Gazeta Jone | Gazeta e Secilit

Tërmet në Itali, 3 të vdekur
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm veriun e Italisë. Raportohet për të paktën 3 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave të institucioneve sizmologjike italiane, tërmeti ka pasur magnitudë 5.9 deri 6 të shkallës riter.

Viktimat janë në zonën e Emilia Romanias, në provincën e Ferraras dhe janë shkaktuar nga rrëzimi i një fabrike çimentoje dhe një ure të vjetër. Mendohet se mund të ketë viktima të tjera. Lëkundjet kanë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Sipas të dhënave lëkundjet e tërmetit kanë qenë në një thellësi prej 5 kilometrash.

Në zonën e Modenas ka pasur rreth 50 të plagosur lehtë, të cilëve u është dhënë ndihma e parë nga ana e karabinierëve. Ndërkohë që njerëzit kanë dalë nga banesat që gjatë lëkundjeve të para. Disa prej ndërtimeve historike në zonën e Emilia Romanias kanë pësuar dëme serioze.

Chelsea shkruan historinë
Chelsea është triumfuesi i sivjetmë i garës më të madhe evropiane për klube – Ligës së Kampionëve. Rezultati i takimit të zhvilluar në Allianz Arena pas kohës së rregullt dhe pas vazhdimeve ishte 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive më e saktë rezultoi skuadra e Chelseat.

Një Bayern i jashtëzakonshëm u shfaq në fraksionin e parë të lojës me një dominim total dhe administrim të ndeshjes, e cila u zhvillua në pjesëfushën që u takonte lojtarëve me fanellat e kaltra.

Të panumërta ishin rastet e bavarezëve në 45 minutat e para të takimit, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre. Rastin e parë të vërtetë e pati Arjen Robben, i cili depërtoi në zonë për të goditur, mirëpo aty ishte Petr Cech për ta ndalur.

Pasuan goditjet nga Schweini dhe Kroos, dhe një seri tastesh të humbura nga Ribery, Mueller, Robben e Gomez. Ndërkohë, që e pathyeshme u tregua mbrojtja e ekipit anglez.

Rastet e vetme të Chelseat në këtë gjysmëlojë ishin një gjuajtje e lirë nga Juan Mata që përfundoi mbi portë dhe një goditje nga Salomon Kalou, të cilën e ndali Neuer.

Edhe gjysma e dytë filloi me një fotografi të ngjashme – me Bayernin që sulmonte dhe Chelsean që priste rastin nga ndonjë kundërsulm. Franck Ribery arriti ta tundë rrjetin, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Blutë vazhduan t’i bëjnë ballë ofensivës agresive të lojtarëve me fanellat e kuqe, të cilët shpërdoruan raste të shumta shënimi.

Ishin momente të shkurtra kur lojtarët e Chelseat dilnin nga gjysma e tyre për të rrezikuar dhe menjëherë kthehej loja e zakonshme – bavarezët sulmonin, të kaltrit mbroheshin.

Dhe më në fund erdhi goli. Ishte minuta e 83-të kur u thye mbrojtja e çeliktë e Chelseat. Thomas Mueller e mposhti me kokë portierin Cech pas një harkimi të Toni Kroos (83’).

Mirëpo, befasia e Bluve këtë edicion nuk mungoi as në finale. Pas një krosimi nga këndi të Juan Matas, rezultatin e barazoi, kush tjetër pos Didier Drogbas (88’).

Duke qenë se nuk u shënuan gola të tjerë, loja shkoi në vazhdime për t’u kërkuar fituesi.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së parë të vazhdimeve, Drogba bëri një gabim fatal duke ndërhyrë nga prapa në Ribery në zonë, dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori Arjen Robben, por i jashtëzakonshmi Petr Cech e ndali goditjen e tij.

Në 15 minutat e fundit të kësaj finaleje dramatike, lojtarët e Bayernit diktuan lojën që e bënë gjatë gjithë sfidës, mirëpo vazhduan me moskonkretizimin e rasteve të tyre. Dhe meqë nuk pati gola, u desh që penaltitë të vendosin fituesin.

Pas ekzekutimit të penaltive, më të suksesshëm u treguan lojtarët me fanellat e kaltra, kështu që Chelsea shpallet fitues i edicionit 2011/2012 në Ligën e Kampionëve.

Ky është titulli i parë në histori të skuadrës londinezë në Ligën e Kampionëve.

Bajerni kundër Çelsit…, për finalen që nuk pritej!
Përgatiti: Admir Gremi

Bavarezët dhe londinezët do të diskutojnë titullin europian për klube, pasi eliminuan favoritët Real Madrid dhe Barcelona. Gjermanët shpresojnë te faktori fushë në finalen e Mynihut

Kur shorti për fazat e vonshme të Ligës së Kampionëve krijoi mundësinë për Barcelonën dhe Realin e Madridit, që të përplaseshin bashkë në finalen e Mynihut, shumë pak njerëz do të vendosnin baste për Bajernin e Mynihut dhe Çelsin. Perspektiva për një “El Clasico” ëndrrash, mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll në Mynih, u duk më se e parashikueshme, për të mos thënë e paevitueshme.

Por, fitorja me anë të penalltive e klubit gjerman ndaj Realit dhe veprimi heroik në prapavijë i Çelsit ndaj Barcelonës prodhuan një shfaqje intriguese dhe të paparashikueshme në finalen e këtij kompeticioni. Ëndrrat e Bajernit për të ngritur trofeun në shtëpinë e tyre ka qenë në krye të axhendës së tyre, që prej fillimit të sezonit.

Edhe pse manjati rus i Çelsit, Roman Abramoviç, i ka vënë syrin këtij trofeu që kur bleu klubin në 2003-shin, ai e dinte se kishte shumë pak shanse këtë sezon, pasi fushata e tyre ishte tepër e dobët nën drejtimin e Vilas Boasit. Por, pas shkarkimit të tij në mars dhe zëvendësimit nga trajneri i përkohshëm, Roberto di Mateo, sezoni i Çelsit u gjallërua, teksa “blutë” e shohin veten shumë pranë shpalljes kampion Europe, për herë të parë në histori.

Renditja më e ulët – Gjithsesi, ata nuk arritën të rikuperonin mjaftueshëm formën e tyre në kampionat, teksa synimi ishte për 4 vendet e para, por ata përfunduan në vendin e 6-të, pozicionimi më i ulët i tyre në dekadën e fundit, gjë që nënkupton se nëse ata nuk fitojnë sot, atëherë vitin tjetër nuk do të marrin pjesë në Champions.

Kjo është edhe njëra nga arsyet se pse e ardhmja e Di Mateos është ende në dyshim, edhe pse ai u shpreh kështu në konferencën për shtyp para finales: “Nuk mendoj për veten time. Çështja për t’u zgjidhur është fakti që kemi një shans për të sjellë titullin europian në shtëpi, për herë të parë në historinë e klubit, ndaj dhe kjo ka më shumë rëndësi.

Do të futemi në fushë me kualitetin dhe eksperiencën e duhur për ta fituar atë. Personalisht jam i motivuar për të bërë diçka të jashtëzakonshme për këtë klub. Ky do të jetë një shans i vetëm, pa një mundësi të dytë, kështu që duke ditur problemet me dëmtimet dhe pezullimet, kjo më shkakton një dhimbje të fortë koke”.

Çelsi do të jetë pa kapitenin e pezulluar, Xhon Terri, mbrojtësin serb, Branislav Ivanoviç, dhe mesfushorët, Ramires e Raul Meireles. Mbrojtësit, Geri Kahill dhe David Luiz, mund të jenë të gatshëm pas dëmtimeve, por mesfushori, Florent Maluda, është ende në dyshim.

Bajerni ka avantazhin e stadiumit të tij, por vjen në këtë ndeshje pas humbjes 5-2 ndaj Dortmundit në finalen e Kupës së Gjermanisë, teksa ka gjithashtu 3 lojtarë të pezulluar: mbrojtësin, Holger Badshtyber, dhe mesfushorët, David Alaba dhe Luiz Gustavo. Vetëm dy ekipe kanë ngritur trofeun e Kupës së Europës në shtëpi: Reali i Madridit në 1957 dhe Interi në 1965, teksa ekipi i fundit që ka luajtur finalen në shtëpinë e tij ka qenë Roma më 1984, por humbi me penallti ndaj Liverpulit.

Përparim i vazhdueshëm – Nëse rikthehemi në verën e vitit të kaluar, drejtuesit e klubit gjerman u frikësuan për faktin nëse do të arrinin deri në finalen e “Allianz Arena”-s, kur shorti i fazës me grupe i vendosi ata në “grupin e vdekjes” (siç e quajti Karl-Hajnc Rumenige), bashkë me Mançester Sitin, Vilarealin dhe Napolin.

Shumë pak mund të kishin menduar se do të ishin Bajerni dhe Napoli, ekipet që do të avanconin më tej, por bavarezët janë përmirësuar vazhdimisht nën drejtimin e Jup Hejnkesit, fitues i Championsit me Realin e Madridit në 1998, i cili po kalon periudhën e 3-të te gjermanët.

Avancimi nga faza me grupe u duk më i lehtë nga sa ishte menduar, por dëmtimi i Bastian Shvajnshtajger dhe humbja e formës së anësorit, Arjen Roben, ngritën dyshime pas pushimeve dimërore, teksa kampionët e Dortmundit u rikthyen sërish në krye të Bundesligës, duke e lënë Bajernin në vendin e dytë. Megjithatë, problemet në kampionat nuk ndikuan në Ligën e Kampionëve, teksa bavarezët mposhtën 7-1 Bazelin, me rezultat të përgjithshëm, përpara çerekfinaleve.

Më pas, dy fitore nga 2-0 ndaj Marsejës, i siguruan atyre një vend në gjysmëfinale ndaj 9 herë kampionëve të Europës, Real Madrid. “Kemi eliminuar kampionët e Spanjës dhe kampionët e Anglisë”, tha drejtori sportiv i Bajernit, Kristian Nerlinger këtë javë. “Kemi dominuar në këtë kompeticion, ndaj dhe kjo finale errëson gjithçka tjetër”, tha ai, ndërkohë që Bajerni ëndërron për titullin e 5-të europian, në një natë të lavdishme në shtëpinë e tyre.

Greqi, shpërndahet parlamenti, shpallen zgjedhjet 17 Qershor
Doli sot në ora 9:00 në mëngjes dekreti presidencial që shpërndan parlamentin e zgjedhur në votimet e 6 Majit dhe shpall zgjedhjet e reja, më 17 qershor 2012.

Që sot fillon zyrtarisht fushata elektorale e partive politike greke. Kjo do të jetë një fushatë e ethshme. Partitë e njohura si forca “antimemorandum”, të cilët premtojnë qëndrim në euro, njëherësh do të rreken të bindin qytetarët se është shansi i tyre historik për t’iu thënë “jo” përfundimisht masave të ashpra të kursimit, ndërsa partitë DRe dhe PASOK vazhdojnë të këmbëngulin se ky lloj votimi është fatal për vendin, i cili do të gjendet jashtë euros dhe i shkatërruar.

Shpresa e vetme është që 17 në qershor pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë për të bërë një diferencë të qartë dhe që zgjedhësit të vendosin për kë do të votojnë pasi të kenë kuptuar të vërtetën e hidhur, se qëndrimi në euro dhe politika e kursimeve, janë dy anët e së njëjtës medalje.

Çdo ditë ka raporte se evropianët po marrin në konsideratë skenare të mundshme për dalje të Greqisë nga eurozona. Në këtë kontekst mediat shkruajnë se është përzgjedhur kompania britanike “De la Rue”, e cila në bashkëpunim me kompanitë vendase do të shtypë kartmonedhën greke, dhrahminë, ndaj sytë dhe vëmendja janë kthyer drejt Greqisë dhe rezultatit të zgjedhjeve, që do të dalë mbrëmjen e 17 qershorit.

Një sondazh i ri i kryer nga kompania RASH dhe i publikuar sot në gazetën Metro, nxjerr sërish në vend të parë koalicionin e së majtës radikale SYRIZA me një diferencë prej 1.5% me Demokracinë e re.

Kështu SYRIZA ka marrë 21.7%, e ndjekur nga Demokracia e Re me 20.2% dhe 11.7% me PASOK.

Në sondazh, duket një rënie e partisë Grekët e pavarur në 7.35%, Partia Komuniste me 5.55% dhe Agim i Artë me 3.7% sërish bëhet forcë parlamentare.

SYRIZA 21.7%

DRe 20.2%

PASOK 11.7%

Grekët e Pavarur 7.3%

Partia Komuniste KKE 5.5%

E majta Demokratike DIMAR 6.2%

Agimi i Artë 3.7%

Aleanca Demokratike 2.5%

Të tjera 4%

Një feminitet i domosdoshëm
Opinion nga Besnik RAMA

Në kushtet e sotme, kur nga aktorët e politikës nuk përcillet e pritet asgjë e re, duhet të mendojmë mirë për zgjedhjen më pak të dëmshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për ardhmërinë e tyre. Ashtu siç jam shprehur edhe në opinionet e fundit të botuara nëpër media, mendimi im është që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli, sovrani. Kjo do të ndihmonte demokracinë e vendit tonë dhe do të krijonte një klimë të përshtatshmë vendimmarrëse të popullit tonë. Gjithsesi, të dy ekipet e mëdha të politikës shqiptare e kanë largmendsh në planet e tyre një qasje të tillë. E në këto kushte përsëri duhet menduar se çka na dëmton më pak dhe cila është më e mira e mundshme për popullin tonë, pra cili kostum i rri përshtat më mirë atij.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës së sotme, mund të zgjidhet fare mirë me shumicë të thjeshtë, 71 vota. Vota të cilat mazhoranca aktuale i disponon.

Në këtë situatë të pakëndshme, kur kryepankinës PD-iste i është mbushur mendja se lojtarët e saj nuk duhet të tolerojnë aspak dhe se presidenti duhet të vijë nga radhët e tyre, duhet të mendojmë sërish që së paku të minimizojmë gjëmën, e cila ka gjasa kështu të ndodhë, kështu të zhvillohet, pra që presidenti të dalë nga gjiri i mazhorancës qeverisëse.

Për të ndihmuar pasjen e një drejtimi të presidencës në mënyrë të përgjegjshme, duhet të ndërrojmë kostumin mashkullor të deritanishëm me një kostum në stil tjetër, të ”mbathur” nga një femër. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm në uljen e tensioneve politike, arritjet e marrëveshjeve të rëndësishme mes pozitës dhe opozitës dhe paraqitjen e shtetit tonë sa më mirë karshi ndërkombëtarëve.

Në mjedisin e ashpër dhe konfliktual të politikës shqiptare nevojitet një kandidaturë femër, por nga radhët e politikës në mënyrë që të dijë të përballojë tensionin dhe brutalitetin e shpeshtë të politikbërjes shqiptare. Kështu, përderisa mazhoranca mendon se presidenti është i tyre dhe do të vijë nga radhët e saj, së paku të na japi një femër për presidente, e ingranuar më parë në politikë dhe që ka konsensus dhe mbështetje të gjerë popullore. Kjo do të zhvillonte demokracinë deri diku dhe do të ulte tensionet mjaft në vendin tonë.

Autori është botues dhe kryeredaktor i Nacional Albania

Abetarja, Ivanoviç: Frymë e ‘Shqipërisë së Madhe’
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka thënë se promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është mesazh i qartë se fryma për “Shqipëri të Madhe” nuk është tejkaluar.

“Kjo ide, e cila, të paktën në mënyrë deklarative është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, ka thënë Ivanoviç për mediat serbe.

Ai ka thënë se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por, sipas tij, promovimi i abetares zbulon edhe prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar”.

Promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës u bë të enjetën në qytetin e Prizrenit, në prani të dy kryeministrave, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi. Abetarja e përbashkët do të nisë të përdoret me fillimin e vitit të ri shkollor.

Samiti i Çikagos, Haxhinasto udhëton në SHBA
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Samitin e vendeve anëtare të NATO-s, në nivel të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, që do të zhvillohet në Çikago, më datat 20 dhe 21 maj 2012.

Angazhimin Aleancës në Afganistan në kuadër të ISAF-it, “Paketën e Mbrojtjes” dhe Partneritetet, janë çështjet në të cilat do të fokusohen liderët pjesëmarrës.

“Ky është një ndër samitet më të mëdha në historinë e Aleancës, duke qenë se së bashku me aleatët, organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere të ftuara, numri i vendeve pjesëmarrëse arrin në 60. Përveç të tjerash, organizimi i këtij Samiti në SHBA-të, është një mënyrë për të përcjellë mesazhin simbolik të rëndësisë që ka lidhja trans-atlantike e SHBA-ve me Evropën, dhe veçanërisht me NATO-n.”- thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gjatë punimeve të këtij samiti është parashikuar edhe një takim i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, me katër vendet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO (Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Maqedonia).

BEDËR, mbahet konferenca “Të drejtat e njeriut në shekullin 21”
Sot, me 18 maj nisi punimet konferenca ndërkombëtare me temë “Të Drejtat e Njeriut Në Shekullin e 21”, organizuar nga Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë BEDËR në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Hapja e konferencës u përshëndet nga zv.rektori i Universitetit BEDËR, prof.dr. Ahmet Ecirli (Exhirli). Pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen,z. Ecirli shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është një mundësi për juristët e rinj nga vende të ndryshme që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme. Ai tha se çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut kërkojnë një angazhim të të gjithë faktorëve dhe Universiteti Hëna e Plotë BEDËR ka kënaqësinë të jetë promotor në këtë drejtim.

Në emër të Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, përshëndeti prof. dr. Ahmet Shegani, i cili e vlerësoi organizimin si një sipërmarrje serioze dhe me interes të gjerë, pasi sipas tij kjo konferencë ka të bëjë me një pjesë të rëndësishme të jetës së njeriut.

Ndërsa Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja vlerësoi punën dhe nismën e organizatorëve të këtij aktiviteti. Ai theksoi se çështjet e të drejtave të njeriut përbëjnë një çështje shumë të diskutuar në shekuj, por që po merr një rëndësi të madhe në shekullin e 21.

Pas tij e mori fjalën Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Wollfarth. Kreu i OSBE-së Wollfarth përgëzoi organizatorët për temën shumë të rëndësishme që konferenca trajton.

Në vazhdim ai theksoi se për t’i gëzuar të drejtat tona të brendshme të njeriut, ne duhet të përfitojmë nga liritë themelore. “Në kontekstin e një kuadri ligjor demokratik, duhet të jemi të lirë nga ndërhyrjet e shtetit, por të lirë edhe nga ndërhyrjet e atyre që mund të  mos kenë të njëjtat pikëpamje apo besime me ne. Aty ku këto liri janë hequr, aty ku njeriu nuk mund të mendojë, të shkruajë apo të veprojë lirisht, ndërkohë që respekton të drejtat e të tjerëve, dinjiteti njerëzor është në rrezik dhe, në fund, një mungesë e tillë lirie rrezikon e madje i jep fund paqes”, tha Wollfarth.

Në vijim z. Wollfarth iu drejtua studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë me këto fjalë: “Jeni ju, brezi i ri i juristëve, që do t’i japin formë atyre ligjeve në të ardhmen, që do të ndihmoni për t’i mbrojtur edhe më mirë të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve. Jeni ju që do të shqyrtoni çështjet dhe do të hartoni vendimet për ato palë të gjykatave tuaja. Jeni ju që do të garantoni se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë. Integriteti juaj në ushtrimin e profesionit tuaj si juristë do të ndihmojë për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të këtij vendi, këtij rajoni, të Evropës dhe gjithë globit”.

Në dy ditët e zhvillimit të saj konferenca do të përfshijë në diskutim studiues të rinj nga 12 vende nga 17 universitete të kontinentit dhe rreth 60 studentë të masterit, të cilët pritet të trajtojnë çështje që lidhen me të drejtat e njeriut dhe problematikat që e shoqërojnë këtë fushë. Ndër fushat që do të preken më së shumti nga referuesit janë ato të të drejtës në Bashkimin Evropian, të drejtat e njeriut dhe realiteti në Ballkan, të drejtat e njeriut dhe demokracia, të drejtat e njeriut dhe media, etj.

Nis punimet samiti dy ditor i G8-së
Nis sot punimet samiti dy ditor i G8 në Kemp Dejvid. Diskutimet për krizën në Eurozonë pritet të dominojë samitin. Presidenti amerikan Barak Obama ka nxitur krerët europianë që të bëjnë më shumë për të stimuluar rritjen ekonomike, e cila rrezikon të infektojë ekonominë amerikane.

Nga e cila varet dhe rizgjedhja e Obamës si president i Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor.

Samiti i G8-ës mbahet në një moment kur Greqia është e zhytur në një krizë të vërtetë financiare, ndërsa agjencitë raportojnë se grekët po tërheqin kursimet e tyre nga bankat vendase nga frika se Greqia mund të dalë nga Eurozona.

Në samit marrin pjes drejtues të lartë shtetesh, si kryeministri rus Dimitri Medvedev, presidenti francez Hollande, kryeministri italain Mario Monti, kryeministri britanik Kameron si dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Tevez refuzon t’i kërkojë falje Fergusonit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje Sir Alex Fergusonit, për pankartën që ka mbajtur me shkrimin “RIP Fergie” gjatë paradës për nder të triumfit të Cityt në Premier League.

Skuadra e Cityt i ka kërkuar falje trajnerit të Manchester Unitedit, Ferguson, për këtë incident. Por, njëjtë nuk ka vepruar edhe Tevez.

“Duket sikur Fergusoni është presidenti i Anglisë. Kur ai flet keq për ndonjë lojtar, askush nuk thotë se duhet të kërkojë falje. Por, kur dikush bën shaka me të, duhet të kërkojë falje. Unë nuk do të kërkoj falje”, ka thënë Tevez.

Duke akuzuar trajnerin e Unitedit se ka thënë “më të këqijat për mua” në të kaluarën, Tevez ka shtuar: “Nuk ka asnjë lidhje mes meje dhe Fergusonit”.

Komentet Tevezi i bëri pas rikthimit të tij në Argjentinë, ndërsa u postuan në uebfaqen “www.ole.com.ar”. Këto komente janë në kundërshtim me ato që ka thënë Tevezi ditë më parë.

“Unë u kaplova nga emocionet dhe nuk kam dashur të tregoj mungesë respekti për Sir Alex Fergusonin, të cilin e admiroj si njeri dhe si trajner”, kishte thënë Tevezi.

Panoja, argjentinasit iu dha nga një tifoz gjatë paradës të hënën në Manchester. Ajo u bë për t’iu kundërpërgjigjur komenteve të Fergusonit në vitin 2009, kur ishte pyetur nëse Unitedi do të jetë ndonjë autsajder i Cityt.

“Kurrë në jetën time”, kishte thënë Ferguson.

City kërkoi falje për incidentin duke e përshkruar atë pankartë si “material të pahijshëm” dhe duke thënë se Tevezi ka bërë një gabim të madh që ka kapur atë pankartë.

Shefi ekzekutiv i Unitedit, David Gill, kishte përshëndetur rivalin lokal për kërkimfaljen e bërë.

“Ishte çmenduri dhe e pahijshme, por City ka reaguar në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë duke kërkuar falje”, ka thënë Gill.

Tevez me Unitedin kishte fituar dy tituj të Anglisë dhe një herë Ligën e Kampionëve, para se të transferohej te City.

Këtë stinor Tevez pati probleme edhe me trajnerin e Cityt, Roberto Mancini, dhe me kryesinë e klubit dhe nuk ishte paraqitur në klub për gjashtë muaj. Marrëdhëniet ishin acaruar kur në shtator të vitit të kaluar Tevez refuzoi të futej në lojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Muenchenit.

Mancini ndonëse kishte thënë se Tevezi kurrë më nuk do të luajë për Cityn, prapë ndërroi mendje.

Ai impresionoi në rikthimin e tij duke shënuar katër gola në dhjetë ndeshje.

“Nuk është e vështirë të menaxhohet Tevezi. Ai është djalosh i mirë dhe gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk e di se si ishte ajo situatë në shtator, por fundi i fundit, ai është djalosh i mirë dhe një lojtar fantastik”, ka thënë Mancini, ditë më parë.