme të jetës së vendit askush nuk do të mbajë përgjegjësitë dhe minipërgjegjësitë për atë që është bërë apo nuk është bërë në këto vite.
Shteti i partive ia lë “dobiçin në derë” qytetarit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha kuptimet.
Duket sikur ne shqiptarët kemi shpikur një logjikë të re administrative, çka Max Weber, një nga themeluesit e mëdhenj të kulturës së burokracisë, do të ishte kthyer në varr, sikurse thuhet, po ta kishte ditur se si ne po e ndërtojmë shtetin ligjor. Në vend të një burokracie administrative, ndërtuar sipas meritave personale, sipas hierarkisë vertikale, sipas ndarjes së roleve dhe funksioneve jashtë çdo ndikimi politik elektoralist, ne kemi ndërthurjen e saj me zyrat e kuadrit të partive që kërkojnë në çdo administratë kuotat e tyre për vende pune për militantë apo pjesëtarë të elektoratit të tyre.
Më duket sikur jetoj ende në vitet gjashtëdhjetë, kur partia në fuqi atëherë i dha një goditje të rëndë burokracisë formale të shtetit, duke i zëvendësuar me punëtorë, militantë, komisarë e lloj-lloj sharlatanësh që hiqeshin si garantues të partishmërisë. E njëjta gjë po ndodh edhe më pas në periudhën postdiktatoriale, kur partishmëria po realizohet nëpërmjet ndarjes së vendeve edhe për roje, kopshtarë, mbledhës plehrash, sekretare kabinetesh ministrore etj. midis partive në koalicion.
Kjo na turpëron si qytetarë të shekullit të njëzetenjëtë, si punonjës të shkencave politike, si shqiptarë dhe si njerëz politikë. Nuk mund të pajtohen logjikat administrative dhe logjikat politike në administrimin e punëve publike dhe të interesit të përgjithshëm të shoqërisë.
Koalicionet mes partive politike, aq të natyrshme në një vend demokratik, ku partitë nuk janë veçse çështje private personash që mendojnë se vetja e tyre mund të përfaqësojë qytetarët, dhe u kërkojnë këtyre besimin, duke e përdorur mirë ose shpërdorur rëndë, sipas rastit, nuk mund të kthehen në aleanca për poste ministeriale.
Unë mendoj se gjëja që duhet t’u premtojnë qytetarëve qoftë të majtët qoftë të djathtët që do të marrin pushtetin në qershor, nëse çdo gjë shkon normalisht, është se aleancat partiake nuk do të kthehen më në aleanca ministeriale apo për poste ministrash, ku në ekranet e televizionit të shohim një qeveri kur karriget të jenë zënë nga drejtues të partive politike të ndryshme që njëkohësisht janë edhe deputetë, edhe drejtues partish politike, edhe ministra.
Ku është këtu ndarja e pushtetit politik, legjislativ dhe ekzekutiv?
Çfarë detyrimi e kusuri ka qytetari që pothuajse për nja gjashtë muaj në katër vjet të ketë një qeveri ku ministrat ikin nga kabineti dhe ku pasi hyjnë në fushatat zgjedhore të pritshme, nuk kuptohet se ku janë ata: në fushatë elektorale apo në zyrat e tyre duke i shërbyer së mirës publike dhe jo çështjeve private të partive që iu përkasin?
Duket sikur situata është bërë vërtet paradoksale dhe qytetarit, dalëngadalë edhe nga analistët që dalin në televizione e që bëjnë kalkulime për ministritë e partive, po i duket se po të jetë socialist më mirë është të jetojë në Durrës dhe në Vlorë, kurse po të jetë demokrat, mirë është të jetonte në Tiranë ose në Shkodër. Kurse po të ishte LSI-ist e të kishte një problem me Ministrinë e Ekonomisë, më mirë do të ishte të shkonte ta zgjidhte këtë problem në Ministrinë e Ekonomisë ose po të ishte grek e të kishte një problem me Ministrinë e Arsimit, më mirë do të kishte qenë të shkonte ta zgjidhte te Ministria e Punës.
Periudha paraelektorale dhe paselektorale është më e mira për të parë nga afër se shteti i partive i krijon probleme, ka kosto për qytetarin, ministra të rinj që vijnë në fund dhe qëndrojnë për muaj në detyrë duke qenë fare të përkohshëm në postet e tyre, kurse ata që ishin ikën në drejtime administrative të paditura.
Dikush mund të pyesë:
Po si t’ia bëjmë?
Kjo është jeta politike në demokraci!
Absolutisht e pavërtetë.
Partitë kanë punën e tyre, kurse ministrat dhe administrata e shtetit kanë logjikën e tyre dhe detyrimet e veta.
Unë si qytetar do t’u uroja gjithë të mirat ministrave që ikën nga kabineti “Berisha”, në mënyrë që ata të kenë suksese të mëtejshme në karrierën e tyre politike, që është një çështje krejt private në të cilën do të më thahej goja po të ndërhyja dhe po të thosha ndonjë fjalë të keqe.
Vetëm suksese të kenë!
Por, ama si ish-ministra ata do të duhej të na bënin një raport publik për ato që bënë dhe ato që nuk bënë, pra të mos shohin vetëm përpara, por të shohin pak edhe mbrapa, çfarë na kanë lënë pas, një “qyp me florinj” apo “dobiçin në derë”.
Nuk paragjykoj askënd, vetëm si qytetar do ta kisha dashur një analizë të tillë.
Partitë në koalicionet e ardhshme qeveritare, të majta apo të djathta, nuk duhet të negociojnë fare postet ministeriale që do të kenë në qeverisjen e tyre të ardhshme, kushdo që të fitojë, por duhet të shohin thjesht politikat dhe strategjitë e zhvillimit të vendit dhe reformat e ndërmarra.
Aleancat janë të grupeve parlamentare që drejtojnë politikat, kurse ministritë nuk janë të partive dhe nuk ndahen si torta e njëqindvjetorit të pavarësisë te Pallati i Kulturës, ku më i zoti dhe më i shkathëti kërkon copën e tij të tortës, duke mbushur me copa torte legenë dhe govata për t’i çuar në shtëpi.
Një zgjidhje e thjeshtë.
Veç Kryeministrit të ardhshëm, asnjë ministër tjetër nuk duhet të jetë deputet ose asnjë deputet i ardhshëm nuk duhet të jetë ministër.
Përndrydhe, e kundërta përbën një konflikt interesi të paparë, më të madhin, më të dëmshmin, të tjerët nuk janë veçse një lojë përpara tij. Çfarë kuptimi ka t’i ndalosh deputetit të kryejë funksione të tjera apo të ketë angazhime të tjera profesionale me kohë të plotë pune, kur atij nuk i ndalohet pikërisht të jetë ministër ku bashkon kundër parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve fuqitë e pushtetit legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv?
Ministrat jodeputetë do të ishin shembulli i administratës jomilitante. Nuk ka kuptim të votosh ligjin për administratën publike për punonjësin civil, kur ministri vetë përzien pushtetin legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv mu në mes të ditës dhe nën dritën e diellit, me aprovimin servil të dhjetëra analistëve dhe servilëve ministrorë.
Po të ndahen këto funksione, edhe aleancat e partive do të jenë më të sinqerta dhe më të vërteta, do të jenë në interes të qytetarit dhe jo të deputetëve. Nuk do të nisen nga dëshira për poste ministrore. Çfarë kuptimi, për shembull, do të kishte që një ministër, të cilin e kemi parë për dy vjet në një qeveri me një ngjyrë politike, ta shihnim, nëse rasti do ta sillte, po përsëri ministër në një qeveri tjetër të ardhshme me ngjyra të tjera politike. Do të kishte qenë jo vetëm paradoksale, jo vetëm qesharake, por edhe e trishtueshme për fatin e qytetarit dhe të demokracisë shqiptare.
Po të mos kishin qenë ministrat deputetë apo figurat kryesore politike të një partie, ne sot nuk do të ishim braktisur në mes të ditës nga ministra që i lënë postet në heshtje pa dhënë llogari para qytetarëve dhe opinionit publik. Nuk do të kishim një qeveri që për nja gjashtë muaj nuk dihet se sa do të jetë në zotërim të çështjeve publike, sepse ca ministra ikën dhe ca erdhën, por nuk kanë se çfarë bëjnë për disa muaj rresht. Përgjegjësia politike dhe administrative e ministrit ra në ujë. Çfarë t’u kërkojmë nëpunësve të thjeshtë?
Shtet ligjor, jo shtet i partive politike si shoqata private të shoqërisë civile, jo ministra deputetë dhe jo deputetë ministra, jo koalicione ministrish, ku postet ministrore të ndahen sipas negociatave politike për partitë politike, por koalicione partish dhe grupesh parlamentare për politika zhvillimi dhe reforma; jo ngatërrim i pushteteve politike, ligjore dhe ekzekutive shpenzimet e të cilit i paguajmë ne qytetarët, që një herë në katër vjet na lënë “dobiçin në derë”.
/standard/
government,politics news,politics news,politics
Brezi i qenve apo brez qensh!
Nga – Ferit Lika
Duke bërë zapping në darkë për të parë se ç’kish ndodhur gjatë ditës që lamë  pas, pasi lajmet duhet t’i ndjekësh në disa kanale për të bërë balancën, sepse disa media japin njërin ekstrem e disa të tjera japin ekstremin tjetër, dhe e vërteta i ngelet shikuesit për ta zbuluar, një vajzë e re e cila po fliste një një show televiziv dhe pyetjes se: a të ka marrë malli për familjen? Ajo i përgjigjet: me familjen jam mësuar  pasi kam jetuar edhe larg tyre, por  më shumë më ka marrtë malli për qenin tim, pasi nuk jam ndarë asnjëherë prej ti, pra vajza që na e mbante veten  për të zgjuar dhe të emancipuar, po vuante nga malli përvëlues  për qenin e saj.
Nga ana tjetër drejtuesja e këtij  show, të vetëquajtur edukativ dhe emancipues, që për mendimin tim jo që nuk emeton emancipim por përkundrazi transmeton një jetë të stisur e të ngritur mbi imoralitetin dhe degjenerimin, lë pas familjen dhe fillon të pyesë për qenin si është, sa i madh, si e ka qimen, pyetje me “interes të lartë publik”, sipas saj këto gjëra janë tepër të rëndësishme për milionat e shikuesve të pretenduar që e ndjekin atë.
Ndërkohë vajza e përkëdhelur, kur themi e përkëdhelur  zakonisht nënkuptojmë  të përkëdhelurit nga familja apo shoqëria, por në këtë rast duhet të nënkuptojmë e përkëdhelura apo e ledhatuara e qenit apo qenve, vazhdon të tregojë me entuziazëm ndodhitë  me “qenushin e saj” siç e quan ajo me përkëdheli. Ajo tregon si e përvuajtur se nuk rri dot larg tij, ndërsa larg familjes po, ajo tregon se ka ndërmarrë një udhëtim  vajtje ardhje prej 10 orësh vetëm e vetëm që të qëndrojë dy orë me qenin e saj.
Mesazhi i këtij bashkëbisedimi mesa kuptova unë ishte: ta duam qenin më shumë se familjen. Vajza jonë moderne “përfaqësuese e vajzave shqiptare” siç pretendohet nga organizatorët e këtij show i pëlqen të flejë vetëm me qenin e saj, ta përkëdhelë e ta ledhatojë e ku di unë deri ku mund të shkonte fantazia e saj me qenin po të mos e kish ndërprerë prezantuesja.
Kohët e fundit edhe në vendin tonë janë shtuar familjet apo personat që bashkëjetojnë me qenin, duke qenë bashkë me të në një shtrat, në një tavolinë madje duke ngrënë në një pjatë.  Sot njerëzit po preferojnë të jetojnë vetëm me qenin e tyre “atë që duan më shumë së gjithçka”, siç thotë dhe e ledhatuara e qenit.
Njerëzit sot ngushëllojnë  veten dhe për të thyer vetminë blejnë nj qen. Madje marrëzia shkon deri aty sa çiftet e reja preferojnë të marrin një qen sesa të bëjnë një fëmijë, pasi për ta qeni është me pak i lodhshëm. Të tjerë e mbajnë qenin në shtrat, ndoshta sepse kështu kanë parë nëpër filma apo sepse kështu bën “shoqëria moderne” dhe ne jemi një shoqëri moderne. Vallë mbajtja e një qeni në shtrat i bën shqiptarët më të modernizuar?
Në të vërtetë nuk kam asgjë kundër qenit si kafshë, pasi si e tillë çdo kafshë është fisnikë në qenësinë e saj, por problemi qëndron te raporti jonë me qenin, te marrëdhënia jonë me të, pasi siç po shihet i kemi dhënë qenit më tepër rol sesa duhet, kemi zëvendësuar familjen, fëmijët apo edhe partnerin me qenin.
Në rrethana të tilla, nuk po e quaj fenomen pasi kam besim dhe shpresë se ende nuk është  përhapur aq masivisht, pasi ne si shqiptarëve na kanë mbetur akoma disa vlera dhe norma të vyera të familjes që për fat i kemi ruajtur.
Dëshira për të patur një qen në shtëpi, në shtrat,  ekziston tek të rinjtë më tepër dhe nuk po di si ta quaj, po jetojmë në kohën kur qentë po marrin një rëndësi të madhe dhe po zënë vendin e njerëzve, në  këtë rast do duhet ta quajmë brezi i qenve me fat, apo shoqëria jonë po rrit një brez të  rinjsh të dashuruar pas qenve dhe do të na duhet t’i quajmë brez qensh!
government,politics news,politics news,politics