Gazeta Jone | Gazeta e Secilit » Lifestyle
Hoxhaj, presidenti i jurisë për përzgjedhjen e bukurosheve shqiptare
Top Model Fashion (TMF) dhe menaxheri i saj, Endrit Hoxhaj, nuk kanë të ndalur. Vullneti, ambicia dhe arritja e objektivave nuk kanë të sosur. Ndonëse e çelur në më pak se një muaj, TMF po arrin hapa të mëdhenj në modën shqiptare dhe europiane.
Siç ju kemi bërë të ditur së fundmi, Ragazza Moda e Spettacolo International në Itali do të organizojë nga 3-8 shtator 2013 “Fashion & Girls International”. Në këtë show do të marrin pjesë edhe 15 modelet më të bukura nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat do të seleksionohen nga agjencia Top Model Fashion, teksa menaxhari i saj Endrit Hoxhaj është emëruar si agjent i këtij spektakli. Pra, 15 vajzat më të bukura do të marrin pjesë në “Beauty Contest Competition”, që do të zhvillohet në Itali. Por për të mbërritur deri aty, fillimisht bukuroshet shqiptare do të tregojnë hiret dhe performancën e tyre përpara jurisë në Tiranë, aty nga fundi i qershorit. President i kësaj jurie, që do të zgjedh 15 modelet më të mira nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të jetë pikërisht drejtuesi i TMF, Endrit Hoxhaj.
Më pas, 15 engjëjt më mbresëlënës do të bëhen gati për kompeticionin ndërkombëtar finalist të përzgjedhjes së bukurosheve më të mira, ku do të jenë të pranishëm mediat më të njohura europiane, si dhe vipa të modës nga të gjitha vendet europiane e ballkanike.
Një mundësi e artë për femrat shqiptare, të cilat si fillim do të kalojnë në “sitën” e Tiranës për të vijuar më tej në eventin ndërkombëtar në Itali, aty ku suksesi është i pashmangshëm, qoftë dhe vetëm duke marrë pjesë.
government,politics news,politics news,politics
Endrit Hoxhaj: Modën shqiptare do ta përfaqësojmë denjësisht nëpër botë
Iniciativa e tij me “Top Model Fashion” po merr famë çdo ditë e më tepër. Kjo agjenci e modeleve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Diaspora ka si qëllim ngritjen e imazhit të modës shqiptare. Ideusi i kësaj agjencie, Endrit Hoxhaj, vjen përmes një interviste ekskluzive në “Nacional Albania”, duke treguar më konkretisht rreth këtij projekti ambicioz, i cili tashmë ka marrë jetësim.
Endrit Hoxhaj, emri juaj nuk është i panjohur?
(qesh) Kam kohë që jam pjesë e publikut . Fillimisht, sikur edhe e dini, kam qenë boksier. Më pas nisa karrierën si agjent mode për të mbërritur deri tani që po komunikoj me ju, ku sapo kam çelur agjencinë Top Model Fashion.
Prej sa kohësh jeni përqendruar në fushën e modelingut dhe çfarë gjeni te moda?
Kam rreth tri vite dhe mund t’ju them se moda është tashmë pjesë e jetës sime. Tanimë ajo është gjithçka, gjithçka për mua. Kjo ka qenë shtysa e vetme që mënjanova sportin e boksit për t’u marrë me modelimin. Së fundi, kam nisur të merrem edhe me menaxhimin e modeleve.
Si ju lindi idea për të krijuar një site për moden?
Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me disa miq vendës dhe të huaj, të cilët kishin mjaft kërkesa për modelet shqiptare. Po ashtu, ideja për të ngritur imazhin e modës shqiptare, e cila nuk gjendet në nivelet evropiane në Shqipëri dhe Kosovë, më bëri që të bëhem nismëtar, duke tentuar të përfaqësojë siç duhet modën shqiptare.
Ju jeni ftuar në gazetën tonë për një risi, që do të sillni së shpejti, të cilën edhe e keni reklamuar në “Nacional Albania”. Më konkretisht, çfarë është Top Model Fashion?
Top Model Fashion është një agjecsi e denjë për model/e nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Diaspora. Ajo siguron kontrata afatgjate për klipe, reklama, televizione, konkurse bukurie (miss e mister) dhe show brenda e jashtë Shqipërisë.
Top Model Fashion siguron bashkëpunime me revista, televizione, biznese të mëdha e të vogla, studio filmash, klipesh, firma të njohura brenda e jashtë Shqipërisë, të cilët tek ne mund të gjejnë aktor, akrobat, model e modele, balerina, profesionistë dhe të përsosur. Por mbi gjithçka tjetër, tek Top Model Fashion do të mund të gjeni marketing të sigurtë, korrektesi dhe profesionalizëm.
Çfarë do ketë në përbërje të saj?
Siç thashë ne kemi në përbërjen tonë model/e, fotograf/e, balerina, aktor, akrobatë etj.
Cila është e veçanta e saj?
Agjencia “Top Model Fashion” afron atë që se ka ofruar askush tjetër deri më tani: ngritjen e imazhit të modeleve dhe menaxhimin me sukses të tyre, duke ofruar për tregun larmitet dhe siguri të plotë.
Si mund të bëhesh pjesë e sitit tuaj?
Fare e thjashtë. Si fillim duhet dërguar një CV, ku duhen bashkangjitur 5-10 foto. Më pas ne kontaktojmë personin, pasi që është marrë vendimi nga ekspertët e Top Model Fashion, të cilët i kemi brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Po për të qenë nën menaxhimin e kompanisë suaj, cilat janë kriteret që duhet të përmbush një vajzë, e cila dëshiron të vazhdojë karrierën e saj si modele në “Top Model fashion”?
Janë të njëjtat kritere që kërkon kudo në çdo kompani mode serioze në botën perëndimore. Sigurisht këto kritere i ka parasysh çdo modele. Informacion më të detajuar mund të gjeni këtu: www.topmodelfashion.com
Keni pasur ndihmën e ndokujt apo çdo gjë e keni arritur vetë në këtë fushë?
Asgjë në jetë nuk arrihet pa ndihmën e dikujt, kushdo që të jesh dhe sado i arrirë të tregohesh. Edhe unë nuk bëj përjashtim. Kam arritur vetë shumçka, por një ndihmë të konsiderueshme më kanë dhënë miqtë e mi në Shqipëri, Kosovë, Itali, Gjermani, ku duhet të përmend disa fotografë gjermanë, të cilët mbasi ne kemi bashkëpunuar në dërgimin e disa modeleve e hodhën një ide të tillë, që u mirëprit dhe po përkrahet dita-ditës masivisht.
Cili është mendimi juaj rreth fotoshopit?
Fotoshopi është një program kompjuterik, i cili të mundëson përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara të fushës. Pra, është një metodë efikase, por si çdo tjetër kërkon përkujdesje dhe përdorim të veçantë, si i thonë fjalës, me karar.
Cilat janë burimet tuaja të frymëzimit?
Frymëzimi im është moda, e cila më bën të ëndërroj. Aty gjej vetveten dhe çdo moment marr frymëzimin e duhur për të vijuar me hapa edhe më të mëdhenj në këtë fushë. E dua modën dhe jo më kot gjendem brenda saj. Jam i dashuruar me të dhe dashuria është frymëzim, apo jo?
A ekziston një foto perfekte për ju?
Po, patjetër që ekzsiton.
A jeni ndeshur me ndonjë situatë të pakëndshme gjatë punës suaj?
Fatmirësisht, së paku deri më sot nuk kam hasur situata të tilla. Shpresoj të mos kem, ndonëse jam në hapat e parë të kësaj fushe dhe të papriturat, si në çdo fushë tjetër, vijnë gjatë rrugës.
Ju punoni shumë me personazhet e njohur në Shqipëri. Përveç modeleve që jemi mësuar të shikojmë, mund të përmendni të tjerë që janë të prirur për këtë fushë?
Po, eshte mese e vertete. Ketu dua te permend: Veton Osmani, Fatjon Hoxha, Linda Kalemi, Zana Cakaj, Pajtim Raci, etj…
Sigurisht ka modele jashtëzakonisht të mira dhe nuk janë të pakta, ku do të veçoja Rovena Domi, Xhensila Seferi, Shota Baraliu, Eliona Pitaka, Lola Luma, Floriant Demolli etj.
Ju keni punuar në Itali dhe Gjermani. Sa ndryshon fusha e modelingut në krahasim me vendin tonë, Shqipërinë?
Pa ndrojtje ju them si nata me ditën. Pikërisht, ky ka qenë edhe qëllimi im kryesor, së bashku me bashkëpunëtorët e mi në hapjen e kësaj agjencie. Nuk mund të them se do ta afrojmë për një ditë modën tonë me atë evropiane, por ama do të ngremë imazhin dita-ditës të modës shqiptare përmes kësaj agjencie. Në Shqipëri nuk ekziston akoma një industri mode. Modelet nuk respektohen dhe çmohen për vlerat e tyre. Ndërsa në Evropë është krejt ndryshe. Duke filluar nga respekti dhe etika profesionale e deri te pagesa. Në këtë kontekst ne kemi nisur udhëtimin në një terren të pashkelur, ku mendojmë të hedhim farën e duhur, dhe do t’ia arrijmë.
Është thyerje tabush të pozosh nudo, apo një domosdoshmëri për të rënë në sy në tregun e modës?
Nuk mendoj se është tabu. Megjithatë unë kam mendimin tim, që për hir të shitjes së produktit më duket e pamoralshme zhveshja e modeleve. Pra, duke i zhveshur modelet agjencitë përfitojnë shuma të majme, mirëpo etika dhe morali i profesionit bie gjithnjë e më tepër. Në Shqipëri, këtë mbajeni mirë shënim, ka vajza që janë yje të vërteta, ku jo vetëm s’kanë nevojë për fotoshop, por po të përpunosh fotot e tyre ua humb bukurinë madhështore.
A ka fotografë të mirëfilltë në Shqipëri?
Po, kemi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Unë bashkëpunoj ngushtë me Fatjon Hoxhën, Veton Osmanin e disa të tjerë. Preferohen në vendin tonë edhe Avni Selami, Rezarta Shkurta etj.
Cilat janë synimet tuaja?
Me modën dua të arrij majat. Kjo është ëndrra ime. Nuk dua të lë anash edhe kinematografinë, ku dhe kam disa oferta të mira në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.
Si ndjeheni duke qenë mes bukurosheve shqiptare, që ju vijnë në këtë kompani?
Tepër i vlerësuar. Krenar që Zoti më ka mundësuar që të përfaqësoj pjesën më të bukur shqiptare. Femrat tona janë të mrekullueshme dhe bashkëpunimi me to gjithnjë sjell surpriza të këndshme dhe suksese në mbarëvajtjen e punëve.
Sa mirënjohës i jeni bukurisë së këtyre vashave, që kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me ju?
Natyrisht u jam tepër mirënjohës, sepse kjo angjenci ka një emër shumë të mirë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo arritje është falë punës së tyre me plot përkushtim. Ndaj, ndiej respektin më të madh për të gjitha ato vajza, që punojnë me ne drejt përmirësimit dhe ngritjes së imazhit të modës shqiptare nëpër botë. I dërgoj përmes kësaj interviste puthjet më të përzemërta.
Nacional Albania/ Ekskluzive
government,politics news,politics news,politics
Nxënësit e përkushtuar të Kur’anit arabisht
Janë 510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, që mësojnë të lexojnë Kur’anin në gjuhën arabe. Në fund të një semestri, pasi kanë arritur ta lexojnë rrjedhshëm, dhjetë më të mirët certifikohen në një aktivitet kushtuar leximit të librit të shenjtë të myslimanëve. Komiteti Mysliman Shqiptar ua bëri këtë nder të rinjve në skenën kryesore të Tiranës, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një hap më tej xhamisë së Et’hem Beut, pas faljes së të premtes.
“Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin” ishte tema që mblodhi në sallë prindër, fëmijë, drejtues medresesh, myftinj, mësues nga i gjithë vendi, klerikë të lartë si Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtori i fondacionit arsimor e kulturor “SEMA”, Asim Budak. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ishte aty, sepse çështjet fetare janë nën përgjegjësinë institucionale të dikasterit që drejton ai. Ceremonia u hap me himnin kombëtar shqiptar, himn të cilin e këndoi një kor vajzash, që herë pas here drejtonin dorën për lart, andej nga shikon Allahu famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin. Hafizi Enes Hyka, i cili është një nga djemtë që e njeh përmendësh Kur’anin, u ngjit në skenën e TOB-it për të përcjellë një pasazh nga libri. Pas Enesit, pasditja vijoi me poezi dhe këngë fetare.
Drejtori i fondacionit “SEMA”, Asim Budak përshëndeti në gjuhën shqipe pjesëmarrësit dhe përgëzoi djemtë dhe vajzat e medreseve në Shqipëri për përpjekjen e tyre. Fondacioni i drejtuar nga Budak është themeluar dhe e ka filluar aktivitetin kulturor dhe arsimor që në korrik të vitit 1994. Ky fondacion në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman drejton dhe financon zhvillimin arsimor e kulturor të medreseve në Shqipëri. U shfaq një video-klip, i cili njëlloj si edhe ilahi-të e kënduara nga nxënësit, tregoi rëndësinë e leximit të Kur’anit. “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi fjalën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë, Biblën dhe Torën nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”, tha në fjalën përshëndetëse Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Bumçi uroi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe pasionin e tyre në mësimin e Kur’anit: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit.”
Përkushtimin e “medreseve tona” përshëndeti edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Përkushtimin për të mësuar në një kohë të shkurtër leximin rrjedhshëm në gjuhën arabe të librit të shenjtë. “Zoti i ka atribuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai ka zbritur Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha Selim Muça. Një grup djemsh që vinin nga Turqia luajtën muzikë dhe kënduan ilahi të zgjedhura, në turqisht dhe arabisht më pas. Nxënësit Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri kënduan pasazhe Kur’ani për t’ia lënë vendin ceremonisë së certifikimit të dhjetë nxënësve më të mirë. Atë moment shikoje prindër të cilët ngr ngriheshin për t’i bërë foto të dalluarve dhe fëmijë të cilët duartrokisnin sa dëgjonin se drejtori i medresesë së tyre ngrihej për të dorëzuar tre certifikata. Gjatë katër muajve, nën drejtimin e mësuesve, shumë prej të cilëve ishin të pranishëm, nxënësit mësuan të lexojnë pa gabime librin përmbyllës të revelatës hyjnore. Por emrat e këtyre nxënësve nuk u thërritën dhe as u lakuan ndonjëherë më vete gjatë ceremonisë. Sepse më të rëndësishëm se këta fëmijë është akti i tyre, përkushtimi i tyre në emër të fesë dhe Allahut.
Ishin një dorë 16-vjeçarësh, katër vajza dhe gjashtë djem, nga Tirana dhe nga qytetet e Kavajës, Cërrikut, Beratit, që kishin mbërritur atë mesdrekë në kryeqytet. Ata qëndronin aty: vajzat të veshura me funde të gjatë të zinj, me bluza të bardha dhe shami koke me ngjyra të ndryshme, në atë kokën që shumë pak e ngrinin lart; djemtë veshur me këmishë bojëqielli dhe pantallona të zeza, zgjasnin duart për të marrë certifikatën që ndoshta kishin kohë që e prisnin. Certifikatat dhe stimujt për nxënësit më të rinj të Kur’anit, i shpërndanë nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe myftinj të rretheve të tjera e drejtorë të medreseve. Në momentin e certifikimit ministri nuk dukej. Nxënësi i medresesë së Korçës, Xhoni Telku mbylli programin me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, një himn tjetër i shqiptarëve, të cilët pak ka që kanë dalë nga ethet e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë
2. Shkolla fetare
Medresetë dhe shkollat jopublike fetare islame të ciklit të ulët dhe të mesëm funksionojnë me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këto medrese programi shkollor është i njëjtë me programet që zhvillohet në shkollat publike në territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga edukimi fizik a muzikor e deri te matematika. Dallimi mes këtyre dy shkollave është disiplina që ofrohet dhe shtimi i disa lëndëve fetare në medrese, si Historia e fesë islame, Historia e besimeve të tjera fetare, Leximi i Kur’anit apo Metodat e interpretimit të tij. Programi i lëndëve shkencore dhe sociale i tetë medreseve që ekzistojnë në Shqipëri, miratohet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë. Programet mësimore për lëndët fetare që zhvillohen në shkollat fetare islame të të gjitha cikleve parauniversitare dhe për kurset që zhvillohen pranë xhamive miratohen nga kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
3. Ta mësosh librin e shenjtë në gjashtë muaj
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se është rriur ndjeshëm numri i nxënësve që mësojnë në tetë medresetë e vendit. “90% e nxënësve që arsimohen në medrese, fitojnë të drejtën për arsim të lartë, dhe jo vetëm në Shqipëri”, na thotë myftiu.
Sa i vështirë është mësimi i Kur’anit?
Për të mësuar nevojiten nga tre deri në gjashtë muaj. Jo të gjithë fëmijët janë njëlloj. Kurani ka 6666 fjali, t’i lexosh nuk është shumë e vështirë, por t’i komentosh, t’i interpretosh apo t’i mësosh përmendësh, është më e vështirë.
Sot 510 nxënës mësuan të lexojnë në arabisht librin e shenjtë të myslimanëve? Si është ky numër në raport me vjet dhe si pretendoni ju që të jetë në vazhdim?
Vjet nuk kemi organizuar asnjë aktivitet të këtij lloji, që me siguri do ta organizojmë edhe vitin që vjen. Vjet nuk ka pasur kaq shumë medrese dhe si rezultat ka pasur më pak nxënës dhe më pak lexues të Kur’anit në origjinal. Me shtimin e nxënësve e pamë të arsyeshme të shtojmë edhe medrese. Besoj se vitin tjetër do të ketë edhe më shumë nxënës, edhe më shumë interes për të mësuar të lexuarit në arabisht.
Kurani ekziston në gjuhën shqipe, sipas jush, pse është e rëndësishme që nxënësit ta mësojnë arabisht?
Të kesh një Kur’an në shqip është një domosdoshmëri për këdo shqiptar. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës, por kjo nuk ndikon në heqjen dorë nga mësimi i leximit të tij në arabisht. Leximi në origjinal, gjithsesi është një ndjesi e veçantë dhe jo vetëm për Kur’anin, por për këdo vepër tjetër që ka bërë njeriu.
Janë rreth 600 faqe Kur’an. Përveç Ernesit që tashmë është një figurë e njohur, a ka të tjerë të rinj në Shqipëri që e dinë në përmendësh Kur’anin?
Po, ka disa, nuk është vetëm Hafiz Ernesi. Ka disa kohë që djem dhe vajza, nxënës të medreseve kërkojnë t’i dinë përmendësh vargjet e Kur’anit. Madje ka edhe nga ata që shprehin dëshirën që ta këndojnë Kur’anin në shtatë mënyra të ndryshme, por kjo është për profesionistët.
Sa zbatim gjen Kur’ani në jetën e besimtarëve shqiptarë?
Njerëzit duhet të njihen, të njohin Kur’anin, të njohin njëri-tjetrin. Libri i Kur’anit nuk detyron askënd dhe nuk obligon askënd tjetër që të bëhet mysliman dhe të ndjekë rregullat. Gjithçka varet sipas botës shpirtërore të gjithsekujt. Askush nuk mund të ndërhyjë në botën shpirtërore të dikujt tjetër. Këtë të drejtë nuk ta jep Kur’ani. Kështu që, Kur’ani gjen zbatim aq sa shpirti njerëzor dëshiron që ai të gjejë zbatim.
government,politics news,politics news,politics
Fëmijët, stresi u largohet duke folur me nënën
Zëri i nënës largon stresin. Tani e tutje kur një bashkëshort të shohë të shoqen duke folur pafund me të ëmën nuk duhet të shqetësohet, por të lumturohet. Një studim i bërë nga Universiteti Medison i Uiskonsit ka treguar se për t’u ndier më mirë mjafton të dëgjosh zërin e nënës dhe mërzitja largohet si me dorë. Studiuesit vunë re se çdo gjë ka një bazë shkencore: duke dëgjuar zërin e një mike ose atë të nënës, që është gjëja më e shtrenjtë në botë, trupi i njeriut çliron oksitocinën, një hormon që ul nivelin e stresit, largon mendimet negative, rrit qetësinë, vetëvlerësimin dhe besimin në vetvete. Në të njëjtën kohë bie edhe niveli i kortizolit, hormoni që nxit stresin.
Studimi ka dashur të tregojë në veçanti se kjo substancë (oksitocina) nuk çlirohet vetëm me kontaktin fizik, përqafimet dhe puthjet e pafundme të nënës, por edhe thjesht me zë, e më pak me “chat”-in e mesazhet.
Baballarët dhe bashkëshortët nuk duhet të ndihen keq, sepse i njëjti proces ndodh edhe me ta. Zakonisht janë vajzat ato që janë të lidhura më tepër me baballarët. Megjithatë po të vini re edhe mes dy partnerëve të dashuruar ka shumë emocion kur dëgjojnë zërat e njëri-tjetrit. Është pikërisht oksitocina substanca që jep këtë efekt.
Këto efekte të dobishme mund ta zhdukin magjinë sa hap e mbyll sytë kur nëna fillon të ngrejë zërin. Në këtë rast niveli i stresit rritet në mënyrë të ndjeshme njësoj siç debatoni me një fqinj ose arkëtaren e supermarketit. Megjithatë në çdo rast është mirë që ta keni me vete telefonin dhe pasi të keni përjetuar situata stresuese t’i telefononi dikujt që e doni vërtet shumë. Eksperimenti është kryer te 64 vajza nga mosha 7 deri në 12 vjeç, të cilat janë vendosur përballë situatave stresuese: zënkave
ose problemave të vështira të matematikës. Pastaj ato u ndanë në tri grupe. Grupi i parë pati kontakt fizik me mamatë, grupi i dytë kaloi pak kohë në telefon, ndërsa i treti pa një video, por pa pasur kontakt me mamatë. Përfundimi? Te vajzat që bënin pjesë në grupin e parë dhe të dytë u vu re një ulje e konsiderueshme e nivelit të stresit, ndërsa vajzat që panë filmimin vazhdonin të ishin të stresuara. Niveli i kortizolit tek ato ishte i lartë.
Oksitocina është hormoni që nxit kontraktimin e mitrës gjatë lindjes dhe ushqyerjen me gji. Gjithashtu është hormoni që rrit ndjeshmërinë dhe të kuptuarin e gjendjes shpirtërore të të tjerëve, si dhe favorizon marrëdhënien me ta.
government,politics news,politics news,politics
Paniku – A mund të shërohemi prej tij?
Shumë persona vuajnë nga ky shqetësim që shfaqet krejt papritur, në situatat më të papërshtatshme. Falë ndihmës së një psikoterapeuteje do të arrini të kuptoni më mirë arsyet që shkaktojnë krizat e panikut dhe si mund të kurohen ato
Takikardi, marrje mendsh, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, djersitje, të dridhura, konfuzion dhe humbje e kontaktit me realitetin. Këto janë disa prej shenjave të panikut, patologji që po përhapet gjithnjë e më shumë. Shumë persona vuajnë nga këto shqetësime, të cilat shfaqen papritur gjatë situatave më të papërshtatshme, kur je në kinema, supermarket, rrugë etj. Por për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe cili është shkaku i këtij problemi psikologjik që sa vjen e rritet? Për ta kuptuar më në thelb situatën, një psikoterapeute shpjegon mekanizmat nxitës të panikut.
Doktoreshë, kush vuan më shumë nga krizat e panikut?
Kjo është një patologji që prek kryesisht femrat. Arsyet kryesore janë dy: gratë janë mësuar t’i tregojnë gjithnjë shqetësimet e tyre, ndryshe nga burrat, të cilët në përgjithësi e kanë më të vështirë të flasin për veten dhe frikat e tyre. Përveç kësaj, gratë moderne janë më të ngarkuara dhe të stresuara. Duhet të bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë. E gjithë kjo shkakton stres që mund të shfaqet edhe përmes krizave të panikut.
Cilat janë situatat ose mjediset më të predispozuara për kriza paniku?
Ato që përcaktojnë perceptimin e humbjes së kontrollit, siç është aeroplani. Kjo është një situatë ku subjekti është plotësisht në duart e dikujt tjetër, të cilit duhet t’i besojë medoemos. Ose për shembull në radhët e gjata në autostradë, ku ndjesia e parë është paniku, sepse nuk ka një rrugë tjetër për të shpëtuar, apo në ashensor, sallë kinemaje, mjediset e perceptuara klaustrofobike.
Por cila është arsyeja kryesore që shkakton krizat e panikut?
Krizat e panikut janë shenja të problemeve të brendshme, janë shfaqje të një të keqeje të thellë, shpesh edhe të një vuajtje të madhe që lidhet me humbjen e një personi të dashur, problemet në punë ose, vështirësitë e shumta, të cilat u shfaqen të gjithë njerëzve gjatë procesit të rritjes.
A ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në nxitjen e krizave të panikut?
Po, në përgjithësi janë të gjitha ngjarjet traumatike, por edhe ndjenja e pasigurisë që karakterizon këtë moment historik që nxit ankth dhe panik. Është ndjenja që nuk di se çfarë do të ndodhë nesër, për shkak të krizës ekonomike, të problemeve të mëdha që po përjeton tregu i punës, pasiguria, destabiliteti, elemente që janë të pranishme te secili prej nesh. Natyrisht që as organizata shoqërore e bazuar te një egocentrizëm dominant nuk na ndihmon. Narcizismi dhe mungesa e solidaritetit kërcënojnë vazhdimisht mirëqenien tonë.
Ç’duhet bërë gjatë momenteve që shfaqen krizat e panikut?
Gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni frymë ngadalë dhe thellë, duke i mbushur mushkëritë me ajër dhe duke hapur diafragmën, me mendjen e ngulitur vetëm te frymëmarrja.Më pas përpiquni të mendoni diçka të bukur dhe pozitive, duke e bindur veten se nuk do të ndodhë asgjë e keqe. Në qoftë se e ushqeni ankthin me mendime të llojit: “Jam duke vdekur”, të jeni të bindur se është mënyra më e mirë për të pasur kriza paniku. Nëse gjendeni në situata mbytëse dhe nuk keni mendësi ajrosjeje, atëherë dilni menjëherë jashtë në mjedis të hapur, ose kur jeni në makinë hapni pak xhamin e dritares.
A mund të shërohesh nga krizat e panikut?
Po, por për t’ia dalë mbanë duhet të kërkoni ndihmë pa ju ardhur turp. Kur vuani nga krizat e panikut nuk do të thotë se jeni i dobët, i paaftë ose pak i zgjuar. Por nuk është as çështje vullneti ose force. Krizat e panikut duhen kuruar përmes një psikoterapie të përshtatshme, ose përmes metodës që përdor lëvizjet e syrit dhe forma të tjera të nxitjes ritmike majtas/djathtas për të trajtuar çrregullimet e lidhura drejtpërdrejt me përvojat e kaluara dhe vështirësitë e tanishme. Në qoftë se 6-8 muaj mund të jenë të mjaftueshëm për të kuruar simptomat, 2 ose 3 vjet janë të domosdoshme për të shkatërruar bazën e problemit.
government,politics news,politics news,politics
Temperatura e lartë te fëmijët, çfarë duhet të dimë patjetër
Nuk është gjë tjetër veçse rritja e temperaturës së trupit përtej vlerave të saj normale 37.5°. Temperatura te fëmijët e vegjël i frikëson gjithmonë prindërit që shpresojnë të gjejnë çdolloj mënyre për ta ulur atë
Le ta nisim me një pyetje shumë të thjeshtë që ndoshta të gjithë dinë të japin një përgjigje. Çfarë është temperatura? Nuk është gjë tjetër veçse rritja e temperaturës së trupit përtej vlerave të saj normale 37.5°. Temperatura te fëmijët e vegjël i frikëson gjithmonë prindërit që shpresojnë të gjejnë çdolloj mënyre për ta ulur atë. Në të vërtetë edhe pse mund të duket paradoksale, temperatura është sistemi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe baktereve. Temperatura e trupit mund të ndryshojë nga një person te tjetri dhe mbi të gjitha te fëmijët mund të rritet pas sforcimeve, vakteve apo pijeve të ngrohta, ambienteve të ngrohta, djersitjes së madhe, urisë etj. Kjo sepse rritja e temperaturës së trupit, është një mekanizëm fiziologjik me të cilin është i pajisur trupi i njeriut, si mbrojtje. Kur temperatura zgjat më shumë se 24 orë, atëherë nuk është vetëm një ndodhi e momentit. Temperatura nuk është një sëmundje, është një simptomë edhe shkaqet duhen identifikuar dhe përballuar në mënyrën e duhur. Shkaqet kryesore të temperaturës te fëmijët janë kryesisht infeksionet virale dhe bakteriale. Pothuajse çdolloj infeksioni në trup është në gjendje të shkaktojë temperaturë. Në fillim të shekullit XX, infeksionet ishin shkaku më i shpeshtë i vdekjeve. Për këtë arsye temperatura, simptomë e pranisë së një infeksioni në organizëm, shihej si diçka vërtet e rrezikshme. Kështu, meqenëse nuk mund të ndërhyje për të eliminuar shkaqet, pasi ilaçet (antibiotikët dhe antiviralët) nuk ishin akoma të disponueshëm ndërhyhej mbi simptomën me antipiretikë.
Temperatura, kur duhet ulur
Te të vegjlit nëse i kalon 38,5° dhe fëmija ndien një lloj këputje në të gjithë trupin. Ilaçi i parë është paracetamoli që ekziston në shumë mënyra si suposto, pika, bustina apo shurupi. Ai këshillohet të merret çdo 4-6 orë në varësi të peshës trupore të fëmijës, ndërsa ibuprofeni duhet dhënë çdo 6-8 orë. Zakonisht ilaçi e ul temperaturën pas një ore dhe efikasiteti i tij konsiston në 4-5 orë, dhe jo gjithmonë e çon temperaturën në vlera normale. Nëse është pak efikas, doza, sipas këshillave të pediatrit mund të rritet ose t’i jepet fëmijës në intervale kohore më të shkurtra (për shembull pas vetëm 4 orësh). Nëse pas dy ose tri dozash antipiretikësh temperatura nuk ulet, fëmija duhet çuar menjëherë te pediatri ose në urgjencë. Banjat me ujë të ftohtë nuk këshillohen fare, ndërsa kompresat e ftohta po. Po sipas mjekëve, termometri nuk duhet vënë kurrë nëse fëmija nuk është i qetë dhe ka qarë për një kohë të gjatë. Po ashtu as në ambiente shumë të ngrohta apo nëse fëmija është mbuluar shumë. Ambienti ku një fëmijë me temperaturë duhet të qëndrojë duhet të jetë i ajrosur mirë. Po ashtu, fëmija nuk duhet mbuluar më shumë sesa ai kërkon.
Jo gjithmonë për keq
Ashtu siç e thamë në pjesën më të madhe të rasteve, temperatura jep një këputje të përgjithshme të trupit, mungesë energjie dhe një siklet në trup, simptoma që tregojnë për betejën që zhvillohet mes mikrobeve dhe sistemit imunitar. Toksina e kësaj beteje nxirret jashtë përmes urinës. Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar tregoi se temperatura shërben për të luftuar infeksionin. Bakteret dhe viruset, shtohen shumë në një temperaturë 37°C, por kanë vështirësi të madhe për të mbijetuar nëse temperatura sa vjen e rritet. Temperatura ideale për shtimin e virusit të ftohjes është 33-35 gradë. Mjafton të thithësh për 20 minuta ajër në një temperaturë 45 gradë për të për të përmirësuar simptomat. Ndërkaq, një studim në “Journal of American Medical Association” ka treguar se aspirina, që ul temperaturën dhe inflamacionin, rrit shtimin e viruseve. Por përveçse pengon shtimin e viruseve, temperatura ka edhe një sërë avantazhesh të tjera: ajo bën që limfocitet, ushtarët e sistemit tonë imunitar të lëvizin më lehtësisht në inde dhe rrit kapacitetin e tyre për të vrarë mikroorganizmat. Ajo rrit prodhimin e interferonit, një antiviral natyral. Dhe jo vetëm kaq: gjatë një infeksioni, alternohen parametrat e shumë ushqyesve: për shembull reduktohet hekuri në gjak për shkak të interleukinave.
government,politics news,politics news,politics
Martesa ju bën të lumtur
A është martesa e mirë për shëndetin? Në përgjithësi hulumtimet sugjerojnë se është. Të martuarit jetojnë më gjatë, kanë qasje më të mirë ndaj kujdesit shëndetësor, bëjnë jetë më të mirë seksuale, përjetojnë më pak stres, kanë jetë-stil të shëndetshëm, dhe në krahasim me të pamartuarit, kanë përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës, diabetit dhe depresionit.
Lista e dobive shëndetësore që vijnë me martesën është e gjatë, në fakt në Amerikë Departamenti i Shërbimeve Njerëzore dhe Shëndetësore e ka bërë këtë pjesë kryesore të kampanjës kombëtare mediale dyvjeçare duke shpenzuar 5 milion dollar për të promovuar dobitë dhe gëzimin e martesës.
Por këtu ka diçka që duhet të dini – meshkujt dhe femrat nuk marrin dobitë e njëjta shëndetësore nga martesa. Jeta seksuale e një mashkullit me gjithë gjasat përmirësohet më shumë se sa ajo e femrës përderisa rreziku i femrës ndaj depresionit tenton të zvogëlohet më shumë nga marrëdhëniet afatgjata siç është martesa.
Në realitet nuk do të thotë se është e nevojshme të martohesh, kuptohet nëse kjo është diçka që nuk ua merr mendja se duhet ta bëni tani. Meshkujt dhe femrat arrijnë shumë dobi shëndetësore vetëm duke jetuar së bashku apo thjeshtë duke qenë në lidhje të qëndrueshme afatgjate, sugjerojnë hulumtimet.
John Gallacher, hulumtues në Universitetin e Mjekësisë Cardiff në Ëales, i cili së fundmi ka publikuar një letër në BMJ Journal për dobitë shëndetësore të marrëdhënieve, thotë, “Nuk mendoj se medoemos është çështje e martesës; por më shumë çështje e nivelit të përkrahjes sociale dhe të lidhjes reciproke.”
Jetëgjatësia: Martesa ofron dobi shëndetësore si: jetë më të gjatë. Në krahasim me të pamartuarit, të martuarit kanë jetë mesatarisht më të gjatë dhe shumë më pakë kanë gjasa të vdesin në moshë të re.
Martesa është veçanërisht e mirë në shmangien e aksidenteve fatale, dhunës dhe telasheve tjera, që janë më të zakonshme tek të rinjtë, thotë Michael Murphy, profesor i demografisë në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe autor udhëheqës i studimit të 2007ës. Por, pa marr parasysh moshën, jetëgjatësia e mashkullit duket se përfiton më shumë nga martesa se sa ajo e femrës.
government,politics news,politics news,politics
Stresi i karrierës: 40-vjeçarët, në kurthin e përsosmërisë
Janë bërë prindër në moshë të vonë për t’u realizuar në jetën profesionale, por kur arrijnë në majë, e gjejnë veten duke bërë një detyrë të dyfishtë: suksesin në punë dhe ndërrimin e pelenave të fëmijës në shtëpi
Janë profesionistët urbanë me dy shpejtësi: ata që ecin më ngadalë me familjen dhe shtojnë shpejtësinë në punë. Anashkalojnë lindjen e fëmijëve për t’u përqendruar totalisht te karriera. Duke iu përkushtuar jetës profesionale, harrojnë ose lënë pas dore atë familjare dhe në moshë madhore kujtohen të nisin jetën familjare. Revista “Economist” i ka cilësuar “brezi i të ezauruarve”: janë 30 – 40-vjeçarët e sotëm që kanë marrë pushtetin para kohe, shumë më parë se prindërit e tyre, por që ndihen të stresuar, pa asnjë lloj energjie. Ndonjëherë janë të trishtuar për shkak të shtimit të përgjegjësive në momentin e gabuar. Ato janë gra si Marissa Mayer, që në moshën 37-vjeçare dhe për herë të parë shtatzënë caktohet si administratore e deleguar e “Yahoo”-së, e cilësuar si menaxherja më e popullarizuar e momentit, por që është e paqartë tani se si do t’ia bëjë më angazhimet publike dhe private; apo si Louise Mensch, shkrimtarja 41-vjeçare e romaneve rozë dhe deputete konservatore në pritje për t’u bërë ministre, e cila dha dorëheqjen nga detyra, sepse nuk arrinte më të kombinonte angazhimet politike me ato të një nëne me tre fëmijë dhe gruas së një agjenti i yjeve amerikanë të muzikës rok; apo akoma si aktorja 39-vjeçare Gwyneth Paltrow, që e ndarë mes dy detyrave të nënës në Londër dhe angazhimeve kinematografike në Hollivud braktisi Anglinë me qëllimin për të shpëtuar familjen dhe punën; si politikania 49-vjeçare Anne Marie Slaughter, që la postin e saj prestigjioz si këshilltare e sekretares së Shtetit amerikan, Hillary Clinton, për t’u kujdesur për dy fëmijët e saj. Ajo deklaroi në një artikull të revistës “Atlantic” se nuk është e vërtetë se gratë mund të kenë gjithçka.
Në fakt, nuk janë ezauruar vetëm gratë, por edhe burrat. David Cameron, ishte 43 vjeç kur u bë Kryeministër i Britanisë, baba i dy fëmijëve. Gjatë muajve të parë të detyrës ishte aq i sfilitur saqë harroi të birin në një klub nate, pastaj kur u kujtua shkoi ta merrte bashkë me eskortën e shërbimit sekret. George Osborne, këshilltar i thesarit që kur ishte 38 vjeç, është akuzuar se është një ministër i keq i thesarit dhe një baba “çka” për shkak të detyrës së dyfishtë.
I njëjti fenomen vërehet edhe në biznes, ku drejtuesit e firmave të mëdha janë më të rinj se dikur dhe jo vetëm në industritë dixhitale të tipit “Google” (Sergey Brin është 39 vjeç) dhe “Facebook” (Mark Zuckerberg është 28 vjeç): një studim i shoqërisë “Egon Zehnder International”, tregon se 40% e administratorëve të deleguar të firmave të mëdha perëndimore janë 40-vjeçarë, një përqindje e dyfishuar gjatë 15 viteve të fundit. Edhe ata pavarësisht kujdesit të dadove, vuajnë nga sindroma e ezaurimit fizik: shikoni rastin e portugezit Antonio Horta-Osorio, 46 vjeç shef ekzekutiv i “Lloyds Banking Group”, dhe baba i tre fëmijëve, që vitin e kaluar u sëmur papritur nga stresi. “Doja të bëja shumë gjëra në të njëjtën kohë”, tha ai më pas.
Natyrisht që nuk është rasti i Brin dhe Zuckeberger, ndoshta sepse asnjëri prej të dyve nuk ka akoma fëmijë. Një studim i “Financial Times” ka treguar se në 2012-n ka pasur një numër rekord, 320 dorëheqje administratorësh të deleguar në Europë, për shkak të krizës dhe recensionit. Në brezat e mëparshëm fëmijët bëheshin para dhe suksesi profesional vinte më vonë. Sot këto dy karakteristika përkojnë me njëra-tjetrën: fëmijët dhe suksesi vijnë bashkë, duke ushtruar një presion shpeshherë të papërballueshëm. “Zgjodha fëmijët dhe lashë mënjanë karrierën”, thotë ish-deputeti Louise Mensch. “Nëse futem në krizë do të bëj pushime me familjen të dielave”, pohon Marissa Meyer. “Do të rezervoj një natë romantike me gruan time dhe çdo fundjavë do ta kaloj me fëmijët”, sugjeron si zgjidhje David Cameron.
Sipas një raporti anglez çrregullimet psikologjike si vetmia, depresioni dhe nervozizmi janë më të shpeshtët në moshën nga 34 deri në 45 vjeç. Kjo është edhe periudha që familjet mund të prishen më lehtë: në Britaninë e Madhe, numri më i ndarjeve ndodh brenda tre vjetëve të lindjes së fëmijëve. Jo më kot sondazhi kombëtar mbi lumturinë i kryer nga qeveria britanike tregoi se kënaqësia personale arrihet nga mosha 20 deri në 25 vjeç, pastaj bie rreth të 30-ve dhe 45-ve, për t’u rritur sërish pas të 50-ve. “Kriza e moshës së mesme” ekziston akoma, por nuk prek më atë që konsiderohej mosha e mesme, por 35-vjeçarët e në vazhdim. Me pak fjalë rolet janë kthyer.
Sipas sociologëve 55-vjeçarët janë “45-vjeçarët e rinj”: nuk kanë më ankth në punë, kanë fëmijë të rritur dhe ndiejnë nevojën për të shijuar jetën. Doktor Frank Lipman i quan “Spent generation”: “Lodhja nga e cila vuajnë ka arritur nivele epidemike”, shton ai. “Për ta kapërcyer me sukses këtë fazë të jetës duhet të flini më shumë, të bëni një pushim 15 minutësh në drekë, ose një shëtitje në ajër të pastër. Provoni jogën, meditimin, çfarë dolloj gjëje që ju bën të ndiheni mirë”, përfundon doktori.
government,politics news,politics news,politics
Alzheimeri nxitet duke ngrënë “mbeturina”
Ashtu si edhe për diabetin, insulina mund të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes
E përjavshmja “New Scientist” së fundmi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë artikullit të titulluar: “Ushqim për trurin. Ajo që hani mund t’ju vrasë trurin”. Ky artikull i gjatë nxjerr në pah përfundimet e kërkimeve të viteve të fundit që kanë treguar një lidhje mes diabetit të tipit 2 dhe Alzheimerit, sëmundje të cilat kanë të përbashkët rezistencën ndaj insulinës si armikun numër një. Lidhja mes dy sëmundjeve është kaq e fortë saqë ka nga ata që përcaktojnë Alzheimerin si “diabeti i tipit 3”, që godet trurin.
Faktori nxitës është dieta e pasur me yndyra dhe sheqerna, që duke u konsumuar për një kohë të gjatë zhvillon fenomenin e rezistencës ndaj insulinës, gjë që ka efekte jo vetën në tru por kontribuon edhe në formimin e atyre pllakave amiloide që janë përgjegjëse për dëmtimin e disa funksioneve cerebrale si kujtesa dhe orientimi, tipike të sëmundjes së Alzheimerit.
Insulina është një hormon, që kryen një sërë funksionesh: jo vetëm që rregullon nivelin e sheqerit në gjak, por ndihmon edhe neuronet të përdorin glukozën, si burim energjie dhe ndikon në elasticitetin e tyre, duke u lejuar atyre të formojnë lidhje të reja. “Insulina është e rëndësishme, sepse bën të mundur mbijetesën e qelizave”, thekson një studiuese. “Kur shfaqet sëmundja e Alzheimerit, peptidi amiloid shkakton vdekjen e qelizave, ndërkohë që insulina e pengon atë. Kur në sëmundjen e diabetit ka rezistencë ndaj insulinës, qelizat preken më pak dhe efekti mbrojtës kundër mekanizmave të vendosura nga Alzheimeri humbet”.
Studiuesja ka qenë një ndër autoret e një studimi të rëndësishëm të publikuar në revistën “Aging Cell”, ku së bashku me kolegët e saj ka treguar se ngjashmëria e insulinës, në një sistem “in vitro”, i bën të kthyeshme efektet e proteinës A-beta mbi qelizat cerebrale (pllakat e famshme). “Insulina shkakton një sërë reaksionesh biokimike, që anulojnë efektin degradues të A-betas dhe neuronet e dëmtuara janë në gjendje të rivendosin funksionet e tyre”.
Për të gjetur një kurë efektive për Alzheimerin do të nevojitet shumë kohë, megjithatë ne mund të flasin për parandalim ose ngadalësimin e sëmundjes. “Një dietë e pasur me vitamina dhe antioksidantë natyralë që gjenden te frutat dhe zarzavatet është mbrojtëse”, siguron ekspertja. “Edhe acidet yndyrore Omega-3, që ngadalësojnë formimin e radikaleve të lira, janë aleatë. Studimet kanë treguar se antioksidantët janë të rëndësishëm për të ngadalësuar sëmundjen e Alzheimerit. Përveç të tjerash bëhet fjalë për një pleqëri, që rrallëherë shfaqet para moshës 60-vjeçare. Kështu gjithçka që ngadalëson plakjen e qelizave, ngadalëson edhe Alzheimerin”, shton ajo.
Që dieta dhe një mënyrë e shëndetshme e jetesës kanë efekt mbrojtës, këtë e tregojnë studimet e kryera te 100-vjeçarët që nuk shfaqin shenja demece. “Këta persona konsumojnë shumë fruta dhe zarzavate të mbjella në kopshtin e shtëpisë, i shoqërojnë me vaj ulliri të shtypur vetë dhe kështu bëjnë një jetë të shëndetshme gjatë gjithë rrugëtimit. Duke vepruar në këtë mënyrë kanë edhe një plakje të shëndetshme”.
Artikulli i “New Scientist” shfaq një karakter pak dramatik kur, duke folur për epideminë e obezitetit në SHBA, që është përkufizuar si epidemia e diabetit të tipit 2, thekson se epidemia pasardhëse kur diabetikët të plaken, do të jetë ajo e sëmundjes së Alzheimerit, që për momentin ka prekur 36 milionë persona në botë.
Për të gjithë ata që e pëlqejnë shumë ushqimin dhe e kanë të pamundur të heqin dorë prej tij, duke ndryshuar dietën, është një hap i rëndësishëm për sa i përket parandalimit: “Nëse procesi ka nisur mund të ngadalësohet, nëse nuk ka filluar mund ta vonojë shfaqjen”, shton studiuesja. Po aktiviteti fizik? Një studim i publikuar tek “Annals of Internal Medicine” tregonte se aktiviteti i rregullt fizik ulte deri në 40% rrezikun e prekjes nga Alzheimer. “Fizkultura ju ndihmon të reduktoni sasinë e yndyrave dhe sheqernave në trup. Po ashtu përmirëson qarkullimin e gjakut, parandalon sëmundjet kardiovaskulare, që nëse janë të pranishme në trup, mund të shkaktojnë patologji cerebrale. Aktiviteti fizik, mbi të gjitha është oksigjen për trurin”, përfundon ajo.
government,politics news,politics news,politics
Parandaloni zemërimin: merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10
Çdo herë kur zemëroheni, pyetni veten se a ia vlen kjo me të vërtetë për nervat dhe shëndetin tuaj. Frymëmarrja e thellë, dëgjim i muzikës dhe numërimi deri në 10 me të vërtetë e ndalin valën e zemërimit në punë.
Çdo i katërti punonjës në punë është jashtëzakonisht nervoz, ka treguar hulumtimit i Universiteti Yale. Zemërimi zakonisht shkaktohet nga sjellja e eprorëve ose shfaqet për shkak të situatës së përgjithshme në vendin e punës.
Por ndjenjat e tilla negative mund të dëmtojnë shëndetin prandaj është më mirë të kontrollohen menjëherë. Në situatat kur mendoni që do të eksplodoni nga nervoza, për fillim merrni frymë thellë disa herë. Pastaj mund të përsëritni në vete: “Qetësohu”, “Relaksohu”, ose numëroni deri në dhjetë. Kur të qetësoheni pyeteni veten se si do ta zgjidhte situatën dikush që e respektoni dhe menjëherë ndërmerrni hapat e nevojshëm.
Por edhe dëgjimi i muzikës së preferuar menjëherë do t’ua përmirësojë disponimin, sado që të jeni të zemëruar. Pastaj mund të mbyllni sytë dhe t’i relaksoni muskujt. Po ashtu, kur të shkoni në shtëpi, bëni dush menjëherë ose përgatisni banjë aromatike.
Disa situata që ju zemërojnë nuk mund t’i zgjidhni vetë kurrsesi, prandaj më së miri është të pajtoheni sa më parë.
Ushtroni, flini të paktën shtatë orë, shmangni veset e këqija dhe do të jeni më të gatshëm fizikisht për t’u përballur me zemërimin.
government,politics news,politics news,politics