
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Top, prej sot ndodhet për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov si nikoqir, njofton MIA, do ta presë presidentin shqiptar Topi me ceremoni zyrtare dhe nderimet më të larta shtetërore. Është parashikuar që Topi të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, [...]

Duke folur për zhvillimeve në Veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha mbrëmë se bëhet fjalë për “rikthimin e praktikave tipike të kohës së Millosheviqit – policë të shtrirë dhe të lidhur si armiq, një akt terrorist ndaj një qytetari dhe familjes së tij”. Megjithëse Serbia ndodhet në një periudhë elektorale, Berisha tha [...]

Familjet shqiptare janë larguar plotësisht nga lagja Radishan e Shkupit për shkak të pasigurisë, pas tensionit qe shoqeroi mbreme protesten antishqiptare. Banorët janë vendosur tek të afërmit e tyre në lagjet e Shkupit dhe qytetet e tjera, deri në qetësimin e situatës. “Jemi detyruar që të lëshojmë shtëpitë, për shkak të pasigurisë dhe rrezikut se [...]

Gjatë pasdites dhe në orët e vona ka vazhduar të jetë e tensionuar situata në lagjen e Radishanit . Rreth 20 të rinjë maqedonas vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që conë drejtë fshatit Luboten ndërsa raportohet të i është vën flaka edhe një objekti të pronarit shqiptarë në këtë lagje. familjet shqiptare që janë [...]

Vrasja e Selver Haradinajt, banor i pjesës veriore të Mitrovicës, ka përkeqësuar situatën e sigurisë në pjesën më problematike të Kosovës. Si rezultat i kësaj, trupa paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, ka vendosur që të pezullojë përkohësisht planet për mbylljen e rrugëve alternative, të cilat mundësojnë daljen nga Kosova në Serbi pa kaluar nëpër kontrollet kufitare. [...]

Kontejneri i Policisë së Kosovës, i vendosur në zonën e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës eshte sulmuar nga grupe kriminale serbe. Lajmin e raportojne mediat e Kosoves, sipas te cilave situata eshte e tensionuar. Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e më pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth [...]

Qeveria serbe nuk thotë se ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, por një përfaqësues i saj për herë të parë ka pranuar se ky shtet do ta respektojë qëndrimin e UNMIK-ut se Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë. Shefi i delegacionit serb [...]

Në periferi të Shkup janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me porosinë “Vdekje për shqiptarët”, informon agjencia e lajmeve INA. Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës. Grafite të tjera janë edhe në brendi të lagjes, në muret [...]

Levizja e ndersjellte e qytetareve nga Shqipëria ne Maqedoni, tashme me leternjoftime. Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit). Ajo u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, [...]

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit i ka dhënë dritë jeshile vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, bulevardeve dhe urave të kryeqendrës. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se në kuadër të vendimit janë miratuar edhe 45 emrat e personaliteteve historike dhe ngjarjeve shqiptare, që do [...]